Takimi i nxënësve shqiptarë nga Zvicra me Arbëreshët në Ungra të Kalabrisë

E premte, 27 Qershor, 2025

Nga dritaret e historisë arbëreshe, vjen një frymëzues i ri bashkëpunimi mes dy diasporave shqiptare – ajo e lashta, 600-vjeçare në Kalabri, dhe ajo e re, nga Zvicra. Takimi i tyre në qytezën Ungra (Lungro) është më shumë se një aktivitet shkollor: është një takim shpirtëror, një dëshmi se gjuha, kultura dhe kujtesa historike janë ura të fuqishme që kapërcejnë kohët dhe kufijtë.

Më 30 maj, nxënësit e shkollës shqipe nga Zvicra, nën shoqërimin e Koordinatorit Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu dhe mësueseve Qefsere Seidiu e Minire Azemi, vizituan ngulimet arbëreshe në Ungra dhe Firmozë. Në një atmosferë mikpritjeje të jashtëzakonshme, ata u pritën nga autoritetet lokale, mësues, prindër dhe nxënës të shkollës së Ungrës, të cilët po ndërtojnë një kapitull të ri në historinë e ruajtjes së gjuhës arbëreshe përmes arsimit.

Në oborrin e shkollës së Ungrës, për herë të parë këtë vit u hapën dy klasa ku mësohet arbërishtja – një ngjarje historike në vetvete. Drejtori i Përgjithshëm i shkollës, inxhinier Gianfranco Maletta, së bashku me mësueset Maria Tolisano dhe Nicoletta Buono, Kryetarin e Komunës Carmine Ferraro, Përgjegjësen e Kulturës Valentina Pastena dhe Guida Savarina Bavasso, i mirëpritën mysafirët shqiptarë me përzemërinë karakteristike arbëreshe. Të dy shkollat ajo e Ungrës dhe “Shkolla shqipe” në Zvicër të cilët janë vëllazëruar më se një vjet vazhdojnë përpjekjet e tyre për ta ruajtur gjuhën e të parëve të tyre.

Një përvojë që prek zemrën

Në këtë vizitë të veçantë, nxënësit morën pjesë në një program të pasur kulturor. Në orët e mësimit të përbashkët, nxënësit shqiptarë nga Zvicra dhe ata arbëreshë ndanë dituri, kënduan e recituan në gjuhën e nënës dhe përjetuan ndjenjën e përkatësisë ndaj një identiteti të përbashkët. Mbi pesë orë mësim bashkëpunues përfunduan me emocionet e momentit kur nxënësve iu ndanë për herë të parë certifikatat për përfundimin e vitit të parë të mësimit në gjuhën arbëreshe – një moment historik për ruajtjen dhe ringjalljen e kësaj gjuhe unike.

Krijuesi i këtij projekti, Tommaso Ferrari, së bashku me Presidentin e Bibliotekës Internacionale A. Bellusci, z. Tommaso Bellusci, ndanë certifikatat me krenari dhe dashuri për këtë nismë. Kjo ceremoni simbolike ishte një hap i rëndësishëm drejt institucionalizimit të arsimit në gjuhën arbëreshe.

Një ditë e mbushur me histori, emocione dhe dashuri për gjuhën

Vizita vijoi me një udhëtim në muzeun e Salinës, ku nxënësit u njohën me historinë e minierës së kripës dhe trashëgiminë punëtore të kësaj qyteze. U dhuruan simbole të punuara me dorë nga zonjat e shoqatave lokale, ndërsa në sheshet e qytezës, vizitorët ndaluan përballë busteve të Skënderbeut dhe poetit rilindës Jeronim De Rada – gurë themeli të identitetit kombëtar arbëresh.

Pasditeja kulmoi me një koncert të përbashkët, ku nxënësit kënduan dhe vallëzuan së bashku, ndanë dhurata dhe madje edhe numrat e telefonit – një sinjal që kjo lidhje e krijuar nuk do të mbetet vetëm në kujtim, por do të vazhdojë në miqësi të reja dhe bashkëpunime të mëtejshme.

Ungra – një gur i çmuar i Arbërisë

Ungra nuk është thjesht një qytezë. Është një muze i gjallë i kulturës, një vend ku historia frymon në çdo rrugicë, ku shtëpitë prej guri flasin me gjuhën e shekujve dhe ku liturgjia e kishës tingëllon ende në arbërisht. Është vendi ku edhe varret janë të kthyer nga lindja e diellit – një metaforë e bukur për shpresën dhe qëndrueshmërinë e kësaj kulture.

Kjo qytezë me rrënjë të thella arbëreshe, me legjendat, kostumet e saj tradicionale dhe trashëgiminë e rezistencës ndaj asimilimit, sot ka rifituar një frymë të re falë këtij bashkëpunimi me diasporën e re shqiptare në Zvicër.

Dy diasporat, një gjuhë, një ndjenjë

Takimi mes nxënësve nga Zvicra dhe atyre nga Kalabria është dëshmi e gjallë se edhe pse ndarë nga gjeografia dhe shekujt, gjaku i Arbërit rron, flet dhe këndon njësoj. Në këtë udhëtim të mrekullueshëm në zemër të Arbërisë, u takuan rrënjët dhe degët e një peme që quhet Komb.

Në një kohë kur globalizimi rrezikon të tretë identitetet e vogla, ky takim është një model i shkëlqyer për bashkëpunim kulturor dhe arsimor, për ndërtimin e urave mes brezave të diasporës. Të tilla nisma nuk janë vetëm aktivitete, janë misione shpirtërore që ruajnë dhe transmetojnë trashëgiminë tonë më të çmuar: gjuhën, kulturën dhe krenarinë tonë kombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.