BALA, Shoqata e Juristëve Britaniko-Shqiptare 9 vjet në shërbim të komunitetit

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Një nismë jo vetëm e dobishme, por edhe e nevojshme kjo shoqatë jo fitimprurëse, qysh në hapat e para të krijimit të saj, me ideatore dhe themeluese znj.Brikena Muharremi.

Shoqata e Avokatëve Britaniko-Shqiptarë evoluoi nga një grup u themelua në vitin 2015 nga Brikena Muharremi, (një avokate me bazë në Londër), me qëllim promovimin e bashkëpunimit ndërmjet avokatëve shqiptarë dhe britanikë me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, Shqipëri dhe Kosovë.

Fokusi kryesor, avancimi i njohurive të ligjit, promovimi i shtetit ligjor dhe aksesi në drejtësi, mbështetja e brezave të ardhshëm të avokatëve dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet profesioneve ligjore në Mbretërinë e Bashkuar, Shqipëri dhe Kosova.

Shoqata zyrtarisht u prezantua më 16 janar 2016 në Ambasadën e Kosovës në Londër nën kujdesin e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar dhe në prani të avokatëve dhe përfaqësuesve nga organizatat e komunitetit shqiptar në MB.

Brikena Muharremi është gjithashtu anëtare për dy mandate radhazi në KKD ( Këshilli Koordinues i Diasporës) si përfaqësuese nga Mbretëria e Bashkuar.

Në mbrëmjen e cila pati një numër të konsiderueshëm prezence cilësore profesionistësh, përfaqësues të BALA Fortesa Kastrati e Alban Brahimi, ishin të ftuar Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Republikës së Kosovës Z. Ilir Kapiti dhe Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Z.Uran Ferizi.

Ashtu sikurse edhe ajo vet e pohoi në fjalën përshëndetëse, BALA është një shoqatë e cila është krijuar nëntë vite më parë nga një motiv i mirë për t’i bërë jo vetëm avokatët shqiptarë bashkë por për të tërhequr dhe ndihmuar edhe studentët e rinj të cilët i janë futur kësaj karriere në mbrojtje dhe zbatim të ligjeve në MB.

Një shoqatë që u jep atyre, nëpërmjet organizimeve të   trajnimeve apo takimeve, mundësinë të njihen me njëri – tjetrin dhe të bashkëpunojnë.

“Kur i kontaktova përpara 9 vjetësh avokatët shqiptar në Londër, për të krijuar këtë bërthamë të rëndësishme, ata ishin më pak se 20 profesionistë. Ndërsa tani, tashmë jemi bërë më shumë se 100 avokatë të kualifikuar në Londër dhe shumë të tjerë studentë që janë drejt kualifikimit.

“Për  mua kjo është një arritje e madhe dhe kënaqësi njëkohësisht”- u shpreh Brikena.

Gjithashtu ajo falenderoi të dy ambasadorët për praninë e tyre duke thënë që BALA në këto 9 vjet ka qenë gjithmonë e mbështetur nga të dyja ambasadat tona.

“Shoqata si BALA janë ambasadorët më të mirë të kombit tonë “ – tha ambasadori Ferizi

“Ne jemi një komb edhe se dy shtete ndaj dyert e ambasadave tona do të mbeten për të gjithë ju, pa dallim, të hapura” – tha ambasador Kapiti.

Mbrëmja vazhdoi në një atmosferë shumë të gëzueshme midis të ftuarve, të cilët jo vetëm trokitën gotat, u njohën midis tyre por edhe shkëmbyen ide dhe eksperiencë.

Iniciativa të tilla që forcojnë pozicionin e një komuniteti, ruajnë ekuilibrin e njohjes, mbrojtjes dhe respektimit të ligjit janë vlera në një shoqëri civile dhe me nivel.

Mbi shoqatën

Shoqata e Avokatëve Britaniko-Shqiptarë synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet avokatëve britanikë dhe shqiptarë me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, Shqipëri dhe Kosovë. Ne synojmë të avancojmë njohuritë e ligjit dhe edukimin dhe trajnimin e publikut në praktikën e ligjit. Ne synojmë më tej të promovojmë aksesin në drejtësi dhe sundimin e ligjit dhe të zhvillojmë, si dhe të forcojmë, lidhjet ligjore, kulturore dhe biznesin ndërmjet avokatëve në Mbretërinë e Bashkuar, Shqipëri dhe Kosovë.

Shoqata synojnë t’i arrijë këto qëllime duke organizuar ngjarje profesionale dhe sociale dhe duke ofruar një forum ku informacioni rreth zhvillimeve ligjore, ngjarjeve ligjore dhe mundësive mund të ndahet nga anëtarët.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.