“Këngët e përshpirtshme” edhe pse janë shkruar para më shumë se një shekulli, nuk e kanë humbur aspak, madje e zotërojnë më shumë se kurrë, vlerën e vet të trefishtë: fetare, patriotike dhe estetike.
Botimi i një cikli këngësh popullore në një variant mjaft të pastër të arbërishtes, një formë të toskërishtes së lashtë jo aq të rënduar nga italianizmat dhe greqizmat merr një rëndësi të veçantë. Jo pak nga ato këngë, ku autorësia popullore (në formë anonime) alternohet me autorësinë e krijuesve të niveleve të ndryshme të talentuar, mesatarë dhe minorë, zotërojnë një vlerë të vërtetë estetike për lirizmin fin, thjeshtësinë, çiltërsinë, konçizitetin. Këto tipare shfaqen në shkallë të ndryshme në vartësi nga talenti i autorit dhe arrijnë shkallën më të lartë në këngët që janë në të vërtetë krijime të vetë Skiroit dhe pjesë e krijimtarisë së tij poetike.
Lexuesit e sotëm, duke i dhënë rëndësinë e duhur vlerës historike, fetare dhe patriotike të këtyre këngëve, do të vlerësojnë më tepër këtë meritë të fundit të tyre, pra vlerën estetike, me fjalë të tjera, literalitetin e tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.