55 vjet “Katundi Ynë”, revista më jetëgjatë arbëreshe

E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Revista më jetëgjatë arbëreshe, “Katundi Ynë” shënon 55-vjetorin e krijimit. Ajo njihet si promotore e aktivitetit krijues me sytë nga e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja.

Revista u krijua në mars të vitit 1970 dhe vazhdon aktivitetin e saj edhe sot. Fillimisht revista dilte çdo tre muaj, ndërsa sot del një herë në vit duke pasur një rëndësi të botimit të pandërprerë të kësaj reviste pavarësisht rënies së botimit të saj.

Revista “Katundi Ynë” botohet një herë në tre muaj në qytezën arbëreshe të Çiftit (Civita) të Kalabrisë. Tirazhi i saj është 3500 kopje dhe nuk shpërndahet vetëm në Itali, por edhe në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Kopje të saj shkojnë deri edhe në Amerikën e Jugut, ku edhe jeton një komunitet i madh arbëresh, i shpërngulur nga kjo pjesë e Italisë së Jugut.