3.6 miliardë pasuri/ Aktori shqiptar fejohet me vajzën e regjisorit Spielberg

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Aktori shqiptar në Hollywood, Genc LeGrande dhe vajza e producentit të njohur Steven Spielberg, Destyr, kanë zyrtarizuar fejesën e tyre.

Genc LeGrand është një aktor shqiptar nga Los Angeles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka lindur më 4 janar 1997 dhe pasuria e tij vlerësohet 100 mijë dollar.

Edhe pse është aktor, ai është i njohur më shumë për marrëdhëniet e tij me vajzën e vogël të kineastit legjendar Steven Spielberg.

Lajmin për fejesën e tyre e kanë bërë publikë vetë Genci dhe Destyr në llogaritë e tyre përkatëse në instagram.

Sa i përket Destry edhe ajo është aktore. 23-vjeçarja është vajza më e vogël e kineastit Spielberg dhe fëmija i shtatë.

Mbi foton e publikuar në instagram, ajo ka shkruar:

“Shumë e emocionuar, jam e fejuar. Jam shumë e lumtur për të marrë këtë hap në jetë me shokun tim më të mirë. Kjo është dita më e bukur e jetës time. Të dua shumë Genc LeGrande”.

Steven Spielberg është një ndër producentët më të njohur në SHBA dhe cilësohet si një nga pionerët, themeluesit, e epokës së re të Hollywood.

Pasuria e tij llogaritet në rreth 3.6 miliardë dollar sipas raportit të publikuar nga prestigjiozja “Forbes” në vitin 2020.

73 vjeçari ka edhe një yll në “Walk of Fame”, Hollywood.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.