Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në diasporë në fokus të Samitit IV të Diasporës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Soni Memoci

Paneli VI i Samitit IV të Diasporës kushtuar standardizimit dhe certifikimit të gjuhës shqipe solli në qendër të diskutimit një realitet konkret: zhvillimin e mësimit plotësues të shqipes në disa shtete ku jeton dhe vepron diaspora shqiptare.

Në shumë vende europiane dhe më gjerë, mësimi i gjuhës shqipe zhvillohet kryesisht në formë plotësuese—jashtë sistemit të rregullt arsimor—përmes shkollave të fundjavës, iniciativave komunitare apo angazhimit vullnetar të mësuesve. Ky model, megjithëse i vlefshëm, përballet me sfida të shumta që lidhen me mungesën e standardizimit, materialeve të unifikuara dhe mbështetjes institucionale.

Diskutimet në panel theksuan se mësimi plotësues kërkon një qasje të re dhe më të strukturuar, e cila të garantojë cilësi dhe vazhdimësi në përvetësimin e gjuhës nga brezat e rinj. U nënvizua se, në mungesë të një sistemi të mirëorganizuar, ekziston rreziku real që fëmijët e diasporës të humbasin lidhjen me gjuhën amtare.

Një nga rekomandimet kryesore ishte standardizimi i mësimdhënies së shqipes në këto programe plotësuese, duke krijuar një bazë të përbashkët për të gjitha shtetet ku ofrohet ky lloj mësimi. Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e hartimit të një kurrikule të dedikuar për shqipen si gjuhë e dytë dhe e huaj, e përshtatur me realitetin e nxënësve që rriten në një mjedis shumëgjuhësh.

Një tjetër element thelbësor ishte krijimi i një sistemi certifikimi të njohur ndërkombëtarisht, i cili do t’u jepte mundësi nxënësve të vlerësojnë dhe dëshmojnë njohuritë e tyre në gjuhën shqipe sipas niveleve të standardeve europiane.

Paneli vuri në dukje gjithashtu nevojën urgjente për mbështetje më të madhe ndaj mësuesve të diasporës, të cilët shpesh punojnë në menyre vullnetare. Kjo mbështetje përfshin trajnime profesionale, furnizim me tekste dhe materiale bashkëkohore, si dhe krijimin e platformave digjitale që mundësojnë mësim interaktiv dhe akses të barabartë për nxënësit në vende të ndryshme.

Po aq e rëndësishme është metodika e mësimdhënies. Duke qenë se shumica e mësuesve në diasporë punojnë në mënyrë vullnetare dhe shpesh në kushte të kufizuara, është e domosdoshme të zhvillohen metoda efektive që kombinojnë punën në grup me qasje më të individualizuar. Në veçanti, puna “një me një” (one-to-one) përbën një praktikë shumë të vlefshme për nxënësit që kanë nevoja specifike apo ritme të ndryshme të të nxënit, megjithëse kjo metodë ende nuk është e përhapur gjerësisht në mësimin plotësues.

Një aspekt tjetër thelbësor është informimi dhe përfshirja e prindërve, të cilët luajnë rol kyç në motivimin dhe vazhdimësinë e pjesëmarrjes së fëmijëve në këto programe.

Përmbajtja e programeve shkollore nuk duhet të kufizohet vetëm në mësimin e gjuhës shqipe, por duhet të përfshijë edhe elementë të kulturës kombëtare, si historia shqiptare, letërsia, muzika dhe vallet tradicionale. Kjo e bën procesin mësimor më tërheqës dhe krijon një lidhje më të fortë emocionale të fëmijëve me identitetin e tyre.

Duke qenë se pjesëmarrja në këto shkolla është shpesh një angazhim shtesë—zakonisht disa orë në javë përveç shkollimit të rregullt—është e rëndësishme që mësimi të jetë i këndshëm, motivues dhe interaktiv, në mënyrë që të rrisë interesin dhe dëshirën e fëmijëve për të vazhduar.

Një objektiv afatgjatë mbetet edhe formalizimi i këtij mësimi përmes certifikimit. Nxënësit që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe duhet të kenë mundësinë të pajisen me certifikata të njohura, të cilat reflektojnë nivelin e tyre dhe njihen institucionalisht, idealisht nga Ministria e Arsimit. Kjo kërkon krijimin e një sistemi të mirëorganizuar regjistrimi dhe vlerësimi, i cili sot mund të mbështetet edhe nga mundësitë që ofron digjitalizimi dhe teknologjia.

Në këtë drejtim, u propozua krijimi i një strukture të posaçme, si një Agjenci për Gjuhën Shqipe, e cila do të koordinonte përpjekjet për standardizim, certifikim dhe digjitalizim të mësimit të shqipes në diasporë, përfshirë edhe programet plotësuese.

Në përfundim, paneli theksoi se forcimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë kërkon një angazhim të përbashkët institucional dhe komunitar, me qëllim ruajtjen e identitetit gjuhësor dhe kulturor të brezave të rinj shqiptarë kudo që jetojnë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.