Është bërë zakon tashmë që t’i ndjekim koncertet e kësaj filarmonie me qindra spektatorë në salla apo ambiente të ndryshme të Londrës.
I fundit u zhvillua këto ditë tetori nën harqet e kishës “St James Paddington Sussex Gardens”, me një akustikë dhe hapësirë të bukur.
Ekzekutuan 80 instrumentistë të cilët kombinuan muzikën nëpërmjet partiturave, nën drejtimin e dirigjentit të shkëlqyer Olsi Qinami!
Publiku duartrokiti në dy pjesët e këtij koncerti madhështor të muzikës klasike.
Të pranishëm edhe përfaqësues të BAAA ( British Albanian Artists Association) grup i cili edhe e promovoi në rrjetet sociale dhe me prezencë këtë koncert.
Në pjesën e parë Sergei Rachmaninoff ( 1873-1943) Piano Koncert No.2 në C minor op.18 me soliste pianisten Taiwanese Angela Szu-Hsuan Wu e cila ka jetuar në Kanada dhe ka studiuar atje për shumë kohë. Një pianiste ku bashkëpunimi me Orkestrën e Qytetit të Kalgarit ka qenë i spikatur.
Repertori i saj mbart koncerte dhe bashkëpunime në festivale muzike USA, Zvicër, Itali, Austri dhe Gjermani. Me një Bacelor diplomë me titull “ Outstanding Achievement in Piano” në 2016. Pa fund meritat dhe sukseset e pianistes ku edhe në këtë koncert për të cilin u krenuam, pasi shkopi drejtues i virtuozitetit shqiptar në Londër dirigjoi në një bashkëpunim me këtë pianiste dhe me Orkestrën Filarmonike të Londrës që ai vet e ka krijuar, u prit me sukses të madh.
Në pjesën e dytë pas një gote vere në banketin ritual dhe bisedave të lira në sallë programi vazhdoi me simfoninë “The Rite of Spring” nga kompozitori Stravinsky i cili mori frymëzim nga këngë të ndryshme folkloristike Ruse dhe Lituanese.
Një privilegj jo vetëm për vendasit apo artëdashasit e kombësive të ndryshme që jetojnë në Londër por mbi të gjitha për komunitetin shqiptar i cili ndjek një bir Shqipërie të dirigjoi një orkestër me potencial artistik internacional!