Intervista/Ardian Lekaj: Çfarë po ndodh aktualisht me ekonominë në nivel global?

E premte, 29 Mars, 2024

Sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore, 2023-shi rrezikon të sjellë një recesion të mundshëm të ekonomisë botërore. Teksa bankat qendrore në mbarë botën kanë ngritur normat e interesit si përgjigje ndaj inflacionit, frika më e madhe e ekspertëve të ekonomisë, është që kjo do ta shpjerë ekonominë drejt një recesioni global, e po ashtu edhe drejt një sërë krizave financiare, të cilat do të dëmtonin tregjet kryesore, e sidomos ekonomitë në zhvillim.

Sipas këtij studimi, edhe pse bankat qendrore e bënë këtë lëvizje në mënyrë të sinkronizuar, të pa parë kurrë përgjatë pesëdhjetë viteve të fundit (tendencë kjo që, po sipas studimit, do të vazhdojë me gjasa edhe vitin që vjen), trajektorja e parashikuar aktualisht prej rritjes së interesave dhe veprimeve të tjera politike, mund të mos jetë e mjaftueshme për ta shpënë inflacionin global në nivelet përpara pandemisë. Për të pakësuar inflacionin global në koherencë me objektivat e tyre, thotë studimi, bankave qendrore mund t’u lind si nevojë t’i ngrenë përqindjet e interesit edhe me dy pikë të tjera, gjë që, nëse shoqërohet me stresin e tregut financiar, do ta ngadalësonte PBB-në globale në 0.5 përqind në 2023-in, – një tkurrje kjo prej 0.4 përqind për frymë, çka do të përmbushte sipas ekspertëve, përkufizimin teknik të një recesioni global.

Nisur nga ky studim e po ashtu edhe situatës së paqartë ekonomike në botë, përfshi këtu edhe falimentimin së fundmi të një prej bankave më të mëdha amerikane, “Silicon Valley Bank”, MetropolPost iu drejtua ekspertit të ekonomisë z. Ardian Lekaj, për të kuptuar më tepër se çfarë po ndodh aktualisht me ekonominë në nivel global, e po ashtu edhe peshën e inflacionit në të.

Z. Lekaj si ekspert ekonomie, mund të na shpjegoni se çfarë po ndodh aktualisht në ekonominë globale. Nga sa sjell edhe studimi më i fundit i Bankës Botërore, gjasat janë të përfundohet në recesion global. Si e shihni ju këtë?

Në radhë të parë ju falënderoj për këtë intervistë. Do të përpiqem që në mënyrë të përmbledhur, të shpjegoj se çfarë kanë ndodhur 3-4 vitet e fundit me ekonominë botërore. Në një nga intervistat dhënë në shtator të 2022-it, e krahasova situatën e ekonomisë botërore me atë të një anijeje në oqean të hapur, midis dallgëve. Niveli i dallgëve është rritur dhe frekuencat midis dallgëve po shkurtohen. Pyetja është se sa do të jetë në gjendje t’u rezistojë kjo anije atyre. Po ju bëj një përmbledhje të shkurtër të faktorëve kryesorë, që e kanë sjellë situatën këtu ku ndodhemi sot: Kapitalizmi dhe politikat e gabuara monetare Kapitalizmi “original” ishte ekonomia e tregut të lirë. Sot ne mund të flasim vetëm për një kapitalizëm “të kontrolluar, apo kapitalizëm shtetëror, që nuk ka asnjë lidhje me tregun e lirë. Qeveritë dhe bankat qendrore sot, vendosin se sa para do të hidhen në treg, se ku do të shkojnë paratë dhe se ku do të investohet. Që nga viti 2008, qeveritë dhe bankat qendrore e kanë mbajtur ekonominë në këmbë në mënyrë artificiale, duke mbajtur të ulët interesin bankar dhe duke hedhur në treg para ekstra, që, nëpërmjet kanaleve të ndryshme, për fat të keq, kanë përfunduar tek konsumatori. Kjo ka qenë një mënyre e gabuar dhe e pa përgjegjshme. Tregu nuk mund të mbështetet mbi bazën e ndjenjave të liderëve, ndjenja këto që kanë kryesisht bazë gjeopolitike apo sociale. Qeveritë, me apo pa dashje, e kanë shkatërruar sistemin kapitalist, esenca e të cilit ishte liria e tregut dhe njohja e krizave të herë pas hershme të superprodhimit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Si mund të funksionojë ekonomia e tregut, kur një dorë e jashtme ndërhyn dhe çrregullon të gjithë sistemin?! Kjo që përjetojmë ne sot, është një krizë e sistemit kapitalist, ku qeveritë nuk guxojnë t’i lënë dorë të lire ekonomisë së tregut, pasi frikësohen nga shpërthimet sociale dhe krizat.

 COVID 19 apo pandemia e radhës?

Nuk e di nëse është koiçidencë, por në katër shekujt e fundit, pandemitë e fuqishme janë përsëritur respektivisht në vitin 1720 ishte murtaja e Marsejës, 1820 kolera e Azisë, 1920 gripi spanjoll dhe në 2020-n Covid-19. Ky i fundit preku në të njëjtin moment të gjithë rruzullin tokësor dhe gjeti të papërgatitur sistemin shëndetësor në vendet më të modernizuara, imagjino efektin në vendet me pak të zhvilluara. E veçanta e kësaj pandemie ishte që kjo preku në të njëjtën kohë edhe “ofertën” dhe “kërkesën” e tregut. Nga izolimi, konsumatori uli shpenzimet dhe ndryshoi mënyrën e jetesës, duke menduar vetëm për minimumin jetik. Tregu humbi ekuilibrin dhe u çrregullua balanca e logjistikës në mbarë botën. Rezultat i drejtpërdrejtë, është edhe deglobalizimi, fragmentimi dhe proteksionizmi i tregjeve.

Aspektet gjeopolitike

Një gjë është fare e qartë, që sot nuk kemi vetëm një luftë të ftohtë, por edhe një luftë të nxehtë, që e ka destabilizuar ekonominë. Po përmend disa prej tyre: Brexit, tensionet Kinë – USA, Kinë – Taivan, Izrael – Iran, Rusi – Ukrainë, Koreja e Veriut, luftat kibernetike, polarizimi i shoqërisë në ekstreme të djathta apo të majta në vende të ndryshme. Nuk është vetëm lufta në Ukrainë që influencon në çmimet e tregut të produkteve të ndryshme. Ajo që ndikon akoma më shumë janë sanksionet që i kanë vënë Rusisë, Europa dhe USA-ja. Vënia e këtyre sanksioneve, është elementi kryesor që ka zhvendosur orientimin e ‘supply chain’ për produktet jetike dhe industrinë e rëndë të metaleve, me edhe pa ngjyra.

Faktorë të ndryshëm, por jo më pak të rëndësishëm

Në shekullin e ri po bëhet e qartë që ndryshimet klimaterike do të jenë një faktor me shumë ndikim në ekonominë botërore. Këtu do të thosha që nuk ka vend për panik, pasi bota historikisht ka pasur ndryshime klimaterike, por në vitet në vijim, ky do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm në vendimmarrjet ekonomike. Natyrisht, nuk duhen harruar edhe aspekte si plakja e popullsisë në Europë, pensionet dhe siguracionet, si dhe politikat e emigrimit.

Çfarë e shkakton inflacionin në fakt? Tregu, rritja e çmimeve?

Nuk kanë kaluar disa muaj, që kur inflacioni kaloi mbi 10 %, gjë që nuk mbahej mend që prej viteve ‘70. Po nga vjen inflacioni? Dhe si ta ndalojmë atë? Inflacioni nuk është gjë tjetër, vetëm se zhvlftësim i monedhës dhe ngritje çmimesh. Lind pyetja, kush i ngre çmimet? Përgjigja është fare e thjeshtë: çmimet i ngrenë vetëm prodhuesit, ose, me një fjalë punëdhënësit. Qeveritë nuk ngrenë çmime. Ngritja e çmimeve bëhet vetëm për një arsye: që të fitohet më shumë. Kur prodhuesit/punëdhenesit e kuptojnë që ka para dhe kërkesë në treg, ata tentojnë të ngrenë çmimet. Siç e sqarova dhe me lart, qeveritë kanë hedhur para të mjaftueshme në treg vitet e fundit, dhe kjo ka shkaktuar çorientim të ekonomisë së tregut në kapitalizëm. Për një moment, në fillim të vitit u duk sikur e keqja kaloi, pasi inflacioni ra në rreth 4-5 %, si rezultat i rënies së çmimeve të energjisë dhe rritjes së përqindjes së interesit nga bankat qendrore. Ky ishte vetëm një moment për anijen midis dallgëve në oqean. Shikoni falimentimin në 10 mars të Bankës Silicon Valley në USA, bankë që u gjet e “papërgatitur” përballe rritjes se kostove dhe përqindjes se interesit. Shembull tjetër është mundimi që po bëjnë në Zvicër për të stabilizuar gjendjen finaciare të bankave, duke mos lejuar falimentimin e një prej bankave me prestigjioze, Credit Suisse.

Për çdo ekonomist ishte fare e qarte se, nëpërmjet rritjes së përqindjes se interesit nga bankat qendrore, do të kishte rënie të inflacionit, por njëkohësisht do të shkaktonte edhe rënie të ekonomisë, pasi huamarrësit nuk do të ishin në gjendje të paguanin detyrimet.

Cila do të ishte kura ekonomike, në gjykimin tuaj për të ulur inflacionin dhe për të shpëtuar, tek e fundit, prej një recesioni të mundshëm global?

Gjëja e parë që ne duhet të shpresojmë, është përfundimi i luftës Rusi – Ukrainë dhe mospërhapja e mëtejshme globale e tensioneve të ftohta apo të nxehta qofshin. Nga ana tjetër, patjetër që qeveritë duhet t’ju japin bankave mundësinë të mbijetojnë nëpërmjet subvencioneve të parave, por ajo që është akoma më e rëndësishme, është supervizioni i bankave për qëllimin e vërtetë të përdorimit të parave. Paratë të përdoren vetëm për projekte afatgjata, ku të realizohet mundësia e punësimit.

Një parashikim sa mund të shkojë kjo krizë ekonomike, dhe kur mund të nisë udha e kthesës?

Unë për nga natyra jam realist dhe prandaj dua të theksoj që ne, këto vitet e fundit, po jetonim në një flluckë. Jemi akoma në fillim të një krize globale, prandaj është akoma shumë e vështirë të përcaktohet se sa e thellë dhe sa e gjatë do të jetë. Një gjë është e qartë, që kjo krizë nuk do të harrohet kollaj.

*Ardian Lekaj, Kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.