Mirë se vini në “Shkollën Shqipe” Zvicër!

E shtunë, 27 Prill, 2024

Dhe pas pushimeve në mbarë Zvicrën nxënësit fillojnë edhe me mësimin në gjuhën amtare, fillojnë vitin e ri shkollor 2023/24 në “Shkollën Shqipe në Zvicër”. Dyert e shkollave shqipe të kantonit të Zürich-ut, St. Gallen-it, Arga-ut, Thurgau-t, Bern-ës, Walis-it, Uri-t, Grabünden-it, Apenzell-it, Solothurn-it, Wadt-it, Freiburg-ut, Luzern-it, Jura-s, Solothurn-it, Tessin-ës,  Luzern-it, Schwyz-it, Zug-ut, Baseland-it, Schafhausen-it, …, janë gati për orët mësimore në gjuhën shqipe.  Jemi të bindur se ditët në atdhe kanë kaluar shumë shpejt, sa që shumica prej jush, bëjnë të njëjtën pyetje, të cilën shpesh ne të rriturit ia parashtrojmë vetes : “A thua ishim në vendlindje?”.

Por, megjithatë jemi të bindur se tani keni më shumë forcë se në Qershorin që e lamë pas. Bankat shkollore po ju presin dhe mësueset e mësuesit i kanë bërë të gjitha përgatitjet, që ju ta ndjeni veten si në vendlindje.

Mirë se vini!

Edhe sivjet ju presin shkronjat e shqipes, mësimet në lëmin e letërsisë, historisë, gjeografisë dhe kulturës shqiptare. Sa shumë keni për të mësuar sepse gjuha shqipe krahasohet me valët e detit. Ashtu si valët e detit që nuk përfundojnë edhe mësimet në gjuhën shqipe nuk përfundojnë kurrë. Prandaj, ju të gjithë duhet të përgatiteni që të “notoni” sa më mirë në valët e saj, sepse nuk ka më keq, kur një fëmijë nuk e njeh gjuhën e nënës – gjuhën amtare. Ju e ndjeni fare mire kur nganjëherë ju mungojnë fjalët dhe se si mundoheni të gjeni rrugëdalje me ndonjë fjalë tjetër për ta treguar kuptimin e mendimit. Por, për të gjitha ka zgjidhje. Prindërit e juaj e kanë për obligim që t`iu sjellin në orët e gjuhës shqipe, kurse ne bashkë me ju të “notojmë” gjatë tërë vitit në dallgët e gjuhës shqipe, dallgë të cilat padyshim se do t`iu pëlqejnë shumë. Sivjet “Shkolla Shqipe në Zvicër” jo vetëm që përfshinë mbarë shtetin helvetik – Zvicrën, por edhe synon dyfishimin e numrit të nxënësve, në të gjitha kantonet ku organizohen orët mësimore në gjuhën shqipe.

Dhe fare në fund ju përkujtojmë edhe pse ua kemi thënë vazhdimisht se gjuha e nënës është themel i identitetit kombëtar, ajo mbron flamurin, identitetin, atdheun. Nuk mjafton të thuash jam shqiptar, nëse nuk e di edhe gjuhën shqipe.

Ato, duart e juaja, të bukura që për mrekulli e bëjnë shqiponjën, nuk kanë kuptim të mjaftueshëm pa njohjen mirë të gjuhës shqipe. Dhe mirë themi, vetëm atëherë kur lexojmë dhe e shkruajmë si duhet gjuhën tonë të dashur, gjuhën e shekujve. Dijetari i madh shqiptar Sami Frashëri ka thënë: “Shenja e kombit është gjuha, kur një komb humb gjuhën ai ka humb edhe veten” apo poeti ynë kombëtar Filip Shiroka, i cili thotë: “Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sa do që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

Mirë se vini, nxënës të dashur!

“Shkolla Shqipe” – Zvicër

Dr. Vaxhid Sejdiu – koordinator