I jepet nënshtetësia Kosovare At Antonio Bellusci

E shtunë, 12 Tetor, 2024

Jemi në Frasnitë, tek kjo tokë e rrethuar nga malet e pyllëzuar të Pollinit të bukur, të cilët me degët e tyre si flatra në esmeraldë spërkatin me klorofilën e tyre këto troje ku arbëreshëve u ra për fat të jetonin. Janë këtu 600 vjet me gjuhën e tyre dhe mallin për trojet që lanë.

Në Frasnitë  bie në sy rrugicat e ngushta, atavizma arkitekture në stilin e gjitonisë të cilat të  përfshijnë emotivisht. Në mbrëmje, në këtë qytezë nën gamën mbretërore të hënës ngjyrë blu zhytur në argjend do të ndjesh siluetat e saj ku ende eshtrat shekullore mes valve magmatike lëvizin fosforeshente në këto shtëpitë shekullore prej guri, në udhët, sokaqet, në kisha, në këngë, në kostume,e  ku thyen rrezet ndër fasadat shekullore. Ç’do gjë këtu duket e qetë dhe pesull.

Them “pezull”, sepse këtu asgjë nuk është definitive; gjurmët e identitetit akoma frymojnë; Gjuha arbërore edhe pse zhdukje akoma dikush e flet, kostumi  arbëresh gjithë ar thuret  ende dhe vishet në festa,  si dhe  ruhet riti bizantin i destinuar për mos humbur.

Por sot nuk dua të zgjatem e të flas për këtë popull të mbrekullueshëm,  por dotë ndalem tek njëri prej bijëve të saj  i cili nuk u ndal vetënm në Frasnitë, por hapi krahët dhe mbështolli rreth vetes, POPULLIN ARBËROR  të gjitha trevat shqiptare, dhe gjithë jetën e tij ia përkushtoi  popullit shqiptar kudo ku ai ndodhet.

Nuk është e lehtë të shkurash në pak rreshta  për ata njerëz të cilët  në të njëjtën kohë janë sa të thjeshtë, aq edhe të madhërishëm. I tillë është edhe arbëreshi e Frasnitës, At Antonio Bellusci.

Ky arbëresh, u lind dhe u rrit, ne tokën kalabreze, por që nuk u mjaftua vetëm si kërkues dhe ruajtës i identitetit arberor, por dëshira e tij për tu ndjerë arberor i kaloi caqet, dhe e përcollën  këtë kolos, në Elladë, në Kosovë, Mal të zi, Maqedoni, Shqipëri e Diasporë. Nga një zemre kosmikë,e këtij arbëreshi të palodhur, kullojnë pika inkandeshente jete,të cilat u ngjajne mijërave xixellonja ose copëza meteoritë,  TË CILAT SHPËRNDAJNË FRYMË ARBËRORE, ku edhe iridet e statujave të mermerta  marrnin jetë.

At Bellusci në thjeshtësinë e tij punoi dhe punon për ruajtjen e gjuhës, kulturës arbërore, mbshteti  fuqimisht çështjen e Kosovës për tu bërë Republikë, zgjoi ndjenjat arbërore të arvanitasve nëpërmjet revistës së TIJ “Lidhja”,përforcoi dhe rrit ndërgjegjen kombëtare te shqiptarët e Shqipërisë,Kosovës,  Maqedonisë, Malit të Zi si edhe Diasporës shqiptare kudo që ndodhet.

Çdo gjë që rrethon botën arbërore At Bellusci është atje, i pa lodhur, energjik si një gurrë e pashtershme për kombin arbëror.

Në këto rreshta nuk po zgjatem tek puna e madhe dhe në kontributin e At Belluscit si studiues,hulmtues, kërkues apo si autor i 20 veprave të tij, nuk do të përqëndrohem as si themelues i revistës “Lidhja”, apo si fondator i një prej Biblotekave arbëreshe më të rëndësishme në Itali, SI EDHE NJË QËNDRE ALANANOLOGJIKE,  por do të fokusohem  në vllazërinë e  AT Belluscit  me popullin vëlla SHQIPTARË TË KOSOVËS.

Ishte viti 1961 kur nga Myhniu  Martin Camaj pasi e uronte At Belluscin për shugurimin e tij  SI prift i kishës arbëreshe midis të tjerave shkruante : Jam i bindur se nuk do të harrosh kurrë  “Gjakun tonë të shprishur” e do të luftosh me shpirt për ruajtjen e gjuhës dhe traditave- dhe Camaj me vizionin e tij të largët nuk ishte gabuar.

Shtator 1970.  Profesori Pjetro Janura i cili së bashku me profesor Renci Nesimi  pasi kishin qenë mysafir në shtëpinë e At Belluscit gjatë vizitës së tyre në Kalabri edhe ata e kishin ftuar edhe ata At Belluscin  për vizitë. Ja si rrëfen At Bellushi.

“Tërmeti i viti 1968\69  rënë në Ballkan kishte lënë shënja të dukshme  edhe në Shkup.Kujtoj si sot ato mure të çara nga sisma të shtëpisë së prof Janura, dhe nuk harroj kurrë zemrën dhe mikpritjen e madhe të atyre njerëzve. Udhëtimi im nuk u lokalizua vetëm në Shkup. Me makinën time u ngjita më në veri. Vizitova Prizërenin dhe u ndala në Prishtinë.  Në qëndër të qytetit ishte një librari ku shpesh blija për të pasuruar biblotekën të cilën e kisha themeluar  rreth vitit 1960.  Libërshitësi pasi mori vesh që isha arbëresh,shpejt e shpejt më tha se do të më jepte një libër që t’ia falja Ernest Koliqit. Ishte një xhest me kurajo për kohën, sepse  jemi në periudhën e rregjimit dhe rrjeti  përgjues i spiunimit  ishte kudo dhe nga kushdo. Kosovari ka qenë gjthmonë arsimdashës dhe patriot dhe si i tillë nuk është tërhequr kurrë sado të egëra kanë qenë rregjimet

7 Janar 1977  Prof Shefqet Pllana  i dërgon me shpenzimet e tij disa copë abetare të cilat  i duheshin për fëmijët arbëresh të Falconara Albanese. E bekuar qoftë puna juaj- përfundon letrën e tij prof Pllana – duke i u drejtuar me termin Vëlla Antonio..

Në vitin  1977 Prof  Antonio rikthehet  në Kosovë,  me ftesë nga Universiteti i Prishtinë dhe merr  për herë të parë pjesë në seminaret që Fakulteti i gjuhësisë dhe letërsisë zhvillonte çdo vit që nga viti 1974

Kosova më njohu me vëllezër me të cilët mbajta korrespndencë. Miq me të cilët ndanim kulturën dhe shkëmbenim eksperiencat tona në fushë të kërkimeve mbi gjuhën dhe etnografinë. Kosova dalëngadalë po kthehej  atdheu im. Mëmën Shqipëri nuk e vizitonim dot. Shumë prej këtyre kujtimeve i hodha tek rubrika “Jeta Kosovare” në revistën “Lidhja”- shprehet At Antonio në librin Mbi  kujtimet e tij.

Viti  1980, Seminari u mbyll nga raprezaljet e Miloshevicit dhe u rihap në vitin 81\82, kështu që nga ajo periudhë e deri rreth viteve 2013 e kam vizituar Kosovën po thuajse çdo vit- përfundon At Belluchi.

Kosovë, 10 deri më 24 gusht 1982

Ja si rrëfen ai mbi këtë udhëtim: Nga Bari mbërrita në Antivari dhe pastaj, duke kaluar Malin e Zi, për në Prishtinë. Kur mbrrita  në Antivar, të premtën më 11, gjeta surprizën e padëshiruar, më  bllokoi  policia e portit detar dhe më mbajti për rreth katër orë. Ai më sekuestroi të gjitha librat në gjuhën shqipe dhe ato në greqisht, të cilat unë kisha për t’i dhënë miqëvestudiues. Protëstova, por ishte e kot. Në marrëveshje me serbet, malazezët u përpiqën të më krijonin çdo pengesë në mënyrë që të mos të shkoja në Prishtinë për të marrë pjesë në seminar. Ata më thonë se do të më kthenin librat kur të kthehem, gjë që nuk ndodhi.

Të dielën, u largova nga Prishtina, drejtohem në Roxhaj, Titograd , Antivari dhe të nësërmen hyra për Bari.

Shtator 1986 një tjetër udhëtim për në Kosovë

Gjatë këtij  udhëtim Prof Bellusci merr me vete edhe motrën e tij Caterina dhe niset  nga Frascineto në drejtim të Barit. Të mërkurën 25 zbresim në Antivari. Në mbrëmje arrin në Prishtinë dhe merrë pjesë në inaugurimin e Kongresit Ndërkombetar të Folklorit  të,Jugosllavisë, ku ishin të mirëpritur nga prof. Shefqet Pllana. Ja si e përkufizon au këtë takim: Kudo ekzistonte  një atmosferë shumë e rëndë për shkak trysnisë serbe ndaj shqiptarëve.

  • Latif Berisha. Me ftesën e këtij profesori At Bellusci shkon në Mitrovice tek vendlindja e studiuesit Latif  Ja si rrëfen ai:  Isha mysafir  në shtëpinë e prof Latifi.  U njoha nga afar me të dhe gjithë familjen e tij të madhe.  Ishte një familje tipike kosovare, e bashkuar , ku ruhej respekti, besa, dhe dinjiteti.  Në një masakër në Mitrovicë gjeti vdekjen tragjike studiuesi Latif Berisha. Kjo histori e hidhur më la gjurmë të forta, mu kthye në një energji për të mbështetur vëllezërit kosovar- thotë At Bellusci
  • Mark Krasniqi Akademik, shkrimtar, poet një nga intelektualët më me zë në Prishtinë. Miku im që nga viti 1977. Me veprën time “Il telaio / Veku”  ai e përcaktoi si një vepër shkencore arbëreshe. Ruajtja e identiteti ishte çështje kombi dhe këtë mission e kishim të dy në shpirt.
  • Profesor Isak Shema, që edhe ai I kushtoi një vëmëndje dhe interesim arbëreshëve të Zarës. Mik I At Belluscit.

Diaspora

Vëllezërit Bytyçi ishin Kosovarë të diasporës në Nju Jork. Restoranti I tyre ishte në  “Minetta Tavern” në Rrugën MacDougal 113, New York, ku u zhvilluan takimet më të rëndësishme me shumë personalitete shqiptarë, ku u ngritén problemet si për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë, ashtu edhe për çështjen e Kosovës Republikë.  Ishin njerëz patriot të betuar, zemergjere, shqiptare te vertet.

Të tjerë miq janë  Bajram Vehbi dhe Gamberaj Sinan,  gazetarë nga Prishtina, të cilët kanë dhënë më të mirën  e mundeshme në revistën “Iliria” në Nju Jork, intelektual të zotë por edhe shumë humane.

Vehbiu është nga ata gazetare që  ka vizituar të gjithë shqiptarët dhe Arbëreshët të shpërndarë nëpër shtetet e Amerikës dhe ka botuar një vëllim të madh që përshkruan të gjitha aspektet Sociale (Lidhja 29, 1993, 994-996).

Kujtoj dhe emocionohem sa herë që e përcjellë ndër mend atë mëngjes, në new  jorku të vitit 1989  kur

degjova  në gjuhën shqipe: “Ju flet Radio zëri i Malesisë”.

Zemra më  bë mal. Në mes të ftotësisë së atyre gradacelave, në atë tokë të largët, Ajo Arbëri mu duk Universale, dhe  fëshfërima e atyre tinguj në gjuhën shqipe  më arrinte si një fllad që më ngrohnte shpirtin

Djaloshi që drejtonte Radion quhej Gjeto Sinishtaj, lindur me 1951, në trevat shqiptarë Kësheve, Grudë , Mal i zi, i cili kishte merguar në Amerikë në 1971.

Në revistën time Lidhja shkrova shumë prej atyre kosovarve të cilët  më morën në gjirin e tyre, më mbajtën si vëlla, ata kosovarë  që kishin bërë emër me djersë  e mundime, dhe kishin triumfuar në një tokë të huaj

Por unë në këtë revistë shkrova edhe për njerëzit e thjeshtë , përmend këtu kosovarin Tahir Kerrnaja, i varfer në ekstrem,i cili  gjithë jetën ia kushtoi Kosovës .

E shikoja të veshur  me kostum, e  mbante gjithmonë kësulën e bardhe ( Plisin). Atë plis e vendoste  në çdo miting, në çdo aktivitet, që organizohej për çështjen e Kosovës. Ëndërra e tij ishte  ta shikonte Kosovën e pavarur e të varrosej në Prishtinë. Një ditë më ftoi në shtëpinë e tij. Jam shqiptar – më tha. Konaku im është i hapur. Nëse më do hajde edeh tek unë.

Me ka ngelur në mendje ajo dhoma e tij e thjeshtë kur e vizitova  me ftesën që më bëri ai vet. U emocionova aq shumë  kur pash se çdo faqe të murit e kishte  mbuluar me lajmet që dilnin për Kosovën. Në çdo cepë të asaj dhome, ishte emri Kosovë. ”Unë fle dhe zgjohem me këtë emër në gojë”- më tha z.Tahiri duke më demostruar letrat e shkruar prej tij.

I kishte shkruar  presidentit të kryqit të kuq  internacional, por kishte patur kurajon ti shkruante edhe  Presidentit të Beogradi, në atë kohë Miloshevicit.

Një tjetër zonjë që dua ta kujtoj  quhej  Asie Risilia. Në 27 gusht 1989 kur shkova Philadelphia vizitova edhe këtë  shtëpi mikpritëse. Më  bëri përshtypje një koleksin me kuklla të eksopzuar në një kënd të shtëpise së saj. Kukllat ishin veshur me kostumet nga të gjitha trevat shqiptare, dhe e zonja e shtëpisë me thoshte gjithë krenari: Ky është Isa Boletini, ky është Ismail Qemali, këta janë vëllezërit Frashëri, dhe kjo është Donika e Skënderbeut. Në atë univers ishte një epope shpirtrsh që krijonin pjesë të historisë gjigande shqiptare.

Z.Bellusci, ishit anëtar nderi në Loby shqiptar-Amerikan për Çështjen e Kosovës.

Shoqata Lidhja shqiptare_amerikanë ishte e përbërë prej 50 persona, ku aderonin, bussesman, inëtëlektuale,  militant të diasporës të cilët çdo muaj dorzonin një quotë të lartë për rregulluar bilancin e shpenzimeve që Josef Diogardi presantonte mbi shpezat e bëra, ku një pjesë shkonte në Kongresin Amerikan në Uashington,  dhe një pjesë tjetër për stampa, radio, udhëtimet ect.

Anëtarët e lobit duhet të paguanin një shumë prej 10 mijë dollarë dhe për Kosovën nuk u kursyen.

Loby u themelua në janar të vitit 1989 nga Kongresmeni Republikan me origjinë arbëreshe, Joseph Dioguardi,dhe unë isha anëtar nderi dhe  pjesmarrës i çdo evenimenti që u bë për çështjen e Kosovës. Dua të theksoj që në fillim faktin se ndihma që ka dhënë Dioguardi për çështjen e Kosovës është e jashtezakonshme.

Dioguardi në rolin e tij si kryetar  ishte i mendimit që  pjesëmarrja të konsiderohej  tre  paleshe, dmth përfaqësues tre shteteve: Unë si Arbëresh i Italisë, Diaspora në Amerikë, dhe Kosova,(sepse nga Shqipëria e regjimit nuk kishte asnjë përfaqësuese. Ishin vitet 1989) prandaj këto tre forca, për për Kongresin Amerikan  do të thoshte shumë.

Kam shumë kujtime gjatë kësaj periudhe, por e pa harruar do të mbetet  momenti kur Dioguardi në mitingun e madh në Sheraton më thotë; Belush këtu na takon ti japim këtyre njerëzve shpresën që të bëhet realitet, prandaj unë do të flas me gjuhën e mëndjes dhe ti me gjuhën e shpirtit. Dhe ashtu bëmë. Kur më erdhi rradha mua,  dhe nga potiumi shikoja plisat e tyre e dalëngadalë vështrova ata sy të përlotur të vuajtur, e në shpirtin e tyre lexova ematomat e shekujve, dhe as vet nuk di se si fillova që zemëra ime të thërriste si një i çmënduer Kosova Republikë! Kosova Republikë!.  Ndjeva që zërit tim iu bashkuan  tre, katër, dhjetra, qindar. Atë mbrëmje ishim 4000 vëllezër që Kosovën e donim Republikë të pavarur.

Ibrahim Rugova  do të shprehej kështu: “Asnjëherë deri me sot nuk kam parë një organizim kaq sraordinario me  një pjesëmarrje kaq të madhe për të sensibilizuar çështjen e Kosovës”. Kujtoj dhe sot i mallëngjyer atë Nju Jork të mbuluar me “ kesulat e bardha shqiptarë, dhe  veshjet kombëtare të grave dhe burrave kosovare e shqiptare.

Ibrahim Rugovën  jam njohur në Prishtinë në vitet 1984 kur ai ishte duke bërë doktoraturën, ndërsa unë frekuentoja seminaret e gjuhës shqipe në Universitetin e Prishtinës. Në ato vite ai ishte redaktor i revistës studentore “Bota dhe mbretërve”.  Kujtoj në një bisede kur ai më rrëfeu  se u  rritet pa të atin, sepse brigadat  komuniste Jugosllave të sigurimit (Onza)  vrane  babain e tij.  Ne ate periudhe  Rrugova ishte ende dy vjeç, por  gjyshi i tij në vite e kishte  edukuar me me traditën lokale të karakterizuar nga Hakmarrja (gjakmarrja). Kjo cilësi sa humane aq edhe civile e shoqëroi edhe në formimin e tij politik, duke dhënë  një risi, politikës.

Rugova është quajtur “Gandi i Ballkanit”. Për fat të keq, qëndrimi i tij jo të dhunshme është intërpretuar nga shumica si një shenjë e dobësisë, por nuk ishte kështu.

 Presidenti i Kosovës se asaj kohe dr. Ibrahim Rugova ju dorëzoi Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit.

E kujtoj me emocion ate  dite, kur Presidenti  I. Rugova midis shumë personaliteteve shqiptarë nga të gjitha trojet ndërsa me dorezonte Medaljen  e artë, akorduar me 10 qershor 2003,tha: “I dorëzoj ketë Medalje Nderi  Z. Bellusci, për veprimtari të shumëfishte kulturore dhe politike për arbëreshët e Italisë dhe për Kosovën. Për kontributin e dhënë fushën e studimëve të kulturës, jetës dhe letërsisë arbëreshë në Itali, si edhe për përkrahjen  për lëvizjen demokratike të Kosovës për liri e pavarësi”- shprehet At Bellusci.  

At Bellusci në rolin e tij si Prift bizantin,kishte vizionin e largët, dhe jo vetëm por mbi të gjitha shpirtinb arbër. Për të Feja e shqipatrit ngelet Shqiptaria. Këtë gjë e shpreh më së miri në vizitën e tij në Teqenë Bektashjanë  1989në Boston, ku shkoi  si myafir, ishin shumë vëllezër Kosovar e midis tyre edhe  patrioti shqiptar, Ekerem Bardha që e kishte drejtuar për një takim me të. At Bellusci gjatë vizitës i bëri edhe një intervistë mbi rolin që ka lozur bektashizmi në çështjen Shqiptare?-

Bbaba Rexhepi ishte përgjigjur: Kur është interesi i kombit është në mes shqiptarët  kanë bërë të krishterët jo vetëm bektashinjë, por edhe Dervishat, dhe i  kishte rrëfyer  historinë e trimave të Mihalit dhe Çerciz Topulli  kur çeta e tyre e vogël  kishte qenë e rrethuar dhe në rrezik, dhe pjestarët Mihal dhe Çeçua  ishin prezantuar si Dervisha.

At Bellushi Ishte ndër të parët që foli mbi dhunën ndaj kosovës dhe kosovarëve  si një gjemocid dhe  jo e përkufizuar  vetëm si shkelje për të drejtat e  njeriut. Në lidhja n 41,  30 maji 1999,  kopërtinën e revistës Lidhja i detikoi  një përmbledhje gjenociti të Kosovës. Pas disa muajsh në 1999 shpërtheu Lufta në Kosovë, dhe filloi një epoke me Liri me demokraci. (Lidhja fq 1389).

Ja se si shprehet ai: E doja Kosovën, u dashurova me të.  Kosova me tepër se sa Shqipëria na kishte hapur dyert ne arbëreshëve. Çështjen e Kosovës e  ndjeja  si detyrim moral vëllazëror.

Me cilin do që më jepej rasti të takoja njerës me influence bisedoja dhe pretendoja për këtë çështje.

Kosova u bë pjesë e jetës sime- thotë Bellusci – Ishte një mision që përfshiva edhe vëllaun tim arvanitas Aristidh Kollja, me  të cilin kishim krijuar  edhe dy ura lidhëse mes arvanitasve dhe arbëreshëve.  Kjo falë punës  së tij 40 vjet kërkime, mbi etnografinë tek arvanitasit. Dalëngadalë At Bellusci penetroi edhe tek arvanitas, Vangjeli LLjapis, Jorgo Marougas etj.

Nga ai moment Revistat arvanitase “Dialogoi” filloi të shkruante me shkronja shqipe e të jepnin edhe lajme për Kosovën. Aristidh Kollja  u bë një nga mbështetësit kryesor. Kollja ishte një vëlla për mua. Më mungon shumë ky vëlla dhe iku shpejt nga kjo botë- do të shprehet At Bellusci.

Nga 1-4 qershor 2005,  At Bellusci niset  per ne Kosove ,me objektivin për të dhene njëqind kopje të librit  “Hulumtime dhe studime mbi arberorét né Hellas ” ku rradhiten 918 fshatra arbërorë arvanitase. Ky eveniment  organizuar prej drejtorit të Institutit të Diasporës në Prishtinë qe te shpërndahen falas në biblioteka dhe shkolla. Qëllimi ishte që brezat të mësonin mbi arvanitasit, e të sensibilizonin për këtë popull të lënë disi në harrësë, ose më mirë që nuk kujtoheshin aspak nëpër libra.

Nga data 22-28 maj 2013 At Bellusci Udhëton në drejtim te Pejës i ftuar në Konferencën ndërfetare, mbajtur në Pejë. Te shtunë 25  ndalet për një Intervistë televizive “Dukagjini” e Pejës. E diel 26, mban ceremoni e nderit e Drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Prishtines. Të hënë 27, i dorëzohet  certifikatës e meritës, nga Presidenti i Republika e Kosovës.

Nga 3-6 shtator 2013, At Bellusci niset në Prishtinë  së bashku me Peshkopin arbëresh te Ungrës Donato Oliverio per Përurimi i katedrales së re katolike latine në qendër e Prishtinës

Nga data 6-10 Prill 2016, nisen per ne Kosovë. I  ftuar  nga Qeveria e re e Kosovës, Thaçi  ku në një takim me të shprehnte  dëshirat dhe vullnetin e mirë  për arbërshët dhe Arbërinë. Një takim tjetër bëri me Ministren për dialog Edita Tahiri, ku edhe  asaj i kërkoi bashkpunime midis shtetit të Kosovës she Italisë, projekte konkrete për mbështetjen e arbëreshëve.  Tahiri u bë një mike e arbëreshëve dhe prezente për sa kohë që kishte këtë funksion.

At Antonio Bellushi mbajti gjallë botën arbërore shqiptarinë, vëllazërinë, dhe gjuhën shqipe. Këtë e pamë si  në udhëtime e tij  né Shqipéri, Kosove, apo në mitingjet e tij në Boston,në Nju jork, Melbourn- Sydney- Adelaide- por e shohim  edhe sot me diasporën  në Europë si në Svizër, po ashtu edhe në  ShB.A, ku vazhdon të mbajë raport  me shqiptarët nga të gjitha trevat dhe që shpesh vijnë dhe e takojnë çdo vit në Frasnitë,  me dëshirën  për ti trasmetruar atyre botën arbërore si edhe mos të harrojnë gjuhën e mos të asimilohemi

  • Në ballkonin tim- rrëfen At Bellusci- vazhdojnë të valvitet tre flamujt, shqiptar, kosovar, dhe ai Italian. Ndërsa në bibliotekën time, portretet  si ajo e  Skënderbeut, Alesandrit, Pirros,  Adem Jasharit,për mua  janë ndihmë (suport)  burim force, e sensibilizimi që kjo Arbëri e arbëreshëve të jetë e përjetshëme e mos të vdes kurrë!

Aristidh Kolljas,e ka përshkuar kështu figurën e Z. Bellusci.

“Papas Antonio Bellusci, Hellen, Pellazgu, Pasardhës i Kadamit dhe Ilyrit, Maratonomku etnosit arbë, Arbërori i paqes, pasardhësi i Eneas, i Aleksandrit të madh, i Pirros, i  Skënderbeut. Pasardhsi i atyre që lanë Morënë e bukur me lotë dhe që deri më sot e kujtojnë, e mendojnë dhe i këndojnë me nostalgji”…

At Bellusci është një istitucion, është një arkiv i gjallë, është një punëtor i palodhur, është kollos i Arbërisë.

Ali Podrimja

Podrimja para se të jetë një shkrimtar shumë i thelle, ai ishte një mik, një vëlla i sinqërt. “Lum lumi” nuk është një Linjë- thotë Podrimja në vargun e tij.

Podrimja, në fakt nuk ishte  një linjë e drejtë,  ai ishte një harkë, një ylbër, që vjen dhe na takon, e na mbush  si një Lum. Ai është një rrjedhë që nuk lë myshkun e shekujve të mulojë ato gjurmët dardane mbi gurë ku fatkeqësisht nuk kemi qenë të aftë për ti dhënë jetë.

Kam idenë se poetët u ngjajnë profetëve, edhe Podrimja  la  mbi fletë, fatin e tyre ato format universale  me të të gjitha nuancat, të  futur në një kornize pikellimi.

Ali Podrimja  është shprehur kështu për At Belluscin.

“I dashur Bellusci, jemi në dijeni se çfarë kini bërë për gjuhën shqipe e gjakun arbror. Jeni miku më i madh i shqiptarëve. Juve, iu çelet dera e shtëpisë e çdo shqiptari  edhe në mesin e natës…jemi popull evropjan  dhe se fati na ka shpërndarë ”.

Podrimja I dedikoi At Belluscit një poesi  titulluar “Boçaret”  Lidhja, faq. 498

Meqënse jemi te poetët nuk mund të harroj Esat Mekulin. Mjafton shprehja “kendova edhe kur m’ishte ndalu” e cila eklipson gjithë aktivitetin e tij.

Por si mund të harroj Idriz Ajetin albanologun e madh, të cilin e njoha nga afër.

Lista është shumë e madhe, – thotë Bellusci- por nuk mund të harrojmë veprën e asnjërit prej atyre që u dergjen për Kosovën.

Në muajin  korrik gusht  morëm lajme se si një grup shkencëtarësh rreth 33 prej tyre konfermuan që gjuha shqipe ka pothuajse mbi 6000 vjert që shkruhet, për lashtësinë e këtij populli na erdhi një tjetër konfermë  mbi Linin e Pogradecit si qyteti më i lasht, gjë e cila është folur për këto troje, por u gëzova pa masë për një  rizbulim të bërë nga një projekt francezë mbi mbishkrimin e qytetit Dardan të Justinianit, në kishën më të madhe paleokristiane, në Ulpianën dhe u befasova që ishte vetëm 5 km larg Prishtinës, bëhet fjalë për një objekt kishtar i punuar më kërkesë të perandori  i cili ka ndërtua edhe Haga Sofia në Stamboll.

Dëshiroja që të kishte qenë një kosovar apo ndonjë shqiptar autor i këtyre zbulimeve e me vjen keq që gjithmonë janë të huajt. Duhet të punojmë shumë mbi investimet mbi historin, gjuhën kulturën në përgjithësi sepse jemi shumë vonë. Kanë qenë vetëm të tjerët që kanë folur për gjuhën dhe historinë tonë- u shpreh At bellusci në  nga intervistën e tij.

Sot, nëpërmjet Qëndrës albanologjike themeluar nga At Antonio Bellusci  në 1970,  vazhdojmë  të mbajmë  raport të gjallë me diasporën e  Kosovës nëpër botë si edhe me Kosovën.  Përmendim miqtë tanë që na kanë ardhur e të na nderojnë  si Miku ynë Rexhep Rifati. I pa përtuar ku ka sfiduar edhe orën biologjik, I pa lodhur dhe I gjindur në çdo kohë, ka ka krijuar ura midis botës arbërore dhe asaj Kosovare në Diasporë. Një tjetër mik çmuar Mehmet Haziri, shkrimtar, publicist, studiues, dhe hartues i abetarës së pare. Frekuendues dhe mbështetës I botës arbëreshe. Përmendim mbështetjen që na bënë Piataforma Prointegro themelues Osman Osmani dhe të gjithë organizatorët e saj. Nderojmë edhe  arbëreshin Mikele Greko I cili krijon ura midis Kosovës dhe Arbëreshëve dhe ka dhënë një kontribut të madh.

Sot në këtë ditë feste na nderojnë edhe Inxhinier Zoti Jakup Reka, nënkryetar i Kuvendit të Shqiptarëve nga Shkupi Maqedoni e Veriut. Por nuk mund të jemi indiferent se ai është edhe Duke qenë dhëndri i njërit prej mikut të At Belluscit prof Murat Isakut  mik i At Antonio i cili e kujton me shumë respekt takimin më 12 Shkurt 1995. Tek revista Lidhja janë botuar përkthyer në disa poezi të tij, Përcjellim disa vargje të poezisë së tij

Shiu t’kalb, gjarpëri t’rri në gij…Pse or Zot?

Dilni..Burra tek lumi se fisi flakë ka marrë!

Digjet si kullat n’ Kosovë e s’pyet për lot

S-di për varr ky zjarr, S-di për zjarr ky varr.

Faruk Tasholli, gazetar e poet nga Gjermania, mik i At Belluscit, një njeri i guximshënm por shpirt madh e Fisnik.  Është e aftë ta bëjë shpirtin të dridhet, edhe kur ai ruan një sfond errësire arrin përmes velit të shekujve- shpreh At Bellusci për të.

Gjergj Prenkoçaj,atdhetar,bashkudhëtarët e mi kryesor,  me të cilin kemi qenë edhe më parë At Antonio dhe në shumicën e ngulimeve arbëreshe. (Vendos brenda dy ditësh se e ka nën në spital).

Vizitën e fundit në Kosovë At Bellusci  e ka bërë me vëllaun kanadez Robert Elsie, né 1917 disa muaj pare  se ai té linte kété jeté,  së bashku kanë vizituar edhe varrin e heroit legjendar   Adem Jasharit.  Né njérén prej vizitave né  biblioteké më tha: Shqiptarét kané léné shumé pas doré historiné gojore,  Nuk është vonë. Nisini dh kodifikoni hestorinë gojore dëshmi e njerëzve që janë sot.  Të kodifikosh historinë gojore është po aq e rëndësishme, ndonjëherë edhe më tepër se sa ato arkivat dhe analet  që rastis të shtrëmbërohen nga kush komandon.

Në takimet e tij At Bellusci nuk rri pa përmendur një djalosh shqiptar i Mal i të zi , i cili e bëri të penetrojë në botën diaspore shqiptare, djaloshi  quhej Ardian Gjnaj, emigruar Windsor, punonjës i doganës, në tunelin e nëndetësve që  kontrollonin territorin Canada _ Stati Uniti. Është i njejti djalosh që i fali motrës sime Rina një varse me simbolin e shqiponjës dy krenare të cilën  ime motër nuk e heq kurrë, gjë që tërhoqi  vëmëndjen edhe  presidentes së Kosovës Vjosa Osmani  në Bibliotekë- Ky djalosh fluturoi shpejt në qiell por unë e ruaj në zemrën time edhe sot- shton At Bellusci

Shqiptarët e Kosovës, si edhe popullsia  arvanitase janë një jë popull që themeluan Europën që vuajtën si askush tjetër, u pushtuan, i torturuan, kërkuan ti asimilonin, por kjo nuk nuk mund të ndodh kurrë sepse ata janë ajo farë që i përketë asaj toke  dhe askush nuk mund ta klonojë. Krijuesi e mbolli mbi tokë për të mbijeuar si pjesë universale e kosmosit të tij.

Kosovari është ai popull që di  të jep  pjesë nga shpirti i tij, ata dinë të rrëngjethin edhe në momete gëzimi, të rrëmbejn shpirtin  sa herë që bëhen bashkë dhe nisin e këndojnë me lahutë  nëpër sheshe  ato këngë kushtuar Isa Boletinit apo Adem Jaharit, që kanë  bukurin epike  homerike, por edhe ata tinguj lirik  kur këndojnë e ja marin valles në festa me kostumet e tyre ku është qendisur universi, e përmbajnë pathosin e bashkimit.

I sheh të bukur  ato vajzat si zana e djemtë si kreshikë.  

Sot At Bellusci, me nënshetësinë kosovare, për këtë ju jemi mirënjohese Y. Vehbi Miftar, këshilltar i Presidencës pranë Vatikanit,  e nëpërmjet tij presidentes Vjosa Osmani i cili që kur ka shkelur në Bibliotekë na ka  mbështetur e për këtë i jemi shumë mirënjohes.

At Bellusci  nga sot nuk  do të ndihet më si ajo shqiponja me një flatër, por me të dy krahët  të pëqafoj Kosovën si bir i saj , por  dhe  me betimin si qytetar i saj që do vazhdojë të kërkoj të flutroj në misionin e tijn që edhe ato territore ku vëllezërit e tij në Pazar i Ri,  në Medvegja, apo Bujanovci etje  të flasin me gjuhën e të parëve të tyre.    

Ky popull ka në deje gjak shqiptari  dhe është i destinuar për të qëndruar së bashku.

Edhe 100 të tjera at Bellushi 

E përjetshme Kosovë.

Rroftë Arbëria! 

Ornela Rdovicka Qëndra albanologjike pranë Bibliotekës Bellusci \ Frascineto

Ornela Radovicka

Data 15\09\2023