Gëzuar 90-vjetorin e lindjes, Ofelia shqiptare, Margarita – Nga Kozeta Zylo

E hënë, 29 Prill, 2024

Lotët e Margaritës duke luajtur në filma janë lot që pikojnë nga syri blu i një gruaje të jashtëzakonshme.

Në nder të ikonës së Kinematografisë dhe skenës shqiptare ritransmetuam në TV filmin dokumentar “Margarita” me regjisorin e shquar të ndjerin Kujtim Gjonaj.

Dokumentari është shfaqur dhe në kryeqytetin e botës në Manhattan në një ndër kinematë e njohura AMC në kuadrin e javës së filmit shqiptar.  Është emocionuese të shikosh një dokumentar të tillë kushtuar ikonës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.

Brezi im është rritur me këto artiste dhe gra të bukura shqiptare.  Duke pasur fatin të jetoja dhe punoja në Tiranë, e shikoja më direkt Margaritën, e duartrokisja më direkt ne skenë, dhe emocionet ishin të papërshkrueshme me rolet që sillte, për rrjedhojë kështu e kam përjetuar dhe në Manhattan.

Gjonaj ka sjellë mjeshtërisht aktrimin e saj e cila ka një histori të gjatë dhe gati të papërshkrueshme, por mjeshtërisht regjisori ia ka dalë.   Ajo është aktore e kalibrit botëror së bashku me aktorin e madh Naim Frashërin dhe një plejade të tërë aktorësh, por paguan tagrin e shtetit të vogël, të pafuqishëm.

Ajo është e bukur, e fisshme, kundërmon aromë gruaje që pëlqehet nga të gjithë artdashësit shqiptarë dhe më tej… Margarita luajti vërtetë si një Ofeli ashtu sic e quan Fan Noli Ofelinë në përkthimin e tij për veprën e Shekspirit si: “vajzën më shpirtërore dhe ëngjëllore”.

Interesant ishte fakti që solli gjatë intervistës i ndjeri Ilia Terpini i cili kishte qenë në xhirimin e filmit “Tokë e përgjakur”, ku Margarita qan në film për burrin që i vranë me ligje si: “Të vranë o Miti të vranë, oiii!”…  Ndersa Terpini filmonte Margaritën, kur ajo filloi të qante në rol, i mbaroi “kaseta” dhe i tha: “Prit Margarita se më mbaroi kaseta…, sa ta vendos”, por Margarita nuk e ndërpreu lotin se është lot që s’mund të përsëritej dy herë vazhdoi aktorja gjatë dokumentarit, gjersa Terpini erdhi përsëri në skenë…

Duke dëgjuar vajin me ngashërim të Margarites, më sillte aq pranë vajtojcat profesioniste labe për të vdekurin, apo vajtojcat tek Iliada e Homerit.

Lotët që i ridhnin nga sytë e bukur, të kujtonte thënien e ikonës botërore Sofia Loren e cila thotë:

“Në qoftëse ju nuk keni qarë, sytë tuaj kurrë s’do të jenë të bukur”…

Çdo detaj i sjellë artistikisht ishte emocionues.  Të realizoje Ofelinë e Shekspirit thotë Margarita nuk ishte e lehtë sidomos në pjesën e ç mendurisë, më duhej të shkoja në spitalin psikiatrik të takoja nga afër dhe t’i shikoja sytë e tyre aq shprehës, vetëm atëhere guxova ta merrja përsipër atë rol.  Dhe Margarita ia doli mbanë, ajo dukej si Ofelia Shqiptare.

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi.

Në dramaturgjinë botërore ka këto role si: Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska).  E paharrueshme si pianistja te “Koncert në vitin 1936”, ose për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e Mjellmës” së Çehovit.

Një falënderim special nga ana ime shkon për legjendën, ikonën e kinematografisë shqiptare, princeshën e bukurisë femërore shqiptare MARGARITA XHEPËN, që interpretoi 15 poezi të përzgjedhura nga vetë ajo nga libri im me poezi: “Kujtime si fletëz libri” në Muzeun Kombëtar, Tiranë.

Gëzuar 90-vjetorin e lindjes, Ofelia shqiptare, MARGARITA!

2 prill, 2024

New York