Kosova – 15 vite liri dhe shpresë

E premte, 29 Mars, 2024
E premte, 29 Mars, 2024

Kosova – 15 vite liri dhe shpresë

17 shkurti është dita historike që gdhendi me shkronja të arta lirinë e Kosovës, sublimitetin dhe mirënjohjen ndaj heronjve, për gjithë shqiptarët anembanë. Është muaji ku bashkëkombasit tanë në të gjithë botën festojnë Pavarësinë e shtetit më të ri të Europës. Me këtë rast edhe komuniteti shqiptar në Londër, prej vitesh, bashkë-organizon aktivitete të ndryshme me rastin e kësaj feste për të shpalosur vlerat e përbashkëta të mbare shqiptarisë, pra mundësojnë kulturën tonë të jetë e pranishme në një nga qytetet më multikulturale në botë, siç është Londra. Patjetër që ne si shqiptar mirënjohës dhe e vlerësojmë faktin që në Britaninë e Madhe, kulturat e ndryshme kanë hapësirë për të festuar në ditët e tyre speciale.

Pavarësimi i Kosovës me 17 Shkurt 2008, është vepër e disa brezave. Kemi shumë heronj dhe dëshmorë që derdhen gjakun për arritjen e kësaj fitoreje të madhe, ku mund të përmendim disa prej tyre si: Azem Galicën, i cili vdiq nga plagët që mori për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës, në Korrik të vitit 1924.

Shote Galica, Heroinë e Popullit, e cila luftoi për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve, dhe humbi në luftime bashkë me 22 anëtarë të familjes së saj nga masakrat shoviniste serbe.

Theksojmë që gratë ilire janë shquar që në kohën e Mbretëreshës Teutë, kur luftuan krah burrave të tyre. Gratë dhe nënat shqiptare janë vlerë intelektuale, njerëzore dhe kombëtare, janë një model admirimi për brezat. Qëllimi i tyre ka qenë dhe është të ndërtojnë marrëdhënie paqësore në shoqëri. Ato janë burim inspirimi dhe qëndrueshmërie. Në këtë përvjetor të gjithë do të kujtojmë me nderime dhe respekt, të gjitha ato gra dhe vajza, dhe qindra e mijëra heroina që dhanë jetën e derdhën gjakun për liri, pavarësi dhe për një të ardhme më të mirë të Kosovës, Shqipërisë dhe të gjitha trojeve shqiptare.

Intelektuali Ibrahim Rugova u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që kundërshtoi sundimin komunist Serb dhe Jugosllav, në Kosovë. Filozofia paqësore, politike e Rugovës bëri që me sukses, të tubonte gjithë popullin rreth kauzës së Çlirimit Kombëtare. Rugova nuk ishte vetëm pjesëtar i protestave, por lideri historik e politik, Presidenti i parë i Kosovës që inspiroi liri deri në fund.

Familja Jashari ka rol të veçantë, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë botërore. Adem Jashari ka rolin e papërsëritshëm për formimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u flijua me armë në dorë bashkë me të vëllanë Hamzën si dhe mbi 50 anëtarë të familjes së tyre. Heroizma të tilla nderojnë secilin komb, ndaj ne do të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj Jasharajve, Prekazit, UCK-së e gjithë atyre heronjve dhe dëshmorëve, që dhanë jetën për Kosovë.

Është e rëndësishme që fëmijët tanë të ndihen krenar për historinë e lavdishme e plot vlerë, për gjuhën, flamurin, heronjtë tanë, të cilët janë pjesë e historisë mbarëshqiptare dhe kanë dhënë shembullin e tyre si “Rol Model”, duke na bërë krenar si komb.

Ne nuk mund të harrojmë se popullsia shqiptare e Kosovës, me dekada ka qenë e dhunuar dhe privuar nga të gjitha të drejtat kombëtare e ndërkombëtare, përfshi këtu përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në vendin e vet. Gjenerata të tëra ia kushtuan jetën Kosovës Dardane dhe sakrifikuan për një të ardhme me shpresë. Kështu që sot kemi shumë arsye për të festuar këtë përvjetor të Pavarësisë dhe për tu rikujtuar emancipimin, evoluimin atyre që akoma nuk janë rritur për të arritur të njohin Kosovën si shtet.

Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë Iliro – Dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire. Gjuha është elementi kryesor që përcakton identitetin kombëtar. Si pasardhës të racës më të vjetër të gadishullit ballkanik, dëshirojmë që ruajtja e gjuhës së lashtë dhe të bukur shqipe, të përcillet brez pas brezi.

Prindërit dhe mësuesit kanë merita të veçanta, pasi u mësojnë fëmijëve elementet themelore që mbajnë në këmbë këtë gjuhë kaq të vjetër. Këta fëmijë, si e ardhmja e këtij kombi, me përkushtim, devotshmëri dhe dashuri, transmetojnë para nesh, në mënyrë origjinale, ndjenjat dhe krenarinë e tyre shpirtërore, me anë të poezisë, këngëve dhe valleve tona tradicionale të shoqëruara me kostumet e larmishme të krahinave tona, duke zbukuruar festën.

Mirënjohje dhe nderim për të gjithë mësuesit, drejtuesit e shkollave, të kohëve të atëhershme të guximshme dhe të kohëve të sotme motivuese, për arsimin dhe kombin. Kundërpërgjigjja me armën e dijes ndaj çdokujt që cenon të drejtat e tjetrit, është ndër më të fuqishmet. Mbrojtja dhe pasurimi i gjuhës kombëtare është vlerë për secilin nga ne. Mësimdhënia e gjuhës shqipe në të gjitha periudhat historike në Kosovë, ka qenë e ndërlidhur me ruajtjen e identitetit kombëtar. Pra, ruajtja e fortë e një baze kulturore të trashëgimisë ndër shekuj, ishte mënyra e duhur drejt Pavarësimit të Kosovës. Secili nga ne duhet të jetë i gatshëm për ta përcjellë atë me dashuri tek gjeneratat e reja.

Kështu çojmë në vend amanetin e të parëve dhe nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovën Martire që lulëzon çdo ditë e më shumë në frymën e re të demokracisë.

Ne jemi kombi i Skënderbeut dhe i shumë heronjve të tjerë të jashtëzakonshëm, por jemi edhe kombi i Nënë Terezës, shqiptares së jashtëzakonshme e cila me frymën e paqes, diti të tregojë dhe të dhurojë dashuri në të gjithë botën, në veçanti atyre që kishin më shumë nevojë. Prandaj, mbi ne shqiptarët bie një detyrë sa sublime dhe e thjeshtë, ti dhurojmë më shumë respekt dhe dashuri njeri-tjetrit, sepse në këtë mënyrë jemi më të dobishëm edhe për të tjerët. Shqiptaret kanë traditën e tyre të mirësjelljes, fisnikërisë, bujarisë, ndershmërisë dhe dinjitetin.

Këto vlera kulturore po përqafohen edhe nga të rinjtë, të cilët do mendojnë ti zbatojnë sipas kërkesave të kohës, duke mos ra ndesh me disa parime themelore të frymës Europiane. Fëmijët shqiptarë që jetojnë në Diasporë, fitojnë edhe tradita të reja sjelljeje, për të cilat ne si prindër dhe mësues, duhet të ndërgjegjësohemi dhe të jemi sa më pranë tyre, që këto zgjedhje të jenë në favor të të rinjve duke i ndihmuar ata të bëhen individë të përgjegjshëm.

Ky është kontributi më i mirë dhe më i nevojshëm në ditët e sotme që padyshim ndihmon kombin tonë të eci përpara.

Gëzuar Ditëlindjen e 15-të Kosove!

Nga Merita Isufi – Ambasadore nderi e Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), Autore & Themeluese e Organizatës “Successful Mothers”

Londër 17 Shkurt 2023