Është gjuhë e Ilirisë/ që në lindje të njerëzimit/ Do t’i këndojmë Shqipërisë/ Kryezonjës së Naimit!
Dita e fundit e shkollës Shqipe “Alba Life” në kryeqytetin e Nju Jorkut në Albany në një nga shkollat e rrjetit më të madh në diasporë të Familjes së Madhe “Alba Life” ishte e dielltë, si vetë ndriçimi i Gjuhës Shqipe ndër shekuj. Ishte një ditë e bukur plot me ndjenja nostalgjie që kaluan bashkë në bangat e shkollës nxënësit e kësaj shkolle, por dhe me padurimin për t’u takuar prapë në shtator. Bota e fëmijëve është magjike, zgjidhen dhe lidhen shpejt, por emëruesi i përbashkët është se ngelen miq përjetësisht.
Kjo shkollë u hap në këtë vit akademik per herë të parë në historinë e Diasporës
Shqiptaro – Amerikane në Albany dhe po udhëton bukur drejt dijes.
Ka qenë një bashkëpunim i ngushtë profesional dhe plot kulturë me mësuese Era Çorbaxhi njëherazi dhe koordinatore së bashku me bashkëshortin e saj Algertin dhe më vonë po aq profesionalisht iu bashkua Misionit Kombëtar dhe mësuese Edvina Belishta.
Ishte krenari e ligjshme të shikoje prindërit, gjyshërit, mësuesit dhe nxënësit të mbushnin korridorin dhe të drejtoheshin në shkollen publike amerikane “Sand Creek Middle School”, aty ku do të zhvillohej ceremonia e mbylljes së vitit shkollor të Shkollës së Parë Shqipe në Albany.
Ceremonia u hap nga autorja e shkrimit me urimin e madh: Ju faleminderit të dashur bashkatdhetarë, prindër dhe ju nxënës të Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasadori i Kombit që u ulët për herë të parë në bangat e shkollës në Albany në kryeqytetin e Nju Jorkut, një ndër metropolet më të mëdha në botë.
Ju faleminderit ju nxënës të dashur që tani po i drejtoheni skenës për të kënduar, vallëzuar dhe intepretuar shqip.
Sipas mësueseve të përkushtuara shumë prej tyre nuk dinin shqip, por tek i shikoja në skenë plot emocion, zemra më gufonte nga gëzimi. Kur e filluam këtë nismë në Albany rruga nuk ka qenë e shtruar në dafina, por me përpjekje të mëdha, durim, vullnet, inteligjencë, sakrificë arritëm ta shtrinim rrejtin shqip deri në Albany. Kjo ka qene nje ëndërr e kahershme e Themeluesit të TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” vizionarit Qemal Zylo, i cili përulësisht solli përvojën e madhe midis dy kontinenteve si Shef Katedre dhe professor i lëndëve inxhinierike në Akademinë Ushtarake “Skenderbej” në Tiranë si dhe pedagog i lëndëve kompjuterike në kolegj në Manhattan.
Nxënësit me lule në duar iu dhuronin mësueseve me dashuri dhe natyrshëm çuçurisnin dhe gëzonin duke luajtur me njeri tjetrin sa të vendoseshin kamerat, lidhja kompjuterike, dekorimi i tavolinave realizuar plot shije nga mësuese Era.
Jam krenare tha mesuese Edvina t’i jem bashkuar Alba Life dhe të sjellë përvojën time pranë këtij komuniteti të rëndësishëm në Diasporë.
Ato premtuan fort se do ta vazhdonin këtë mission bashkë me dy asistentet Lusiana Bardhi dhe Breana Bardhollari.
Gjyshërit na takonin me lot në sy dhe të kënaqur duke u shprehur se është hapur një mësonjëtore si e Korçës në Albany.
Nxënësit recitonin vjersha të bukura plot frymëzim, ku prindërit e tyre shpesh lotonin, kur dëgjonin nga fëmijët e tyre që flisnin aq bukur shqip.
Po ashtu në mes të nje entuziazmi u ndanë dhe çertifikatat për nxënësit që ishin në sallë pasi kishte mungesa. Në këto ditë edhe në Amerikë zhvillohen mjaft aktivitete, ceremoni të ndryshme në prag të mbylljes së vitit shkollor e mirënjohjes për punën dhe bashkëpunimin e palodhur me shkollën, per rrjedhoje duke qenë nxënës në këto shkolla amerikane nuk mund të mungonin.
Me çertifikata mirënjohje u vlerësuan për punen e tyre të palodhur mësueset Era Çorbaxhi, Edvina Belishta, dy asistentet e dashura si Lusiana Bardhi dhe Breana Bardhollari.
Mirënjohje dhe vlerësim morën nga z. Qemal Zylo sponsorizuesit si për bluzat kuq e zi të Alba Life nga sipërmarresi dhe atdhetari Fidaim Balaj si dhe sponsori i ushqimit për këtë ditë ceremoniale, sipërmarrësi dhe dashamirësi i shkollave z. Rigels Bracellari. Dhënia e çertifikatave u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga pjesëmarrësit.
Programi për Festivalin e Shkollave Shqipe dhe mbyllja e vitit akademik: 2024-2025 në Albany, 30 qershor, 2025
Aktiviteti filloi me dy himnet Kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë të shoqëruar nga kori i shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit.
Nxënësit e klasës së më të rriturve me mësuese Erën filluan programin me poezinë Atdheu të shkruar nga shkrimtari i shquar Odhise Grillo dhe u intepretua nga Olivia Kita, Anila Ahmeti, Lucas Xhabej, Moziana Myftaraj, Silvia Hysenllari.
Poezia “Abetare, Abetare” shkruar nga akademiku Xhevahir Spahiu u intperetua nga Emma Kacani, Ermelisa Bardhi. Gjuha jonë nga Naim Frashëri u intepretua nga Madison Hoxha.
Isabela Kupe inerpretoi: “Lumja ti moj Korçë o lule” nga Naim Frashëri
Katalea Azisllari recitoi “Mërgimtari”. Për një shkronjë u intepretua nga Dylan Delia, Arbër Prifti, ndërsa Bora Çorbaxhi “Shqiponja” nga Xhevahir Spahiu.
Grupi i klases së më të vegjëlve me mësuese Edvina Belishta e filloi programin me poezinë
“1 Qershori” interpretuar nga Hana Hoxha. “Festa e Abetares” nga Besmir Çorbaxhi dhe George Nasi. “Kukulla ime”, Mia Kacani
“Xhamadani vija vija” u luajt në violinë dhe violë nga Lusiana Bardhi dhe Breana Bardhollari, të dyja janë asistente pranë shkollës dhe kënaqësi t’i dëgjojmë duke intepretuar në violinë dhe violë.
Vallja e Kajtushkës u intepretua mjaft bukur nga nxënësit e grupmoshës së më të rriturve me mësuese dhe koordinatore Era Shkëmbi.
Nxënësit e grupmoshës se më të vegjëlve me mësuese Edvina Belishta intepretuan këngën: “Çke moj kukull që po qan”?
Në mbyllje të gjithë i uruan ditëlindjen me këngë në shqip si “Shumë urime për ty” nxënësit Besmir Çorbaxhi që vjen me aq dëshirë dhe dashuri në këtë shkollë. Rastësia e solli të kishte 6 vjetorin e tij në këtë festë të bukur. Çfarë kujtimi do t’i ngelet në jetën e tij nga nxënësit shqiptarë në Albany!
Prindërit, gjyshërit mësuesit, ndiheshin krenarë tek i dëgjonin intepretimet e tyre në këtë shkollëtë “Alba Life” që operon me atdhetari cep më cep të Nju Jorkut.
Aktiviteti u filmua nga bashkëpunëtori i TV “Alba Life” z.Algert Çorbaxhi në bashkëpunim me z. Budion Belishta dhe do të transmetohet në kanalet televizive nga Alba Life në Amerikë.
Pushime të mbara Shkolla e parë Shqipe “Alba Life” në Albany!
Mos e harroni Gjuhen Shqipe! Ajo është identiteti ynë kombëtar kudo që të jemi: Eshtë gjuhë e Ilirisë/ që në lindje të njerëzimit/ Do t’i këndojmë Shqipërisë/ Kryezonjës së Naimit!!
Autorja e shkrimit është shkrimtare, autore e tetë librave, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë New York-un dhe në Albany si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.