TV “Alba Life”, një pritje elitare për festat e fundvitit në CTV

E diel, 21 Prill, 2024

Prokurori i Qarkut të Richmond County z.Michael E. McMahon si dhe Ansambleisti Charles Fall përshendëten TV “Alba Life” , Shkollat Shqipe dhe Diasporën

Në një mbrëmje elegante në studion televizive të CTV në Staten Island, ku TV “Alba Life” ushtron të drejtën ligjore të shfrytëzojë mjediset e këtij institucioni mediatik ka intervistuar qindra personalitete të larta, me histori suksesi dhe i ka sjellë pranë teleshikuesve të shumtë.  Kjo mbrëmje u ideua nga gazetari me përvojë pranë TV “Alba Life” Valon Gërbeshi, nën kujdesin e stafit me kameramanin e talentuar Bujar Sadikaj, Drejtorin e programeve të TV “Alba Life” fituesin e disa çmimeve Emmy në New York, pronarin e kompanisë më të suksesshme Alba Pro, Amir Suka, anëtarin më të ri të stafit plot ëndrra Enes Basha nën drejtimin e themeluesit dhe producentit të TV Qemal Zylo.

Të ftuarit vinin grupe grupe dhe uronin të zotët e shtëpisë nga TV “Alba Life” dhe natyrshëm krijohej në atmosferë tejet e ngrohtë, vëllazërore, shqiptare.

Mbrëmjen e hapi dhe e drejtonte gazetari Gërbeshi dhe përshëndeti z.Qemal Zylo të gjithë të pranishmit që morën pjesë në këtë ceremoni plot mirënjohje dhe dashuri.  Nuk kishte më kënaqësi të shikoje pranë tavolinave kuq e zi me mbulesa të zeza të dekoruara me fjongo të kuqe, doktorë, biznesmen, afaristë, gra të suksesshme,  artistë të shquar, shkrimtarë të mirënjohur, kryetar dhe përfaqësues shoqatash të ndodheshin në këtë mbrëmje elitare dhe të trokëllisnin gotat me verë me njeri tjetrin.

U morën disa intervista përshëndetje nga gazetari Gërbeshi, Kozeta Zylo dhe anëtarja e re që premton shumë Kendra Duli.  Midis personaliteteve të shquara të Diasporës, dhe shumë prej tyre mund t’i quajmë me plot gojën VIP, ishin Prokurori i Qarkut të Richmond County z.Michael E. McMahon i cili është një politikan dhe avokat amerikan.  Ish Kongresisti McMahon është një figurë e njohur publike për shërbimin e tij ndaj Kombit Amerikan.  Në intervistën që dha për zonjushën Duli ai tha se e kishte kënaqësi të merrte pjesë në këtë mbrëmje shumë speciale dhe të uronte TV “Alba Life” dhe Shkollat Shqipe në të gjithë Nju Jorkun.  Fjala e tij elokuente ishte frymëzuese për të gjithë të pranishmit.

Në këtë ceremoni nderonte me pjesëmarrjen e tij Ansambleisti Charles Fall i cili përfaqëson Distriktin e 61-të të Asamblesë së Nju Jorkut dhe që mbulon Bregun Verior të Staten Island, ku ai ka banuar gjithë jetën e tij.

Asambleisti Fall është anëtari i parë mysliman dhe afrikano-amerikan i Asamblesë i zgjedhur nga Staten Island.  Për ne si media nuk është herë e parë që e kemi intervistuar, ndërkohë e çmojmë shërbimin e tij të kulturuar dhe plot profesionalizëm.

N/Kryetari i Federatës “Pan Shqiptare Vatra” Dr. Pashko Camaj përshëndeti në emër të Vatrës dhe tha se së bashku jemi dhe më të fortë duke u udhëhequr nga Elita e Kombit që punuan aq fort për çështjen kombëtare.  Ai tha se kam qenë i ftuar në këtë studio para 9 vjetësh dhe nuk e harroj kurë intervistën e parë dhe që mësova shumë nga kjo platformë për në publik.

Nderonte në këtë darkë Dr. Bari Ceka dhe bashkëshortja e tij fisnike Ilka Ceka.  E kush nuk e njeh Dr.Bari Cekën, për kujdesin e madh që ai tregon karshi pacientëve, komunitetit shqiptar si dhe atij amerikan!  Dr. Bari Ceka kohët e fundit është bërë qytetar Nderi i Nju Jorkut dhe ne si shqiptarë ndihemi shumë krenar. Dr. Ceka së bashku me bashkëshorten e tij gjinekologen Ceka janë dashamirës dhe suportues të mëdhenj të Misionit tonë Kombëtar, mësimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë.  Me një përshëndetje plot mesazhe të kthjellëta erdhi para kamerave dhe që filmoheshin nga Amir Suka dhe Bujar Sadikaj Presidentja e organizatës së mirënjohur “Motrat Qiriazi” Ms. Beno është një partnere themeluese e Marku, Beno & Tsamblakos, PLLC në Nju Jork, Znj. Beno është anëtare e Shoqatës së Avokatëve të Shtetit të Nju Jorkut, Shoqatës Amerikane të Avokatëve dhe Shoqatës Amerikane të Avokatëve të Emigracionit. Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, një avokat plot përvojë, z.Isidor Tsamblakos.

Në këtë mbrëmje midis nesh ishte znj. Drenusha Dreshaj bashkëpronare e TV “Alb” paketë digjitale që njihet në gjithë rruzullin nga shqiptarë. Ajo shoqëohej nga biri i saj simpatik që punojnë së bashku në këtë biznes shumë të suksesshëm.  Ajo tha fjalë mirësie për programin e TV “Alba Life” dhe natyrisht se vlerësohet shume si platformë nga teleshikuesit e shumtë, për profesionalizmin dhe seriozitetin që sjellin në ekran.

Të pranishmit u argëtuan nga superyje të Diaspores si sopranoja e shquar, bashkepunetorja e Shkollave Shqipe “Alba Life”,  Dëshira Ahmeti dhe Arian Kërliu, Hajro Ceka dhe Agim Gërbeshi.  Ata me performancen e tyre i bënë zemrat e njerëzve të ndiheshin ngrohtë në këtë mjedis me panoramë të bukur shqiptare, fjalën e epërme shqiptare dhe këngën shqiptare.  Biznesmeni i mirënjohur dhe filantropi Cafo Boga nderoi me pjesëmarrjen e tij së bashku me bashkëshorten Afërdita Boga gazetare për Turizmin dhe udhëtimet.  Kryetari i Shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro Amerikan, shkrimtari i mirënjohur Mhill Velaj përshëndeti dhe interpretoi poezi nga poeti i shquar Azem Shkreli.

Në emër të Shoqatës së Ushtarakëve Shqiptarë “Skënderbej USA”në NY përshëndeti anëtari i Bordit të saj z. Agim Pira.  Z.Pira përshëndeti për sukseset e njëpasnjëshme të TV dhe Shkollave Shqipe, sfidat nëpër të cilat ka kaluar dhe arritjet e larta të saj që ne na bën të ndihemi krenar.

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre plot dashamirësi si Dr. Manjola Duli, Samih Kanaqi, kryetari i shoqatës “Kraja”,  Bilal Demiri, n/kryetari I Shoqatës “Ana e Malit”, aktivisti i mirënjohur Naser Nika, si dhe nga përfaqësues nga Shoqata “Ana e Malit”.  Z.Marko Kepi një atdhetar zemërzjarr, Presidenti i Organizates së mirëjohur “Rrënjët Shqiptare” ish kandidat për në Bashkinë e Nju Jorkut dha mesazhin midis të tjerash që të sjellin fëmijët pranë Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila është një shkollë plot përvojë dhe profesionalizëm.

Shtoj këtu se kanë dhënë shumë përshëndetje dhe urime për Vitin e Ri me video, të cilat gazetari Valon Gërbeshi i ka mbledhur pë t’i transmetuar në Natën e Madhe të Vitit të Ri.  Kishte dhe shumë të tjerë që nuk erdhën dot për arsye të kohës së gripit që ka përfshirë shumë njerëz.  Studioja televizive për shkak të natyrës se saj e kufizonte numrin e madh të pjesëmarrësve, përsëri ekipi profesional i TV “Alba Life” e ka lënë festën e madhe të 15 Vjetorit të saj së shpejti…

Pas ceremonisë së rastit u shërbyen ushqime të shijshme sponsorizuar nga pronarët bujarë të restorantit “Grand Sahara” në Staten Island, nga familja atdhetare Liman, Lumturie dhe Toni Kotxha, të cilët nuk e kanë për herë të pare për bamirësinë e tyre.  Ata janë shumë të suksesshëm jo vetëm në restorante, por dhe në kompanitë e ndëtimit.

Kjo natë elitare do të ngelet gjatë në kujtesën e të pranishmëve!

Gëzuar të gjithë miqtë tanë festat e fundvitit!

Programi do të transmetohet në kanalet televizive në Natën e Madhe të Vitit të Ri!

19 Dhjetor, 2022

Staten Island, New York