Në Bashkinë e Nju Jorku u festua 16-të Vjetori i Pavarësisë së Kosovës

E martë, 30 Prill, 2024

Shkolla shqipe, grupe artistike si dhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit ishin të ftuar dhe dhanë shfaqje në nderim të 16-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosoves.

Njerëzit grupe grupe, shoqata, kryetar shoqatash, personalitete, nxënës, prindër, mësues, biznesmenë etj ushtarë të UÇK-së u mblodhën në Bashkinë e Nju Jorkut për të festuar me madhështi 16-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës organizuar nga z. Mark Gjonaj ish Ansmableist dhe Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut, “Nderi i Kombit” si dhe këshilltarët si:  Adrienne E. Adams, Robert F. Holden, Joseph C. Borrelli, David Carr, Kristy Marmorato.

Nuk ka më krenari kur ndërtesat qeveritare shtoj këtu deri në nivelet më të larta të mirëpresin dhe hapin dyert për shqiptarët dhe çdo komunitet që punon dhe jeton në Amerikë.  Këto ndjesi i marrim gjithmonë në muajin nëntor në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe në muajin shkurt në Pavarësinë e Kosovës. Festa ishte organizuar me detaje ku mirëseardhjen ta dhuronte dhe zonja Vera Mjeku shefe e kabinetit ne Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut.

Me plot emocion, respekt u mirëprit hyrja e policëve shqiptaro amerikanë, të cilët vazhdimisht janë pjesëmarrës në këto festa kombëtare shqiptare.

Të pranishmit dhe festën e bekoi Imam Tahir Kukaj.

Ceremonia festive u hap tradicionalisht me interpretimin e himneve kombëtare amerikane, shqiptare dhe të Kosovës, intepretuar nga artistja plot perspektivë dhe të ardhme Dea Kërliu, ish nxënëse e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit.

Nderonte me pjesëmarrjen e saj politikania e suksesshme amerikane, Congresistja Ocasio-Cortez e cila është  gruaja më e re në moshë dhe latinja më e re që ka shërbyer ndonjëherë në Kongres. Ajo tha midis të tjerash se do t’i dënojmë krimet që ka kryer Serbia ndaj popullatës së pafajshme serbe.  Fjalimi i saj u mirëprit me duartrokitje të stuhishme.

Të pranishmit i përshëndeti z. Mark Gjonaj i cili foli gjatë për historinë e dhimbshme të Kosovës, luftën heroike të saj, UÇK-në, krimet serbe, krimet e padënuara etj. Zoti Gjonaj ka mbështetur vazhdimisht çështjen e dënimit të krimeve të luftës kudo dhe kurdoherë.

Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut z.Robert F. Holden i uroi Kosovës ta gëzojë Pavarësinë e saj.  Me të drejtë z. Holden tha se ata që kanë vuajtur nën shtypje diktaturash dhe pushtuesish e ndjejnë më shumë se kushdo Lirinë.

Fjalim special mbajti Ambasador Blerim Reka, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Manhattan i cili e vlerësoi lart luftën heroike të UCK-së, të popullit të Kosovës dhe shprehu mirënjohjen për Amerikën e cila dha një kontribut të çmuar në Pavarësinë e saj.

Në këtë ceremoni festive performuan këngë dhe valle të ndryshme si: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, në Bronx, “Mëso Shqip”, Albanian School-Rrënjët Shqiptare.

Z.Robert F. Holden ndau proklamata mirënjohjeje për punën e pakursyer në ndihmë të Kosovës, të popullit të saj martir si: z. Ismet Dedushaj, Albana Krasniqi, Imam Ferid Bedrolli.

Ceremonia u mbyll me këngën hymn Adem Jashari interpretuar mjeshtërisht nga Dea Kërliu e cila ndezi zemrat e shqiptarëve duke u çuar në këmbë dhe duke e kënduar bashkë me të.

Zoti Mark Gjonaj dhe z. Robert F. Holden falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për këtë mbrëmje të bukur festive duke e mbyllur me sukses këtë ceremoni mbresëlënëse dhe duke mirëpritur festa të tjera atdhetare dhe kombëtare.

26 shkurt, 2024

Manhattan, New York