“Kur bota ish në gjumë“,një homazh poetik për poetët Vilson Blloshmi e Genc Leka

E premte, 3 Maj, 2024

“Kur bota ish në gjumë“  dy të rinj edhe pse ëndërronin të ishin mësues nuk mund të bëheshin të tillë për shkak të bindjeve nacionaliste të paraardhësve të tyre.

Bota ish në gjumë kur në një qytet të vogël por m’u  në zemër të Europës së kësaj bote dy të rinj përndiqeshin vetëm pse mësonin frëngjisht në mënyrë autodidakte dhe lexonin letërsi .

Kur bota ish në gjumë dy të rinj në kulmin e ëndrrave të tyre për jetën dënohen, pastaj burgosen e më pas pushkatohen sepse ishin të zgjuar, të drejtpërdrejtë, shkruanin poezi hermetike, simboliste, ëndërronin liri në kohën kur edhe ëndrrat ishin të ndaluara.

Bota ish në gjumë kur bashkë me dy të rinjtë u varros edhe poezia e tyre realiste sepse ajo nuk i këndonte fitoreve imagjinare por realitetit të dhimbshëm.

Bota ish në gjumë, po po, se përndryshe kjo marrëzi nuk duhej të ndodhte.

Ishte gjumi i gjatë i letargjisë moniste.

Ishte letargjia që paralizonte intelektualizmin, të vërtetat vrastare që regjimet totalitare prodhojnë.

Është kaq tragjike që gjumi i heshtjes nuk e ndalon dot marrëzinë e shkrepjes së armës duke këputur në mes dy jetë, miliona ëndrra.

Duket se absurdi nuk ka limit në vendet ku fuqia e padrejtësisë nuk ka cak.

Kur bota ish në gjumë, në terrin e natës, dy të rinjtë pushkatohen përkrah njëri- tjetrit pa varr, në vetminë e netëve të territ të egër e të gjatë diktatorial…

Përse bota është në gjumë dhe hesht kur zinxhiri i padrejtësive mbyste  pikërisht të diturit të pafajshmit , idealistët duke kërcënuar të brishtat liri prej të cilave lindin mirësi?!

Ne nuk pretendojmë që zgjimi të vijë nga kjo sallë e vogël e errët, por përmes lutjeve poetike ne të paktën mundemi të sjellim mes nesh pafajësinë e dy shpirtrave poetikë që koha e padrejtë ua burgosi mendimin dhe ua ndërpreu padrejtësisht jetën e më pas  i shpalli Martirë të Demokracisë  sepse i tillë ishte vargu i tyre; narrativë  e një sistemi mëkatar që nuk duhet të përsëritet më.

Ka kaq shumë Hënë e yje  në poezinë e tyre që pa frikë është drita e pashtershme që buron nga tharmi poetik që herë i ngjan qiriut që fiket e herë vullkanit që paralajmëron apokalipse.

Ndaj poetët nuk duhen neglizhuar, as harruar e kurrë  jo, vrarë, ky moment i risjelljes së vargut si kujtesë e homazh le të shërbejë si ndjesë e një ndjese që nuk ndodhi kurrë.

Si lexim i një vepre të zhvarrosur por jo të shfarosur.

Imagjinoni për një moment sikur e tërë kjo salle prej profesionistësh  ti kundërvihej dikujt pse shkruan poezi, pse është i drejtpërdrejtë, pse mëson gjuhë të huaja, ç’tragjizëm i dyanshëm dhe çfarë gjyqi absurd do të ish!

Por kjo nuk duhet të ndodhi !

Mos ndodhtë kurrë më.

Marjana Bulku ( ideatore, organizatore dhe moderatore e homazhit poetik “Kur bota ish në gjumë”)