Shoqata “Kraja” festoi me madhështi 30-të Vjetorin e themelimit të saj

E mërkurë, 17 Prill, 2024

Në mjediset e zbukuruara si për festë në Hilton Garden Inn në Staten Island, Shoqata “Kraja” festoi 30-të Vjetorin e saj të themelimit.  Më së shumti Krajanët, por dhe Ulqinakët nga Mali i Zi dhe shqiptarë të tjerë nga të gjitha trevat u mblodhën për të festuar këtë datë të shënuar dhe shumë domethënëse.

Tek bisedoja dhe takohesha me krajanët e pamundur të mos më vinte në mendje Gjon Buzuku i kësaj treve shqiptare, përkthyesi dhe përpiluesi i librit të parë të botuar si dhe përkthimit të parë në gjuhën shqipe, një liber liturgjik kishtar i titulluar “Meshari”.  Vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar. Ai u lind në fshatin Ljarje të Krajës trevë shqiptare ende sot nën Malin e Zi.

Dhe ja bijte dhe bijat e Krajës vinin grupe grupe në këtë festë madhështore organizuar nga Shoqata “Kraja” me kryetar Samih Kanaqi, n/kryetar Venera Gjenashi, Musa Luka, sekretar Armend Gjecbritaj, Agim Gjenashi dhe arkëtar Urim Draga.

Në sfond dëgjohej një muzikë e lehtë DJ Jasho nga këgëtarët, bilbilat e Krajës.

Mbrëmjen e moderuan me plot përkushtim si z. Selman Haxhimurati, i cili ishte njëkohësisht moderartor dhe skenarist, Arlinda Sukaliq e cila ëhtë mësuese pranë shkollës “Mëso Shqip” si dhe Hanah Demiri.

Shfaqja u hap me këngën “Kënon Bega Zana në mal-e nga Hasan Pali shoqëruar me lahutë nga Zijad Mariseni.  Tek dëgjoja tingujt e Lahutës zemra më ngazëllehej dhe doja që këta tinguj t’i kishja ne gjirin e gjithë shqiptarëve për ta ruajtur fort këtë vegël të lashtë muzikore që UNESKO-ja ia dha pa të drejtë Serbisë…

Shumë interesante ishte ardhja e nxënësve veshur me kostumet krajane të cilët mbanin sofrën me ushqimet tradicionale.  Ata sollën emocione dhe duartrokitje në sallë, ndërkohë shikoja reflektimin e qelqtë të llambës që ka sjellë me vite dritë ndër sofrat shqiptare. Është bukur përcjellja e traditës krajane ndër breza.  Mjeshtri Tom Lleshaj me interpretimin në lodër, si dhe Zejadin Mehaj dhe Zijad Mariseni i dhanë dhe më shumë gjallëri bashkë me grupin e njohur “Barbana”.

Dy Hymnet Kombëtare shqiptare dhe amerikane u interpretuan plot profesionalizëm dhe kulturë nga artistja e famshme shqiptare Dëshira Ahmeti dhe e bija e saj Dea Kërliu ish nxënëse brilante e Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe vazhduese në “Mëso Shqip”.  Interpretimet e tyre u përcollën me duartrokitje të zjarrta.

Zonjusha Demiri falënderoi të gjithë sponsorët që me gjenerozitetin e tyre bënë të mundur realizimin e programit të bukur krajan.

Përshëndetjet

Në emër të kryesisë dhe të shoqatës fjalën e mori kryetari i Shoqatës z. Samih Kanaqi i cili midis të tjerash tha se ndihej i nderuar t’ju uronte mirëseardhjen pjesëmarrësve, aktivistëve, kryetarëve dhe të ftuarve.  Ai ndihej i privilegjuar që ky Jubile e gjente në krye të Shoqatës “Kraja”.  Tri dekada janë të mbushura me histori suksesi, pëkushtim për Gjuhën Shqipe, kulturën dhe atdhedashurinë për vendlindjen dhe Kombin.

Kanaqi falënderoi të ftuarit duke e filluar me Prokurorin e Qarkut të Richmond County z.Michael E. McMahon i cili është një politikan dhe avokat amerikan. Ish Kongresisti McMahon është një figurë e njohur publike për shërbimin e tij ndaj Kombit Amerikan.

Prokurori McMahon ndau certificatë mirënjohjeje për Shoqatën “Kraja”, duke ia dorezuar z. Samih Kanaqi.  Nje certificatë  mirë njohjeje shkoi dhe pë r znj.Drita Pereziqi nga z. McMahon.  Po ashtu u ndanë  certifikata dhe nga zyrat e senatorëve, ansambleistëve dhe këshilltarëve të Nju Jorkut.

Nga zyra e Senatores Jessica Scarela ishte znj.Umamah Masum, nga Keshilltari David Carr ishte Michael Pardo.  Gjithashtu kishte përfaqësues nga Kongresistja Nicole Malliotakis, si z. Naser Nika, nga Ansambleistti Charles Fall, nga zyra e Presidentit Vito Fosella z. Jasin Gjokaj etj.

Nderonin me pjesëmarrjen e tyre dy Imamët si Imam Isuf Bolaj dhe Imam Edin Gjoni.  Fjala përshëndetëse e Imam Gjonit si gjithmonë është dritëdhënëse, shpirtërore dhe plot dashuri prej Zotit.  Kryetari aktual falënderoi z. Marko Kepi si president i Rrënjëve Shqiptare, z. Eddie Drishti si kryetar i Shoqatës “Rozafa”, z. Shaqo Gjokaj si Kryetar i Malësisë së Madhe, ish kryetarin e Anës së Malit z. Safet Llolla, Kryetarin e shoqatës “Ulqini” Xhemo Lanica.  Nderonin me pjesëmarrjen e tyre Themeluesi dhe Drejtori i TV dhe Shkollave Shqipe në New York dhe në Online z. Qemal Zylo i cili filmonte aktivitetin si TV “Alba Life”.

Ai falënderoi në mungesë z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” për mbështetjen e vazhdueshme që iu ka dhënë.

Z.Samih Kanaqi ndau çertifikata mirënjohjeje për shumë aktivistë të shoqatës, kryetar që kanë dhënë kontribute të vazhdueshme në punët e ndryshme dhe zbatimin e programit të shoqatës.

Në emër të Federatës Panshqiptare “Vatra” përshëndeti Dr. Pashko Camaj i cili iu uroi të gjithë pjesëmarrësve dhe shoqatës jetëgjatësi.

Ish kryetari i Shoqatës “Kraja” z. Hamid Alaj i cili ka botuar disa vepra lexoi referatin e historikut gjatë 30- të viteve pune të shoqatës dhe drejtuesve të saj.

E pamundur të sjellim gjithë përmbajtjet e kumtesave në këte reportazh, por po sjellë vetëm një fragment nga z. Alaj që do të thotë shumë për të gjithë ne bashkatdhetarët dhe ja si:

Qëllimi i themelimit të Shoqatës “Kraja” këtu në Diasporë ishte dhe do të vazhdojë të jetë siç cekëm edhe më parë “ruajtja dhe përhapja e vlerave dhe traditave krajane” dhe atyre gjithë kombëtare shqiptare, si një bashkim i komunitetit krajan kudo që ndodhën duke kultivuar traditat dhe vlerat më të mira të të parëve tanë që do ta rreshtoja nën moton “Nga do shko, por Krajën mos e harro”. Si vatër e vetme e grumbullimit të krajanëve në Diasporë Shoqata “Kraja” është dhe do të vazhdojë të jetë qendra e vetme e cila u ka hapur dyert, zemrën dhe shpirtin bijave dhe bijëve të vet, nga të gjithë fshatrat e trevës së Krajës.

Një zë special dhe shumë i vecantë  ishte nga aktivistja e njohur znj. Drita Pereziqi një  atdhetare e flaktë .  Ajo tha me krenari se jam bijë e Krajës kudo ku ndodhem.  Në karrierën e saj 25 vjeçare ajo ka shërbyer në Brigadën Gjenerale të Ushtrisë Amerikane, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, dhe po punon si eksperte e jashtme në  sektorin e sigurisë kombëtare në Presidencën e Republikës së Kosovës.  Mësuese Merita Dragaj përshëndeti dhe premtoi se do të vazhdojë më tej për mësimin e Gjuhës Shqipe fëmijëve të shkollës.

Nxënësit dhe grupi “Barbana” dhanë  një  program të  bukur artistik me valle, këngë  dhe recitime te ndryshme.

Moderatori i Mbrëmjes z.Haxhimurati solli me plot humor dhe mjeshtërisht fjalë të ndryshme turke dhe kuptimin e tyre nga fjalët shqipe, si dhe emërtime të ndryshme se çfarë kuptimi marrin kur përkthehen në turqisht.

Nën shoqërimin e tupanës nga mjeshtri Tom Lleshaj dolën në vallëzim si Hannah, Nadia, Kujtim dhe Bekimi të shoqëruara nën tingujt e harmonikës nga Zejadin Mehoviqi.

Shumë emocionuese ishte vallja e traditës, vallja krajane që u udhëhoq nga Hasan Pali dhe Kujtim Duraku.

Të pranishmit u argëtuan me muzikë nën shoqërimin e këngëtarëve të  mirënjohur si Myzafer Koliqi, Afërdita Demaku, Ermal Fejzullahu dhe muzikantët Lydi Boli, Smajl Pali, Studio Rozafa, Isuf Gjoni, Hoxha Studio, Ismet Hoxha, Amir Pelinku dhe Luli Popi..

Një lojë e bukur ishte llotaria me raffle e udhëhequr nga Hannah dhe Lumi Demiri.

Në fund u nda torta e traditës me shënimin simbolik: 30 Vjet Kraja!  Gëzuar Ditëlindjen!

Ishte një natë e paharrueshme, pjesëmarësit do ta mbajnë gjatë në kujtesë për orët e këndshme që kaluan.

Gezuar Krajan të dashur!

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm TV “Alba Life” që së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur rreth aktivitetit në 30- të vjetorin e Shoqatës “Kraja”.

27 Shkurt, 2023

Staten Island, New York