Filmi “Gjeneral Gramafoni” shfaqet për herë të parë në Londër

E premte, 3 Maj, 2024

Ditën e djeshme është shfaqur për herë të parë në Londër  filmi “Gjeneral Gramfoni”. Një nismë kulturore e BAAA (British Albanian Artis Association) me iniciativën e z. Tomorr Kokona në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ambasadori, Shkëlqesia e Tij z.Ilir Kapiti.

Pas 45 vitesh, ky film, me një interpretim të pakrahasueshëm nga një ekip aktorësh të nivelit ndërkombëtar të aktrimit, na dhuroi sërish emocione të forta.

Skenat bardhë e zi, e kësaj bobine dikur shiriti, të cilat të gjithë i njohim shumë mirë, rindërtuan në kujtesën tonë fakte historike dhe momente sentimentale të një jete të thjeshtë patriotike plot nostalgji dhe patos.

Gama melodike e ndërthurur me nuancën e dialogut pa nënvlerësuar as dashurinë e as dhimbjen, falë një dixhitalizimi teknikisht të përsosur, e mbajti audiencën të mbërthyer përpara ekranit të monitorit.

Muzika si personifikim i fuqisë shpirtërore shqiptare!

Ngjarjet e detajuara ishin jo vetëm një dëshmi historike, por edhe një mundësi për t’u njohur të rinjtë, e pranishëm në sallë, të cilët po e shikonin për herë të parë këtë film.

Grupi organizator i këtij aktiviteti kulturor kishte përgatitur edhe tryezën e mirëseardhjes ku të ftuarit me dashamirësi ndanë përvoja, mendime, kujtime dhe ndjenja personale.

Një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje iu drejtua personalisht këtij aktiviteti nga z. Aleksandër Peçi, autor i kolonës zanore të filmit “Gjeneral Gramfoni”.

Nuk ka krenari kombëtare nëse kultura e atij populli nuk ruhet dhe trashëgohet.