Trajta historike të epopesë së Skënderbeut

E premte, 26 Prill, 2024

Heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu (1405 – 1468) përfaqëson komandantin përbashkues më të famshëm të trojeve tona, duke u dalluar në luftën antiosmane brenda nënperiudhës historike që rilindasi arbëresh Jeronim De Rada e përkufizon “Moti i Madh”. Kjo nënperiudhë përmblidhet në 100 vitet që shkojnë nga 1379 (kur turqit kanë ngritur ngulime në Ballkan dhe synojnë pushtimin e trojeve banuar nga shqiptarët) në 1479 (Shkodra zotëruar nga venedikasit, u dorëzohet). Siç pohon historiani Oliver Jens Schmitt: Në “Motin e Madh” u ndërthurën bashkë fijet e historisë mesjetare shqiptare, në përfundim të së cilës Shqipëria e krishterë morri fund.

FIJET E SCHMITT-IT – Këto fije janë të përbëra prej: pranisë në brigjet e Adriatikut të zotërimesh venedikase (ku, për rëndësinë strategjiko-tregtare, spikasin Shkodra e Durrësi) të synuara fort nga Mbretëria e Napolit dhe turqit; sundim mbi toka të gjera shqiptare nga zotërinj të krishterë shqiptarë të lidhur në forma martesore me fisnikët e tjerë në vendet fqinje dhe të cilët nuk priren ta pranojnë pasivisht sundimin osman që po nis të trupëzohet; prani masash popullsie të krishterë që bie pre e fatkeqësive të luftës dhe i jep jetë emigrimesh të brendshme (nga fshati në male) ose drejt Greqisë e Italisë së Jugut; mungesa e një autoriteti perandorako-administrativ të fortë siç kishte qenë në Lashtësi Roma dhe deri në shekullin XIII Bizanti.

BARAZPESHA E PËRKOHSHME E HISTORISË – Përgjatë “Motit” Venediku do të luhatet mes luftës ndaj turqve dhe armëpushimesh taktike për t’u riarmatosur por do t’i paguajë shtrenjtë lëkundjet me humbjen e zotërimeve shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, Mbretëria e Napolit do të jetë aleati i jashtëm e “de facto” i vetëm i heroit, feudalët e mëdhenj do të mbeten të përçarë mes tyre e ndaj Kastriotit përveç një periudhe të shkurtër kur ky arriti t’i përmblidhte kundër turqve në Lidhjen e Lezhës (2 mars 1444) dhe një pjesë e madhe e popullsisë së krishterë do t’i bashkohet përpjekjes luftarake për të penguar vendosjen e një autoriteti të ri të fortë perandorak osman. Paraprirë prej asaj të vjehrrit të tij Gjergj Aranit Topia Komneni, revolta e Skënderbeut (1443 – 1468) është më e gjata organizuar ndonjëherë nga shqiptarët kundër Perandorisë Osmane.

SKËNDERBEU LUFTËTAR E KRYQTAR – Duke jetëzuar shtyllën ku ndërlidhen shumë prej fijeve të periudhës së tij historike, Skënderbeu ishte njëkohësisht luftëtar i lirisë së popullit të ri shqiptar kryqtari i krishterë kundër një perandorie myslimane agresive, pikë referimi në Ballkan e secilës përpjekje antiosmane ndërmarrë nga fuqi jashtë Gadishullit (Mbretëria e Hungarisë dhe ajo e Napolit, Papati), qendër aleancash martesore që tejkalonin kufijtë e grupit të tij etnik të përkatësisë dhe shënjestër tradhtish brenda rrethit familjar. Mes këtyre të fundit spikat ajo e nipit Hamza por edhe ajo pas vdekjes së tij e dy nipërve nga motra Mamica, të cilët u kthyen në myslimanë duke shpresuar kështu se do t’u lejohej prej osmanëve të zotëronin toka. Fuqia e pushtuese turke dhe brishtësia e aleancave të brendshme e të jashtme e kthyen në heroike përpjekjen e Skënderbeut për të ngritur një principatë të qëndrueshme shqiptare që të shërbente si pozicion pararojë i dëbimit të osmanëve nga Ballkani, synim që duhet të arrihej përmes një kryqëzate të përkrahur kryesisht nga Papati e Napoli.

Duke qenë rritur në oborrin osman – ku u dallua aq në luftë sa të meritonte epitetin Skënderbe në nder të Aleksandrit të Madh – Kastrioti ishte njohës i administratës turke (shërbeu si guvernator i Krujës para revoltës që kryesoi) dhe mbi të gjitha i fuqisë ushtarake të Perandorisë, që tejkalonte numerikisht çdo njësi të veçantë luftarake të principatave ballkanike dhe teknologjikisht kishte përparësi në përdorimin e artilerisë së rrethimit të fortesave. Osmanët hynë në Bullgari në shekullin XIV dhe më pas përparuan në Thrakë, Thesali, Maqedoni (Shkupi bie në 1392),Kosovë e Serbi; në 1430 marrin Selanikun e Janinën, në 1453 Konstantinopojën; rrethojnë pa sukses Beogradin por – të ndihmuar edhe nga të çara në kampin shqiptar – i morrën Kastriotit fortesën e Sfetigradit (1448), duke ngritur në 1466 një tjetër në Elbasan.

REVOLTA DHE QËNDRESA – Nisur në Krujë (1443), revolta e Skënderbeut u zhvillua kryesisht në toka sot të ndodhura në Shqipërinë Veriore përreth lumenjve Drin i Zi e Mat (vendndodhje të zotërimeve të familjes Kastrioti) dhe krahinës historike të Dibrës, ndarë sot politikisht mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Kryengritja shprehte theksueshëm ndjenjën e pavarësisë të banorëve të maleve të Veriut, të cilët nuk dëshironin e s’kanë pranuar as më pas të ishin të sunduar nga zotërinjtë e zonave fushore. Sulltanët Murati II (1450) e Mehmeti II (1466, 1467) udhëhoqën vetë ose urdhëruan të kryheshin tre rrethime të Krujës, duke shkretuar tokën ku kalonin e fushonin por u detyruan të tërhiqen të sulmuar nga krahët prej taktikave guerrilase efikase të Kastriotit. Qëndresa krutane paraqet diçka heroike, duke konsideruar se Mehmeti pushtoi Konstantinopojën (29 maj 1453) pas një rrethimi dymujor, ndërsa në 1462 morri kryeqytetin e Vllahisë Targovishte pasi dobësoi – përmes një depërtimi në territorin armik – forcat mbrojtëse të Vladit III aq sa i detyroi t’ia linin pa qëndresë. Rritur edhe ai në oborrin turk si Skënderbeu dhe njohës i aparatit e psikologjisë osmane, Vladi III u përpoq t’i mbante osmanët larg kryeqytetit të tij duke i sulmuar nga krahët dhe tentuar t’i frikësojë me luftë psikologjike (vendosja në hunj të gjatë e kufomave të armiqve të ekzekutuar) e biologjike (përpjekje për t’i infektuar me murtajën). I ndërgjegjshëm për inferioritetin e tij numerik, Skënderbeu zgjodhi taktikën e mbrojtjes së paepur të fortesës shoqëruar me sulmet sfilitësë në krahët e armikut, të cilat i udhëhiqte vetë. Vendosur strategjikisht në një kodër shkëmbore Kruja bie vetëm në 1478, 10 vjet pas vdekjes së Kastriotit.

STRATEGJIA E MPREHTË LUFTARAKE – Gjendur i kundërvendosur ndaj ushtrish numerikisht më të mëdha Skënderbeu tregohet një strateg i mprehtë luftarak. Në 1444 në Torvioll komandanti turk Ali Pasha, i cili drejtonte një ushtri prej 40.000 njerëzish, humbet betejën teksa rrethohet nga trupat e Kastriotit nga njëra anë dhe ato të një ushtrie të dytë shqiptare që e sulmon furishëm duke dalë nga pyjet përreth zonës së betejës. Në 1457 në betejën e Albulenës i duhet të tejkalojë vetveten sepse në krye të ushtrisë dërguar ndaj tij është nipi Hamza, i cili i njihte taktikat shqiptare. Për muaj me radhë Skënderbeu ndërpret gjithë aktivitetet luftarake, duke gjendur strehë ai e ushtarët e tij tek popullsia besnike e lejuar trupat e Hamzait të fushojnë të pashqetësuar derisa i sulmon në befasi dhe i shkatërron. Në fazën e fundit të revoltës gjendet në vështirësi në përballjet me Ballaban Pashën, tjetër njohës i taktikave shqiptare. Ballabani humbet jetën në betejë, por bën shqiptarët të paguajnë një çmim të lartë sepse në një pritë në 1464 arrin të kapë rob disa komandantë të Skënderbeut. Kryesori i tyre është Moisi Golemi. Komandantët ekzekutohen mes torturash në Konstantinopojë.

Skënderbeu vendos lidhje me Raguzën, Burgonjën, Papatin, vojvodatin e Transilvanisë, Milanon, Venedikun e Mbretërinë e Napolit. Qëllimi kryesor i këtyre lidhjeve ishte thithja e ndihmave ushtarake e monetare për të mundur të vazhdonte luftën për të mbajtur turqit larg Adriatikut. Aleati më i vlefshëm u tregua Mbretëria e Napolit, që gjatë periudhës në të cilën zgjati revolta e Kastriotit (1443-1468) u drejtua prej Alfonsit V e Ferdinandit I të shtëpisë mbretërore të Trastamarave të Aragonës.

Napoli synonte krijimin e një mbretërie mesdhetare, synim që e vendoste në rivalitet me Venedikun e Mbretërinë Osmane. Skënderbeu pati marrëdhënie shumë të vështira me sundimet vendedikase përreth zonës së revoltës, të cilat në 1448 do të çojnë në luftë me Republikën e Shën Markut. Synimet e qarta antiosmane kthejnë Napolin në aleat të tijin natyror, një partner i cili ushtarakisht do të jetë më i vlefshëm se kushdo tjetër. Ndihmon lidhjen mes Krujës e Napolit Vrana Konti, gjatë revoltës komandant i Skënderbeut por më parë mercenar i Alfonsit V. Vatikani, synues gjithashtu i një kryqëzate antiosmane, favorizon aleancën, për të cilën informohet drejtpërsëdrejti nga Alfonsi V. Në 7 qershor 1451 merr jetë Traktati i Gaetës, që vendos aleancën dhe detyron mbretin napoletan të investojë ushtarakisht në Shqipëri në këmbim të ushtrimit të sovranitetit mbi tokat e Kastriotit. Pas hyrjes në fuqi të Traktatit në Krujë vendosen një guvernator (Ramon d’Ortafa) e një komandant fortese (Pere Scuderia) dërguar nga Alfonsi V; në 1455 ushtarë aragonas marrin pjesë në rrethimin e dështuar të Beratit. Në respekt të aleancës Kastrioti ndihmoi ushtarakisht në Itali Ferdinandin I në luftën dinastike për fronin e Napolit ndaj pretendentit të dinastisë Anzhu.

PAS SKËNDERBEUT – Synimet për një kryqëzatë nuk u materializuan dhe Skënderbeu luftoi ndaj turqve praktikisht i vetëm derisa vdiq në Lezhë nga malarja në 17 janar 1468. Atëherë synonte të ripërtërinte aleancën e 1444-s në një kuadër në të cilin marrëdhëniet me Venedikun ishin përmirësuar.

Pasojat e luftës e shkatërruan Shqipërinë: në pak dekada në zonën që mbeti më gjatë nën kontrollin e Kastriotit numri i fshatrave u përgjysmua dhe ai i banesave ra pesëfish. Venediku kthehet në aleat të shqiptarëve por megjithatë bien Kruja (1478), Shkodra (1479) e Durrësi (1501). Shumë shqiptarë arratisen drejt zonave malore. (Ngjyra e zezë e xhubletës, kostum tradicional shqiptar njohur si pjesë e trashëgimisë mbarëbotërore nga UNESCO, mund të reflektojë zinë pas vdekjes së heroit.) Shumë shqiptarë të tjerë (mes të cilëve bashkëshortja Donika e biri i mitur i heroit Gjon) do të mërgojnë në Itali. Në Italinë e Jugut bashkësia e shqiptarëve të arratisur më parë nga Greqia e kjo valë mërgimtarësh nga Shqipëria pas vdekjes së Kastriotit i jep jetë pakicës gjuhësore të Arbëreshëve, kandidate rishtare për të pasur kulturën e vet jomateriale mes trashëgimisë botërore njohur nga UNESCO.

HEROI KOMBËTAR – Mishërim i luftës së pabarabartë mes një popullsie numerikisht të vogël etnike ndaj perandorisë më ekspansioniste të epokës, figura e Skënderbeut mishëron atë të personazhit i cili më tepër se kushdo renditi Shqipërinë në historinë e Evropës qysh në periudhën kur jetonte. Zhvilloi ekzistencën në periudhën më të fundit të Mesjetës, ajo që sheh ngjizjen e identitetit territorial e etnik të popujve evropianë dhe përfaqësoi më së miri këtë fazë ndërtuese të shqiptarisë për qenien si elementi i patjetërsueshëm i njohjes ndërkombëtare të vendit tonë si pjesë e Kontinentit të Vjetër.

(Përkthyer nga origjinali italisht botuar në 18 janar në uebsajtin e Albania Letteraria, nismë e medias online Albania News e promovues i letërsisë shqiptare në Itali)