Profil Arbëresh/ Michele Greco

E shtunë, 27 Prill, 2024
E shtunë, 27 Prill, 2024

Profil Arbëresh/ Michele Greco

Jemi mësuar të vlerësojmë vetëm ata arbëreshët e djeshëm dhe harrojmë të përmendim  këta arbëreshët e sotëm që  falë tyre,  ende sot,  mes botës së globalizimit,  arbëreshët arrijnë të mbijetojnë, në gjuhë, në rit, në kulturë që prej 600 vjetësh.

Mendoj se këta arbëresh jo vetëm nuk duhet të anashkalohen, por edhe duhen vlerësuar, dhe falenderuar.  Sot, kam dëshirë t’iu njohë disi deri diku me arbëreshin Michele Greco.

Michele,  u lind në fshatin arbëreshe Ejanina fraksion i ngulimit arbëresh i Frascinetos, në vitin 1966. Mësimet e para i merr në  qytezën e tij.  Ndërsa studimet e larta i mbaroi në Universitetin e Napolit në degën Gjeologi.

Formimi i tij  në vite kalon nga Gjeologjia tek “Metodologia e Didattica degli Audiovisivi”, dhe më vonë  në atë të shkencës së Matematikës. Fiton të drejtën të  jetë  Docent natyralist për të rinjtë  me aftësi  te kufizuara pranë Univeristetit të Kalabrisë, dhe që nga viti 1998  deri sot  Michele Greco është docent  i shkencave natyrore pranë shkollave të mesme. Sot nuk do të flasë për zotësinë e këtij arbëreshi në këto fusha, por si një arbëresh i cili ka dhënë një kontribut të madh, e të veçantë në përhapjen  dhe ruajtjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe.

Michele Greco, u rrit e u edukua  në një ambient tek ajo tokë e cila  nga gjiri saj nxori me dhjetra arbëreshë të famshëm si  Vicenzo Dorsa, Michele Bellusci, papas Domenico Bellizzi, papas Bernardo Bilotta , Emanuele Giordano, papas Giuseppe Ferrari , Luca Miranda, Achille Parapugna, papas Vincenzo Selvaggi Francesco Solano, Giuseppe Catapano, dhe sot vazhdon t nxjerrë akoma arbëresh  si at Antonio Bellusci,  Agostino  Giordano,  e bashkë me ta radhisim edhe Michele Greco, këtë djaloshar, sa  inteligjent, i  papërtuar  dhe i heshtur  në veprat e tij.

Arti i muzikës, folklori arbëresh  gjuha arbëreshe ishin jo vetëm hobby i Mikeles, por ai kishte ndjenjën e përkatësisë (appartenza), sepse i rritur në familjen  arbëreshe, ato familje që të presin me këngë e vatër të ngrohtë. Ky djalosh del jashtë caqeve të qytezës së tij, dhe çon zërin arbëror larg katundit të tij. Ishte pikërisht viti 2009,  kur me grupin e tij merr pjesë për herë të parë  në një takim kulturor në Mitrovicë\ Kosovë. Kishte vetëm një vit Kosova që ishte bërë  Republikë , e mes përmallëngjimit të këtyre vëllezërve,  lotët do të ktheheshin në vargje:

Kur u nistin gjith anit

Dherat tan iktin ka sit,

burrat gjith bën një shërtgim

grat gjith bën një vajtim,

dil e hana ti Stuhjì,

oj arbëreshë, oj Arbëri.

Prishtina, gjithmonë i ka hapur dyert për Arbëreshët, dhe Michele këtë gjë nuk e harron. Shpirti i rreh dhe i bëhet me flatra , përgjatë eventit  kulturor“ Ditët e Diasporës në Kosovë” dhe  përjeton  kryeqytetin e vëllezërve të tij Kosovar me vargjet;

Xhamadani vija vija

eshte Kosova o eshte Shqipnia

rreh si zemer Çiftelia

oh sa e madhe esht Shqipnia!

Mëma Shqipëri nuk i është indiferente Micheles, dhe ky moment arrin në vitin 2011, kur Michele pa për herë të parë Vlorën. I lidh Polifonia, ajo trajtë metafizike që shkojnë përtej kufijve të çdo qytetërimi dhe çdo kohe. Ku bukuria gjen  kuptimin dhe kënaqësinë e shpirtit. Jetojmë në një botë që nuk mund ta ngadalësojë garën e saj drejt një hapësire “të përbashkët” ku do të integrohen kombe dhe qytetërime të ndryshme, ku do të ndërthuren trashëgimitë dhe historitë. Takimi i këtyre qytetërimeve zhvillohet në shkallë globale por intensifikohet në çdo komb…

  • Polifonia arbëreshe i jeton këtij pitoni quajtur globalizim- thotë Michele- sepse përfaqëson disa nga bindjet më të thella: mbrojtjen e  kulturës  dhe rezistencën ndaj standardizimit. Polifonia arbëreshe, është pikë  takimi, harmonie, dhe tolerancë në të njëjtën kohë.

Vlora është edhe qyteti e Pavarësisë së Popullit shqiptar.  Në atë vit 1912 arbëreshët ishin përkrah Ismail Qemalit.

Kur shikoja valët në brigjet e detit të Vlorës më vijnë ndërmend stërgjyshërit tanë, të parët tanë , të cilët zbarkuan në Itali edhe nëpërmjet Otrantos.

Historia na ka njohur se edhe  nga  krahina e Vlorës kishte ushtarët të regjiment Maqedons Real të Napolit në vitin 1739. Diku kam lexuar që një prej tyre ishte Stati Gicca\ Gjika  i cili me gjithë kundërshtimin zyrtar të rezidentit venecian në Napoli, arrin në Capua nëpërmjet Otrantos me një varkë me 24 shqipar të cilët përbënin eshelonin e parë të regjimentit prej pesëqind burrash të regjistruar për ushtrinë napolitane.(më vonë i quajtur zyrtarisht Regjimenti i Real Maqedonas. Ishin pikërisht veshja Labe\ Labëria fustanella që bëri mbretin e Napolit të dashurohej pas kostumit të tyre kombëtar.

Iliria është e madhe, dhe toka  e Kroacisë e fton  Michelen në vitet 2015 dhe 2016 së bashku me grupin e tij  artistik,  ku debuton për një koncert të përbashkët. Kroacia është tokë me gjurmë shqiptare, ku ndihen  të njejtë kapilar ku pulson gjaku arbëror, atje, janë vëllezërit arbëresh të Zarës, dhe si dy zemra në siderurgjinë e tyre  kënkës do tia thonë:

Atje kam u zotit tat,

Atje kam u zonjen mëm,

Atje kam edhe tim vëlla,

Gjith t’mbukuar nën Atdhe.

Dëshira e Micheles është të shohi edhe vëllezërit arvanitas. Lidhet me ta, krijon ura nëpërmjet muzikës dhe folklorit  dhe më  13.10.2019  shkon në Salamis (Greqi) dhe  nderohet me disa çmime si medalja, e “Ambasador i Paqjes” nga rrjeti ndërkombëtar GSFEN, dhe  me  Medalje e Artë ‘Aleksandri i Madh’, nën kujdesin e Grupit të UNESCO-s të Pireut dhe Ishujve.

Shpirti i arbëreshit është si shpirti i artistit, që nuk mund të rri vetëm, por lumturohet kur është i apasionuar, i dashurar, dhe hidhërohet kur nuk e gjen dot atë. Këngët, muzika, ishin elementë të jetës së këtij populli.

Shkova ka dera jote e s’ishnjeri,

Dolla ka Udha e Kroit e nëng të pe,

Këtkova gjitonì për gjitonì,

E mosnjeri m’e tha se ti ku ishe,

Një mjegullez ezez m’u vu ndër si,

M’kercien trut e m’u err gjith ki dhe,

Me sit mb’lot u prora prap ndë shpi,

I helmuar dreq si zogu pa fole.

Michele nuk ndalet vetëm në folklor, puna e tij shkon disi më tutje.  Është aktivist në veprimtaritë letrare dhe atdhetare pranë Universitetit  popullor të Ginevrës

Ginevra kthehet atdheu i tij i dyte. Me mijëra vëllezër kosovar që jetojnë atje mësuan dhe njohén botën arbëreshe  pikërisht nëpërmjet këngëve të tij, rrëfimeve të tij debutimeve të grupit të tij. Para disa ditësh me 10 qershor  ai mori pjesë në festimin e 145 vjetorit të lidhjes së Prizërenit dhe Presidenti  Albin Kurti e përfshinë në këtë festë, duke e bërë të njohur jo vetëm emrin por edhe qytezën e tij  Frascineto, nga ai ka prejardhjen.

Para disa ditësh më 6 qershor 2023  Michele ishte pjesmarrës në aktivitetin letrar dhe artistik mbajtur nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës për figurën e ndritur të  shkrimtarit dhe patriotit Sulejman Krasniqi i vlerësuar me “ Çmimin e Republikës” dhe “ Urdhërin e Punës” , me origjinë nga Hoçë e Vogël, në afërsi të Rahovecit, i cili pasi burgoset nga rregjimi serb për veprimtari patriotike  më 1958 arratiset për në Shqipëri. Ai është autor i  një numri të madh romanesh, novelash dhe veprash eseistike të botuara në shqip, ndër të cilat veçohen romanet Mic Sokoli, Rebeli i Bajraqeve dhe Makthi i Hijeve, Prijësja e komitëve, Rrëfimet e majorit, drama dhe vepra publicistike.

Michele me muzikën e tij, me fjalën e tij të ngrohtë, me formimin e tij, me sakrificat e tij në vite, bënë që zëri i shpirtit të tij  të  pikëzojë atë sentiment Arbërie të gjakut  të Arbërit  i cili është ende  i gjallë.. Ai gjak që vazhdon të këndojë akoma  Jorundinën dhe Kostandinin që prej 600 vjetësh. Gjatë ceremonisë Vallja në shesheshin dhe rrugët e Frascinetos ne do shohim Michelen që këdon rapsoditë.

Kush jè ati te dera?

– Zonja mëmë, jam Jurëndina!

Por ti hapm’e, zonja mëmë!

– Mbaj tutjè, vdekje mixore,

çë nëndë bilzit më more,

e me zanë e s’ime bilë

erdhe ni të marrsh dhe mua!

– Moj hapm’e, ti zonja mëmë,

Zonja mëmë, çë më rrëfien?

Vet jam u Jurëndina.

E jëma zgardhulloj derën:

– Kush të suall tij, bila ime?

– Mua m’suall Kostandini,

Kostandini im vëlla.

Kostandini?!.. e ni ku ë?

-Ati afër më lireu,

hiri mb’qishë e ësht e truhet.

– Kostandini im vdiq!….

E mba e jëma tek e bila

e mba bila tek e jëma,

vdiq e jëma edhè e bila.

Tinguj  që rrjedhin nga shpirti i  këtij Arbëreshi  të Kalabrisë,  ngjyhen në gjelbërimin e Polinit, dhe së bashku me frymën e shqiptarve në Friburgo,  Saint julien en Genevoise Di Francia, Ginevra (Svizzera), Bern, Prizëren, Gjilan, Tiranë etje si një diafragmë gjigande shpërndajnë hemoglobinën arbërore.

Michele është një shembull sublim i botës arbëreshe, i cili si askush tjetër ka mbajtur gjallë gjuhën, traditat, kulturën, që e trasmeton mbanë botës arbëror, pikërisht për këtë Michele Greco vlerësohet në 25 gusht 2022 me titullin  “Artist i merituar i Arbërisë \ Artista Benemerito d‘Arberia“

Jetë të gjatë,  dhe suksese të mëtejshme këtij biri të denjë  arbëresh!