Kultura arbëreshe, marrëveshje ndërkombëtare për studimin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Marrëveshja ndërkombëtare për studimin dhe promovimin e kulturës arbëreshe mes Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) dhe Institutit Qendror të Trashëgimisë Jomateriale (Istituto Centrale per il Patrimonio Immateriale-ICPI) bën jehonë në mediat e Molises.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet ditën e premte, datë 28 shkurt në Romë, mes drejtuesve të të dy institucioneve, Drejtoreshës Ekzekutive të QSPA, Prof. Diana Kastrati dhe Drejtorit të ICPI, Dr. Leandro Ventura.

Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë, sepse është hera e parë që një institucion shkencor shqiptar lidh marrëveshje bashkëpunimi me një institucion italian për zhvillimin e kërkimeve mbi kulturën arbëreshe, duke ndërkombëtarizuar kështu fushën e kërkimit shkencor mbi diasporën historike shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.