Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur regjistrimin online të Diasporës për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, me procesin e parë zgjedhor që përfshin emigrantët. Deri në mesditën e sotme, janë regjistruar 295 persona.
Vihet re se kryesojnë regjistrimet nga Gjermania me 62, e ndjekur nga Italia me 60, Mbretëria e Bashkuar me 36, Greqia 32, SHBA 22, Suedia 11, Kanada 10, Franca 9 dhe Austria 8.
Vota e shqiptarëve që banojnë jashtë do të numërohet në qarqet ku kanë pasur vendbanimin e fundit.
Lexo edhe: Vota e Diasporës/ Dokumentat që duhen për regjistrimin në platformën PER
Me Tiranën që kryeson listën e aplikimeve dhe deri më tani kemi më shumë aplikues që rezultojnë votues në qarkun e Tiranës, 87 prej tyre, Durrës 17, Fier 15, Shkodër 14, Vlorë 13, Berat 11, Gjirokastër 9, Korçë 9, Malësi e Madhe 7.
Dominojnë meshkujt, konkretisht 243 prej tyre ose 82.37% e të regjistruarve, ndërsa femra 52 ose 17.63% e të regjistruarve.
Nëse jetoni jashtë Shqipërisë dhe dëshironi të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025, klikoni KËTU.