Në një komunikim me gazetarët, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka shpjeguar sërish drejtpërdrejtë edhe procesin e votimit. AI gjithashtu theksoi se janë paraqitur deri tani rreth 499 kërkesa. Nga shifrat, ka kryesuar Italia me 97 kërkesa, e ndjekur nga Gjermania me 81 kërkesa…
“Faqen e internetit të KQZ mund ta aksesojnë si nga kompjuterë dhe nga telefonat. Çdo votues nga jashtë shkon tek faqja e KQZ dhe është rubrika votues nga jashtë, në aplikacionin “PER”. Votuesi nga jashtë mund të realizojë procesin e aplikimit, aty ka një buton ndihmë që i jep mundësi votuesit edhe duke pyetur direkt, apo të telefonojë një operator të KQZ, të komunikojë nëpërmjet watssap apo të dërgojë email, KQZ.
Lexo edhe: Vota e Diasporës/ Dokumentat që duhen për regjistrimin në platformën PER
Nga dje deri sot janë 397 kërkesa të paraqitura, 97 nga Italia, 81 nga Gjermania, 51 nga Britania, 23 nga SHBA, 18 nga Suedia, 14 kërkesa nga Franca, 11 kërkesa nga Austria, 9 nga holanda, 8 nga Zvicra, 5 nga Spanja, 3 nga Malta, 2 nga Australia, 36 nga Greqia, 10 nga Kanadaja, 6 nga Belgjika, 5 nga Finlanda, 4 nga Norvegjia, 2 nga Rumania, 2 nga Danimarka, 2 nga Irlanda, 1 nga Luksemburgu, 1 nga Hungaria, 1 nga Zambia, 1 nga Rusia, 1 nga Sllovakia, 1 nga Katari, 1 nga Qipro, 1 nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ”, tha ai.
Nëse jetoni jashtë Shqipërisë dhe dëshironi të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025, klikoni KËTU.