Në Akademinë Mbretërore të Muzikës në Londër jo vetëm art, por edhe gjuhë shqipe

E hënë, 29 Prill, 2024

Një tjetër organizim i veçantë, nëpërmjet të cilit klubi “Book Lovers”, intelektualet shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar në Londër, prezantoi figurën me vlera të intelektuales shqiptare e cila promovon librin dhe gjuhën amtare.

Pas pjesëmarrjes në koncertin madhështor “Music for the theatre and the alehause” me dirigjent dhe solist violinist Bjarte Elike, u realizua një vizitë në ambientet klasike me histori shekullore të Akademisë Mbretërore.

Aktiviteti i parë në Londër, i cili shënon marsin e gruas, nisi me këtë organizim i nivelit të lartë intelektual dhe kulturor!

Në vazhdim grupi i dashamirëseve të librit, në një nga dhomat e pritjes së akademisë, me stil të vjetër tipik anglez, vazhdoi diskutimi dhe promovimin i librit në gjuhën shqipe!

Pjesë me vlerë letrare u lexuan nga të pranishmet. Në veçanti nga librat: ”Lindur së prapthi”, Rita Petro,  “Spectrum”, Eliona Gjergo, “Fjalime madhështore që kanë lënë gjurmë në botë”, “Partiturë Agu”, Nexhmije Hasani, “Vepra 1”, Faik Konica, “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”, Mira Meksi.

Po ashtu edhe libra të tjerë sepse çdo pjesëtare e këtij grupi vjen më një përzgjedhje personale.

U lexuan gjithashtu edhe pjesë nga romanet në anglisht dhe italisht: “Beyond the beeches, an autobiography of Norah Clacee”, Diana Hargreaves, “The beekeeper of Alepo”, Christy Lefteri, “The Zahir the novel of obsesion”, Paulo Coelho, “Volevo essere Madame Bovary”, Anilda Ibrahimi, “The family upstairs”, Lisa Jewell dhe “The inspiration for the major motion picture Oppenheimer”, Kai Bird & Martin J. Sherwin.

Kjo bën të mundur që librat të diskutohen në shqip, pavarësisht se në çfarë gjuhe janë shkruar, si një bibliotekë e lirë në lëvizje.

“Book Lovers”  u nderuan nga përshëndetja personale që Dekani i Akademisë Mbretërore i Muzikës, z. Jonathan Freeman – Attwood ua bëri në këtë organizim!

Marsi i femrës nuk mund të nënvizohet vetëm si kujtesë apo festim. Në rrugëtimin e “Book Lovers” në Londër marsi dhe të gjithë muajt e vitit janë një gërshetim kulturor, integrimi dhe promovim i gjuhës shqipe!