Nisin aplikimet për edicionin e dytë të shkollës verore “Jam Shqiptar”

E diel, 6 Korrik, 2025

Vitin e kaluar për herë të parë Qendra e Botimeve për Diasporën organizoi shkollën verore “Jam Shqiptar”. Një iniciativë unike, dhe e para në llojin e saj në Shqipëri krijuar me qëllim ruajtjen e identitetit të  kulturës shqiptare dhe të gjuhës shqipe te fëmijët e  lindur në diasporë.

Të parët që patën mundësinë të bëheshin pjesë e kësaj përvoje ishin fëmijët e komunitetit  shqiptar në Greqi.

Ndërsa për këtë vit të dytë aplikimet janë hapur për fëmijët shqiptarë që jetojnë në  Itali.

Këtë vit shkolla verore ”Jam SHqiptar” mbahet nën  kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, dhe organizohet  nga Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën.

Shkolla do të fillojë në datën 21 qershor 2024, ku përmes një programi të larmishëm, njëzet nxënës të diasporës shqiptare që jetojnë në Itali do të kenë mundësi të vizitojnë atdheun e tyre, të njihen me historinë, natyrën, artin e kulturën amtare.

Lexo edhe: QBD për herë të parë organizon një shkollë verore për fëmijët e Diasporës 

Institucionet kanë njoftuar se tashmë janë hapur aplikimet për pjesëmarrje dhe ftohen te gjithë nxënësit e shkollave shqipe në Itali, që plotësojnë kriteret) të aplikojnë.

Kriteret:

Të kenë shtetësinë shqiptare

Të jenë të moshës 14-17 vjeç

Të kenë ndjekur shkollat/kurset e gjuhës shqipe prej së paku 2 vjetësh

Të gëzojë shëndet të plotë.

Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzoni janë:

Letër rekomandimi nga mësuesi

Kartë identiteti

Vërtetim nga mjeku i familjes që nxënësi gëzon shëndet të plotë

Një foto

 Afati i fundit për aplikim: 2 qershor 2024.

Aplikimet e nxënësve mund të aplikojnë përmes email-it në adresën elektronike [email protected].

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.