Arbëreshët, një mrekulli antropologjike

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Arbëreshët, një mrekulli antropologjike

Në Alcamo të Italisë mbahet aktiviteti për komunitetin arbëresh, një nga dëshmitë më të vyera të kulturës dhe identitetit shqiptar në botë.

Në këtë takim që mbahet më 14 janar, studentët do të kenë mundësinë të bashkëbisedojnë me tre personalitete të shquara si Matteo Mandalà – Profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos, autor i shumë studimeve mbi historinë, kulturën dhe letërsinë arbëreshe. Ai është një nga albanologët më të shquar bashkëkohorë. Gjithashtu pjesë e panelit do të jetë Anna Lattanzi – Drejtoreshë artistike e FjalaFest dhe Jasemina Zeqiraj, shkrimtare, aktiviste kulturore dhe koordinatore e grupit letrar “Dimmi” të historive migrante.

Aktiviteti synon të zbulojë më shumë mbi trashëgiminë unike arbëreshe, lidhjen e saj me kulturën shqiptare dhe rolin e saj në pasurimin e identitetit evropian.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.