Në Çifti të Kalabrisë, një ditë e paharruar e bashkimit mes Gjuhës dhe Kulturës

E premte, 27 Qershor, 2025

Katundi arbëresh Çifti (Civita) në zemër të Kalabrisë mirëpriti me ngrohtësi dhe krenari nxënësit, mësuesit dhe prindërit e shkollës shqipe nga Zvicra, në një takim që do të mbetet gjatë në kujtesën e të pranishmëve si një ngjarje që mishëronte shpirtin e gjallë të trashëgimisë shqiptare.

Grupi i nxënësve dhe mësuesve të shkollës shqipe në Zvicër takimin e parë e filluan në katundin Çifti të Kalabrisë, aty ku pas kaq shumë vitesh gjuha dhe kultura arbëreshe janë ruajtur me përkushtim dhe dashuri. Atmosferë më se entuziaste nga programi i përbashkët i nxënësve shqiptarë nga Zvicra dhe atyre arbëresh në Çifti/ Civita të Kalabrisë.

Në këtë takim të veçantë mes dy komuniteteve shqiptare – atij arbëresh dhe atij të shkollës shqipe në Zvicër – u ndërtua një urë e fuqishme kulturore dhe emocionale që forcoi identitetin, ndjenjën e përkatësisë dhe dashurinë për gjuhën e të parëve tanë.

Takimi filloi në ambientet e shkollës fillore të Çiftit, ku 25 nxënës arbëreshë dhe bashkëmoshatarët e tyre nga Zvicra, të shoqëruar nga mësuesit, organizuan një program të përbashkët festiv. Programi u hap me intonimin e himneve kombëtare të Italisë dhe Shqipërisë dhe vazhdoi me recitime, këngë dhe valle të mbushura me emocione të thella. Salla ku u mbajt aktiviteti ishte zbukuruar me flamuj kombëtarë, mbishkrime shqip e arbërisht, si dhe vizatime që pasqyronin me krenari rrënjët shqiptare të komunitetit.

Nxënësit performuan këngë e valle me motive shqiptare dhe arbëreshe, ndërsa vargjet për Skënderbeun nga nxënësit Gent Morina dhe kënga e kënduar për Skënderbeun nga nxënëset Tana e Lina Limoni sollën emocione të veçanta. Në fund të programit, vallja arbëreshe dhe ajo e Pavarësisë së Kosovës i dhanë një ngjyrë të veçantë kësaj mbrëmjeje të paharrueshme.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe një shëtitje nëpër qytezën karakteristike të Çiftit, ku fëmijët dhe prindërit e shkollës shqipe, së bashku me mikpritësit arbëreshë, vizituan shtëpitë amorfe, rrugicat tradicionale dhe Muzeun Etnografik. Aty i priti profesori Dimetrio Emanuele, i cili iu dhuroi pjesëmarrësve revistën kulturore “Katundi ynë”, duke forcuar lidhjet mes brezave përmes njohjes dhe kujtesës kulturore.

Meritë të veçantë për këtë organizim kishin përgjegjësja për arsim dhe kulturë Flavia D’Agostino dhe bashkëveprimtarja e saj Rosanna La Cattiva, të cilat me përkushtim bënë gjithçka që mysafirët të ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Veprimtari i palodhur i çështjes arbëreshe Z. Tomasso Ferrari iu dëshirojë një mirëseardhje mësuesve, prindërve dhe nxënësve të shkollës shqipe, duke i përshëndetur, duke i falënderuar për gjithë kontributin në prezantimin e kulturës arbëreshe

Pritja kulmoi me një takim zyrtar në Bashkinë e Çiftit, ku kryetari i Këshillit Bashkiak, z. Alessandro Tocci, shprehu mirënjohjen për këtë bashkëpunim domethënës dhe nderoi me mirënjohje mësuesin dhe koordinatorin e shkollave shqipe në Zvicër, z. Vaxhid Sejdiu, për kontributin e tij të vazhdueshëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës arbëreshe dhe shqiptare.

Në fjalën e tij, z. Sejdiu falënderoi për mikpritjen dhe vlerësoi këtë ngjarje si një shembull të gjallë të bashkëjetesës kulturore dhe ruajtjes së gjuhës shqipe – një mision i përbashkët që lidh brezat kudo që ndodhen shqiptarët.

Dita përfundoi me një darkë të përbashkët në një nga restorantet më të njohura të katundit Çifti, ku bashkëbisedimet, buzëqeshjet dhe falënderimet midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve nga të dy komunitetet vulosën një miqësi që premton vazhdim dhe thellim.

Në një kohë kur fëmijët mësojnë shumë gjuhë të botës, ky takim rikujtoi se gjuha e nënës është thelbi i identitetit tonë kombëtar. Për arbëreshët dhe për mërgimtarët shqiptarë kudo në botë, ruajtja e gjuhës dhe kulturës është jo vetëm një detyrë, por edhe një krenari e madhe. Dhe ky takim në Çifti ishte dëshmia më e bukur e kësaj krenarie.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.