Kompania OneFor Holding GmbH, me bazë në Düsseldorf, Gjermani të mërkurën ka lançuar zyrtarisht aplikacionin për shërbime financiare moderne për qytetarët e Kosovës “OneFor”, duke vendosur kështu edhe Kosovën në hartën e shteteve të Bashkimit Evropian, për të ofruar aplikacionin më të avancuar për shërbime financiare digjitale, ku regjistrimi zgjat vetëm në pak minuta.
Drejtori menaxhues i kësaj platforme, Ilir Aliu ka theksuar se “OneFor” është kompania më e re në Kosovë dhe se Kosova ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme teknologjike dhe ka potencial të jashtëzakonshme të përqafoj zhvillimet e reja në shërbimet digjitale financiare.
Ministrit i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, tha se, shfrytëzimi i kësaj metode e lehtëson dhe e bënë më të lirë e me të shpejt transferimet dhe pagesat online. “Me vjen mirë që jam këtu në lansimin e një aplikacioni të pagesave i cili i shfrytëzon avantazhet e të qenit online. Deri më tani ka pasur raste të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë informative në vendin tonë, mirëpo ka pasur pak raste kur kjo është shfrytëzuar për të avancuar tutje fushat e caktuara. Shfrytëzimi i kësaj metode e lehtëson dhe e bënë më të lirë me të shpejt edhe transferet online, por edhe pagesat gjë që edhe për mua si ministër i financave dhe si qeveri është tepër e rëndësishme, sepse nënkupton likujditet më të lartë në sistemin financiar, por njëkohësisht edhe formalizmin më të lartë”, tha ai.
Lexo edhe: “OneFor app” e ardhmja e sistemit bankar
Ndërsa në filantropi dhe sipërmarrësi Lazim Destani në rrjetet sociale ka shkruar:
“Kësaj radhe nuk mund ta fsheh kënaqësinë time për risinë më të fundit që i sjellim Kosovës, Platformën OneFor. Gëzohem kur në trojet tona sjellim risi dhe ecim me hapin e kohës duke i ndjekur përparimet e shpejta të teknologjisë e duke i bërë ato të dobishme për gjithë rajonin tonë. Shpresoj sa më shpejt ta shtrijmë lansimin e OneFor në të gjitha vendet e rajonit tonë”
Guvernatorit i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismajli, e vuri theksin te fakti se, BQK-ja ka marrë veprimet e nevojshme për sa i përket kornizës ligjore për ti licencuar këto institucione. “Një platformë që është licencuar nga BQK-ja. Për BQK sistemi i pagesave efikas e i sigurt mbetet objektivi kryesor. BQK-ja ka marr veprime sa i përket kornizës ligjore për ti licencuar këto institucione financiare jo bankare. Në mendojmë se do të rritet konkurrenca në shërbimet financiare, do të ulet kostoja dhe po ashtu do të mundësohet qasja ne financa”, shtoi Ismajli.
Ndërsa Zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad, foli për bashkëpunimin e Kosovës dhe Gjermanisë, duke përmendur tregun bashkëpunues dhe faktin që këto bashkëpunime ndërmjet të dy vendeve po rritën çdo vit e më shumë.
OneFor Holding HmbH, është pjesë e ND Group, i cili udhëhiqet nga familja Destani nga Tetova e Maqedonisë së Veriut, pjesë e të cilit është dhe Ecolog International, gjigandi botërorë i shërbimeve të integruara, kompania gjermane e prodhimit të makinave elektrike e.Go Mobile me qendër në Aachen.
Çfarë është One For?
Aplikacioni OneFor shërben si një platformë financiare që adreson nevojat e përgjithshme të qytetarëve dhe ofron zgjidhje për pagesa të menjëhershme dhe transferta të parave në kohë reale dhe ekonomike.
OneFor është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si Institucion Financiar Jo-Bankar (IFJB) me iniciativë të kompanisë amë OneFor Holding GmbH, me seli në Düsseldorf.
Krijimi i një llogarie në aplikacionin OneFor është e lehtë dhe zgjat vetëm disa minuta. Menjëherë përdoruesit pajisen me një eËallet (kuletën digjitale) dhe Mastercard, që mundëson pagesa të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Një përparësi e veçantë është shpejtësia e transferit brenda aplikacionit OneFor, që bëhen në vetëm 0.2 sekonda. Mundësia për personalizimin e transfereve përmes chat-it dhe ndarjes së fotove i jep dimension tjetër aplikacionit. Ndërsa, llogaria IBAN e standardit të Bashkësisë Evropiane e krijuar automatikisht lejon pranimin dhe dërgimin e transfereve SEPA nga çdo llogari IBAN tjetër në BE.
Krijimi dhe mirëmbajtja e llogarisë janë pa tarifë, duke përfshirë edhe e-Ëallet, kartelën virtuale Mastercard dhe transferet kombëtare brenda aplikacionit. Ndërkohë, tarifat për transferet ndërkombëtare janë fikse, pavarësisht vlerës së transaksionit. Kjo e bën aplikacionin akoma më tërheqës dhe një zgjidhje të përshtatshme për shërbimin e ndërlidhjes së familjeve, përfshirë edhe ata në diasporë.