Një libër që na frymëzon

E enjte, 28 Mars, 2024
E enjte, 28 Mars, 2024

Një libër që na frymëzon

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë u formua me misionin për t’i bashkuar shkrimtarët anembanë SHBA-së. Për ta bërë më mirë këtë gjë ne ngritëm bibliotekën me botimet e anëtarëve. Por na mungonte një kryevepër si “Albumi” i Fan S. Nolit. Të gjithë e kemi lexuar, shumica e kemi librin. Albumi është botuar e ribotuar në Tiranë e Prishtinë. Ka hyrë në bibliotekat tona të lëna në Shqipëri, por nuk doli kush ta kishte këtu ku jetojmë “Albumin” origjinal. Dëshira jonë u kthye në nevojë, andaj fillova diskutimet me studiuesen Dokt. Arjeta Ferlushkaj Kotrri, duke trokitur në bibliotekën noliane në katedralen e Shën Gjergjit në Boston. Drejtoresha e bibliotekës, Neka Doko, e gatshme si gjithmonë, na afroi origjinalin e fundit të “Albumit” të Fan Nolit, botim i vitit 1948 botuar në Boston.

Në përkujdesjen e Shoqatës së Shkrimtarëve po e ribotojmë librin, për anëtarët dhe për lexuesit tanë. Libri u mbështet nga Shtëpia Botuese “Adriatic Press” që është në shërbim të krijuesve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada si dhe një urë për përkthimet në anglisht… Është koha të rizgjojmë Nolin, të lexojmë dhe të studiojmë më shumë për letërsinë shqipe këndej Atlantikut.

Fan Noli, “Albumi”, poezi, Shtëpia Botuese “Adriatic Press”, New York, 2023. ISBN: 978-1-958057-07-0

Noli ishte dhe do të mbetet shkollë e vërtetë jo vetëm e përkthimit që arriti majat më të larta të botës me përkthimet e Shekspirit, po dhe shkollë e poezisë sonë. Ribotimi i vëllimit “Albumi”, pas kaq vitesh në tokën që e mirëpriti dhe mbajti eshtrat e tij, pasuron bibliotekat e lexuesve shqiptaro-amerikanë.

Po e botojmë këtë libër në përvjetorin e lindjes së tij, për të cilën në librin e tij “Autobiografi” thotë se ka lindur në një datë të shenjtë. Le të urojmë mirëseardhjen e Nolit me librin më të mirë të tij.

Nga Adnan Mehmeti

President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

New York, 6 janar 2023