Tek Bijtë e shqipes në Filadelfia, hyn edhe Havzi Nela  

E hënë, 22 Prill, 2024

Në sallën e veprimtarive të Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Bijtë e Shqipes“ në Filadelfia, nga sot nuk do të mungojë edhe portreti i martirit të fjalës së lirë, poetit HAVZI  NELA  i vlerësuar “Martir I Demokracisë“ (pas vdekjes ).

Ai do të jetë aty krahas poetëve, shkrimtarëve e atdhetarëve të tjerë, me të cilët I bashkon dashuria e kontributi për kombin, për ta parë atë të fortë, të lirë e të bashkuar. Aty, do të jetë së bashku me vëllezërit Frashëri e me Ndre Mjedën, me Pashko Vasën por edhe me Ali Podrimjen, me Fan Nolin por edhe me Faik Konicën, me Gjergj Fishtën, Migjenin dhe Esad Mekulin, me Ismail Kadarenë e Mitrush Kutelin, me Musine Kokalarin, Ali Asllanin, Dritëro Agollin dhe shumë e shumë të tjerë. Sigurisht aty do të gjejë edhe figurat më të mëdhaja kombëtare, që e ndërtuan shtetin shqiptar apo i dhanë emër si askush tjetër kombit, GJ. K. Skënderbeu, Ismail Qemali e Nënë Tereza.

Ceremonia e këtij veprimi e planifikuar të zhvillohej pak ditë më vonë, u realizua me datën 9 prill 2023, meqenëse atë ditë erdhi për një vizitë të shkurtër pranë nesh edhe kryetari i këshillit të Qarkut Kukës, z. Abdulla Domi prania e të cilit në këtë veprimtari u mendua se do te ishte një vlerësim i shtuar për veprën e poetit kuksian Havzi Nela. Ishin pjesëmarrës anëtar të këshillit drejtues të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, intelektualë e anëtar të komunitetit shqiptar e veçmas të atij kuksian. Krejt rastësisht u gjetën të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme mysafirët nga Shqipëria, çifti intelektual Sanie e Arian Korini, drejtues të shkollës jo publike “Arkos” në Tiranë, të cilët kishin planifikuar një vizitë pranë shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, dhe me këtë rast u anëtarësuan në shoqatë. Këtë veprimtari e hapi kryetari i kësaj shoqate, z. Bujar Gjoka i cili pasi uroj mirëseardhjen për të gjithë pjesëmarrësit, theksoi se kjo veprimtari është e veçantë për shoqatën “Bijtë e Shqipes”, pasi i kushtohet një emri që është vlerësuar vetëm pas vdekjes. Dhe ne qoftë edhe simbolikisht duam ta sjellim afër komunitetit, me qëllim që ne të ardhmen poetin martir Havzi Nelen, ta njohim më mirë nëpërmjet organizimeve të tilla kushtuar atij. Ai ja dha fjalën kryetarit të nderit të shoqatës “bijtë e Shqipes” z. Tajar Domi (që është edhe autori i këtij shkrimi), i cili shkurt evidentoi jetën, veprimtarinë poetike e vlerësimin e figurës të Havzi Neles, mbështetur edhe në publikimet e shkrimtarëve lumjan Rexhep Shahu, Izet Duraku e Petrit Palushi:

Mësuesi e poeti shqiptar Havzi Nela, lindi në fshatin Kollovoz të Kukësit në vitin 1934 dhe vdiq i ekzekutuar me varje në litar me 10 gusht 1988, nga sistemi diktatorial i kohës. Ndoshta është poeti i fundit në botë i ekzekutuar në këtë mënyrë.

Kur ishte ende fëmije, babai i tij vdiq. Dhe pikërisht për arsye të varfërisë, në moshën 9 vjeçare del nga shtëpia prindërore për të nxjerrë bukën e gojës në Tiranë, ku falë dashamirësisë të mësuesve e zellit të tij për dije, filloi menjëherë shkollën, që e vazhdoi edhe pas luftës.

Në vitet 1947-1949 jetoi me xhaxhain e tij në Prizren, ku vazhdoi arsimimin e tij në shkollën normale të atij qyteti. U kthye në Shqipëri në 1950-tën, ku vazhdoi

shkollimin e tij ne Kukës e Shkodër përgjate viteve 1950-1952. Më pas fillon punën si mësues duke shërbyer në Burrel, Krume e Kukës, në fshatrat Lojme, Shishtavec e Topojan, ndërsa vazhdonte studimet e larta pa shkëputje nga puna.

Në vitin 1967, në një takim publik në Topojan, bëhet kritik i reformave që po aplikoheshin nga qeveria për ndalimin e besimit fetar, kolektivizimin ekstrem të bujqësisë si dhe afirmimit të së resë në ndryshimin e traditës së jetesës, riteve e zakoneve si dhe të veshjes. Shprehja e tij aty ishte: “Tre inxheksione të menjëhershme e vdesin njeriun dhe nuk e shërojnë atë“, e cila sigurisht do ta vinte nën vëzhgimin e strukturave të pushtetit. Për ti shpëtuar ndëshkimit, Havziu së bashku me bashkëshorten e tij, Lavdijen, kapërcejnë kufirin shtetëror në prill 1967, duke lënë një copë letër aty:

“Lamtumirë, atdhe i dashur,                                                          

Po të la, por zemër plasur “.

Fati tragjik nuk e deshi të qëndronte gjatë në Prizren, në qytetin që e deshte aq shumë. Në Prizren e mbajtën të burgosur në qeli, e keq trajtuan dhe e kërcënuan, por nuk e thyen. Prandaj e kthyen në Shqipëri me datën 6 maj 1967, ku u dënua me 15 vjet burg, ndërsa në vitin 1975 u ridënua me 8 vjet të tjera shtesë burgimi.

Filloi kështu kalvari i gjatë i vuajtjeve për mësuesin e poetin e ardhshëm, Havzi Nela. Ai do te provonte dimrin e terrin e natës në birucat e kampet e burgjeve të egra në Shqipëri. Kryengritjen e tij poetike, Havziu e nisi ne birucat e Rrëshenit, sic shkruan vete, “kur unë isha në vuejtje dhe në mërzi të randë …”.

Dhe në kushte të pa përfytyrueshme, në terr të plotë, pa laps e fletore, sic shkruan ai në shënimet e tij të pakta, “ia nisa hartimit vetëm me mendje dhe ato që nxirrja, i përsëritsha shpesh vetëm me mend, me qëllim që ti ngulja në kujtesë për të mos i harrue. Duke i përsërit herë pas herë për 8 vjet, munda ti ruej të pa shlyeshme nga kujtesa. Ai portretizon shqiponjat sypatrembura që dhanë jetën për liri, thur vargje për shokët e tij të Spaçit si përmendore të flamurit, fton vendlindjen e tij Lumën historike, por edhe Vlorën e Krujën, Shkodrën e Korçën, Dibrën e Tiranën etj, të bëhen mburojë e atdheut, ngre në këmbë të vdekurit që janë bërë të pavdekshëm si Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, Bajram Curri, Selam Musaj; ata që ndezin zemrën e kombit si Gjergj Fishten, Mjeden e Vaso Pashen…

Kosovën, poeti Havzi Nela e kishte në zemër, si të gjithë banorët e Lumës, e cila fatet e saj i kishte të lidhura me të si pjesë e vilajetit të Kosovës. Ndërsa Prizrenin e donte si qytetin ku Luma merrte bukën e nxirrte në treg prodhimet e saj. Në Prizren ishte dija, drita, qytetërimi.

Prandaj, por edhe për shume faktorë të tjerë, atë që pak nga krijuesit letrar guxuan ta realizonin për lirinë e Kosovës, Havziu arriti ta nxirrte në dritë.

Ky kontribut prej mijëra vargjesh, në të cilart rrezellin Kosova me qëndresën e përpjekjet e saj të pa epura për liri, mbetet dëshmia më e fortë e autorit si kundërshtar i regjimit.

Poezitë e poemat e tij janë të mbajtura në 7 fletore, dhe janë botuar në një libër të vetëm nën kujdesin e studiuesit Rexhep Shahu. Libri përmban një volum prej 5,546 vargjesh. Poezitë e Havzi Nelës, janë bërë objekt studimi e vlerësimi prej shumë shkrimtarëve e studiuesve tanë , dhe lexuesit do të dinë ta vlerësojnë veprën e tij.

“Kur të mësoni se unë kam vdeke,

Kur të thoni “Ndjesë Pastë”,

A e dini se cfarë kam hjeke,

Unë poeti zemërzjarrtë.

Mësuesi dhe poeti disident Havzi Nela, një simbol i fjalës së lirë e i dinjitetit njerëzor, tashmë është një emër i njohur e i vlerësuar me shumë të drejtë nga institucionet vendore e qendrore të shtetit shqiptar, në periudhën e demokracisë. Shkolla e mesme e përgjithshme në qytetin e Kukësit, mban emrin e këtij martiri, ndërsa portret i tij është përjetësuar me bustin e vendosur përballë saj. Është nderuar me shumë institucione, ku me i larti është ai “Martir i Demokracisë“, akorduar nga presidenti i vendit.

Duke vendos portretin e poetit martir Havzi Nela, në ambjentet e qendrës tonë social – kulturore “bijtë e Shqipes”, krahas portreteve të tjerë kombëtar të cilët sigurisht janë me kontribute të ndryshme në përmasa por edhe në kohë, në hapim një dritare të re të afishimit e njohjes të këtyre figurave. Pas Musine Kokalarit, po vendosim sot Havzi Nelen, por pas tij ndoshta do të duhet të vendosen edhe Vilson Blloshmi e Gjergj Leka e të tjerë. E rëndësishme për ne e veçanërisht për brezat që vijnë, është që historia e emrave të tillë, me vlerat letrare e atdhetare që mbartin dhe përfundimin tragjik të jetës së tyre për fjalën e lire, jo vetëm të njihet por edhe të lartësohet në veprimtari e shkolla, këtu në diaspore.

Pas këtij prezantimi të shkurtër të jetës e veprës të Havzi Neles, fjala ju dha kryetarit të këshillit të qarkut Kukës, z. Abdulla Domi, i cili mes të tjerave falenderoi shoqatën bijtë e Shqipes dhe u shpreh krenar që një figurë kuksiane si Havzi Nela, behët i pa harruar edhe këtu në Filadelfia, megjithëse fatkeqësisht pas vdekjes. Pas tij intelektualët, zotërinjtë Llazar Vero, Ahmet Shabani, Hys Hasa Eqerem Murataj, Vlashi Fili, Enver Parllaku, drejtore e shkollës ERKO në Tiranë znj. Sanie Korini , Haki Collaku, Dritan Matraku, Shkelzen Gjakova etj, si dhe bisnesmenët kuksian Besim Fana, Mexhit Koboci etj, duke i bërë jehonë veprës e qëndrimit të pa pajtueshëm të Havzi Neles  ndaj regjimit, u pajtuan me mendimin për të organizuar një veprimtari me të gjerë për të , gjatë muajve shtator-tetor.

Kështu pra Havzi Nela, hyri te “Bijtë e Shqipes“, për të mos u harruar kurrë.

Nga: Tajar Domi

Filadelfia, me 12 Prill 2023