Kuçova, një thesar që pret të (ri) zbulohet

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një reflektim për qytetin e naftës, të rinjtë që largohen dhe të ardhmen që mund të ndërtohet.

Nga Ariana Koxhaj

“Një qytet nuk ka nevojë të shpëtohet nga mëshira. Ka nevojë që dikush t’ia njohë vlerën dhe t’i krijojë kushtet për t’u zhvilluar.”

Kam lindur në Kuçovë. Në një qytet të vogël, të bukur, të shtrirë rrëzë kodrave, me një bulevard të gjerë, të zbukuruar me palma, që gjithmonë më ka kujtuar bulevardet e qyteteve të largëta që shihnim nëpër filma.

Por bukuria e Kuçovës nuk qëndronte vetëm te pamja e saj. Kuçova ishte një qytet që jetonte, punonte dhe zhvillohej. Ishte qyteti i naftës, i uzinave, i fabrikave, i inxhinierëve, i teknikëve, i specialistëve dhe i punëtorëve. Kishte shkolla profesionale që përgatisnin të rinj për industrinë. Kishte laboratorë, ndërmarrje dhe një jetë të organizuar rreth punës.

Pranë qytetit ndodhej aeroporti ushtarak, ku shërbenin pilotë dhe specialistë të aviacionit. Mbaj mend se si në Kuçovë vinin njerëz nga Tirana dhe nga qytete të tjera të Shqipërisë: inxhinierë, pilotë, teknikë, familje të tëra që vendoseshin aty për të jetuar dhe punuar.

Dikur njerëzit vinin në Kuçovë për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Sot, shumë prej tyre largohen për ta kërkuar atë diku tjetër. Dhe pikërisht kjo më dhemb.

Jo sepse dua të kthej kohën pas. Jo sepse më mungon sistemi i dikurshëm, por sepse shoh një qytet që ka ende shumë për të dhënë dhe që nuk po arrin ta shfrytëzojë potencialin e vet.

Shpesh flasim për shpopullimin e Shqipërisë, për fshatrat e braktisura, për të rinjtë që largohen drejt Tiranës apo jashtë vendit. Por ky nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Ndodh edhe në Itali, në Greqi dhe në shumë vende të Evropës. Të rinjtë duan të studiojnë, të njohin botën, të provojnë mundësi të reja, të ndërtojnë një jetë ndryshe nga ajo e prindërve të tyre. Dhe është e drejta e tyre.

Nuk mund t’i kërkosh një të riu të qëndrojë në qytetin ku ka lindur, nëse aty nuk sheh asnjë perspektivë. Por a do të thotë kjo se qytetet e vogla nuk kanë më të ardhme? Unë besoj se jo.

Në vitin 1995 kam jetuar dhe punuar për gjashtë muaj në ishullin grek të Tinosit. Është një ishull relativisht i vogël, i njohur për kishën e famshme të Panagias, ku çdo vit shkojnë mijëra pelegrinë. Por në këtë ishull, në një fshat të vogël të quajtur Pyrgos, ekziston edhe një shkollë e lartë e specializuar në artin e mermerit.

Pse pikërisht aty? Sepse ajo zonë ka një traditë të hershme në përpunimin e mermerit. Dhe kjo trashëgimi është kthyer në një mundësi arsimimi dhe zhvillimi. Një fshat i vogël mund të bëhet vendi ku të rinjtë shkojnë për të mësuar, për të krijuar dhe për të ndërtuar një profesion.

Dhe sa herë mendoj për këtë shembull, më vjen ndër mend Kuçova. Përse Kuçova, qyteti i naftës, të mos bëhet një qendër universitare e inxhinierisë, energjisë dhe teknologjisë? Përse të mos ringrihen shkollat profesionale me programe bashkëkohore? Përse të mos krijohen laboratorë të rinj, qendra kërkimore, bashkëpunime me Universitetin Politeknik të Tiranës apo me universitete të huaja?

Kuçova mund të zhvillojë formimin në inxhinierinë mekanike, teknologjitë industriale, gjeologji, energji të rinovueshme dhe mbrojtje të mjedisit. Jo për të përsëritur industrinë e dikurshme, por për ta shndërruar përvojën e saj në një bazë për të ardhmen.

Imagjinoni një kampus të vogël universitar, me laboratorë modernë, me bibliotekë, me konvikte të bukura dhe funksionale, ku studentët të kenë të gjitha kushtet për të studiuar. Imagjinoni të rinj nga Tirana, Berati, Fieri, Vlora apo qytete të tjera që vijnë në Kuçovë për të studiuar.

Do të kishte nevojë për banesa, për kafene, për restorante, për librari, për shërbime, për aktivitete kulturore. Do të krijoheshin mundësi për biznese të vogla dhe vende të reja pune. Një shkollë nuk sjell vetëm studentë. Ajo sjell jetë.

Dhe nuk duhet harruar se Kuçova ka edhe bazën ajrore, e cila sot ka marrë një rol të ri në kuadër të NATO-s. Edhe kjo është pjesë e identitetit dhe e mundësive të qytetit, që mund të shqyrtohen për bashkëpunime të ardhshme në formim teknik dhe teknologji.

Natyrisht, nuk pretendoj se një projekt i tillë mund të realizohet lehtë. Duhen investime, studime, pedagogë të kualifikuar, bashkëpunim institucional dhe mbi të gjitha një vizion afatgjatë. Duhen edhe njerëz që e duan vërtet zhvillimin e qytetit, që i përdorin fondet publike me përgjegjësi dhe transparencë, që nuk e shohin pushtetin thjesht si një mundësi për përfitime personale.

Sepse zhvillimi nuk është vetëm të shtrosh rrugë, të lyesh fasada apo të ndërtosh një shesh. Zhvillim do të thotë t’u krijosh njerëzve mundësi për të jetuar, punuar dhe ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre.

Ndoshta një universitet është një projekt i madh. Ndoshta nuk realizohet nesër. Por mund të fillohet me një shkollë profesionale moderne, me disa programe të specializuara, me një laborator, me një partneritet universitar. Çdo projekt i madh fillon me një ide, me një njeri që e beson dhe me të tjerë që vendosin ta mbështesin.

Dhe unë besoj se Kuçova ka ende potencial. Ndonjëherë më duket sikur ky qytet fsheh një thesar të madh, një thesar prej ari, që gjendet aty prej kohësh, por askush nuk merr mundimin ta zbulojë. Të gjithë kalojnë pranë tij, shohin sipërfaqen, flasin për atë që mungon, por rrallë pyesin se çfarë pasurie mund të fshihet poshtë saj.

Dhe ka një tjetër krahasim që më vjen ndër mend. Kuçova më duket si një fëmijë i zgjuar, i talentuar, plot aftësi dhe mundësi, por që është lënë pas dore. Një fëmijë që mund të bëhej shumë, nëse dikush do ta ndihmonte të mësonte, të rritej, të zhvillonte talentet e veta.

Por askush nuk i krijon kushtet. Askush nuk investon tek ai. Dhe dalëngadalë fillojnë ta shohin si një fëmijë që nuk premton asgjë. Por a është vërtet kështu? A është faji i atij fëmije që nuk iu dha mundësia të zhvillohej? Kështu e shoh edhe Kuçovën.

Nuk dua të flas vetëm për atë që kemi humbur. Dua të flas për atë që ende mund të ndërtojmë. Nuk dua që Kuçova të mbetet vetëm qyteti i kujtimeve të prindërve tanë, i uzinave të dikurshme dhe i historive që u tregojmë fëmijëve. Dua që ajo të ketë edhe histori të reja për të treguar.

Dua që një ditë një i ri nga Tirana të mund të thotë: “Po shkoj të studioj në Kuçovë.” Dua që një familje të mund të mendojë të vendoset aty, jo nga detyrimi, por sepse sheh mundësi. Dua që të rinjtë e Kuçovës të kenë të drejtën të largohen për të njohur botën, por edhe mundësinë të kthehen për të ndërtuar diçka në qytetin e tyre.

Sepse nuk mjafton t’u kërkojmë njerëzve të mos largohen. Duhet t’u japim arsye për të qëndruar dhe mundësi për t’u kthyer.

Kuçova nuk është një qytet pa të ardhme. Është një qytet, potenciali i të cilit ende nuk është zbuluar plotësisht. Dhe si ai fëmija i talentuar, i lënë pas dore, Kuçova nuk ka nevojë të shpëtohet nga mëshira. Ka nevojë që dikush t’ia njohë vlerën dhe t’i krijojë kushtet për t’u zhvilluar.

Ndoshta ky është vetëm një mendim, një dëshirë e imja. Ndoshta një projekt për një të ardhme të largët. Por pse të mos fillojmë të flasim për të sot? Sepse e ardhmja e një qyteti fillon edhe nga mënyra se si ne arrijmë ta imagjinojmë atë.

Po ju, banorë të Kuçovës, si e shihni të ardhmen e qytetit tonë? Çfarë potenciali mendoni se ka mbetur i pashfrytëzuar?

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.