Elina Duni përshëndet Londrën

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Elina Duni përshëndet Londrën

Nga Anila Kadija

Elina Duni, artistja shqiptaro-zvicerane shumë e njohur e muzikës Jazz, një qytetare tashmë që i përket botës, përshëndeti Londrën në këto ditë festive fundiviti.
Harmonia e këtij koncerti midis zërit dhe interpretimit, Elina Duni vokaliste dhe Rob Luft kitarist, emocionoi fansat e rinj dhe ata që i ndjekin artistët prej kohësh.
Një motiv i mirë për të njohur vlerat e një artisti është gjithmonë prania nëpër koncertet e tyre live.

Kjo është jo vetëm për mbështetje ekonomike por edhe shpirtërore.
Artisti është pak si xingar nuk lakmon paranë sa lakmon prezencën spektatore përreth tij.

Qendra Kulturore Polake JAZZ CAFE POSK, e cila ndodhet në Hammersmith pothuajse në qëndër të Londrës, na e krijoi mundësinë e këtij okazioni kulturor ditën e shtunë 17 dhjetor 2022.

Publiku shqiptar, në mënyrë spontane, ishte i pranishëm duke u bërë pjesë e duartrokritjeve të shumta që iu dhuruan të dy artistëve.
Komunikimi në shfaqjen e tyre sa të thjeshtë po aq me nivel të lartë interpretimi hoqi çdo filtër dhe krijoi atmosferë vërtetë origjinale.
Elina, kjo e veçantë interpretuese edhe me dajre në dorë, me natyrshmërinë e stilit të saj popullor sharmant, tek ndërrthur modernen me romantiken nën petkun e sentimentales, lëviz me këmbët zbathur në skenë që kontakti me tokën t’i fali edhe lirinë e shpirtit shumëkulturash me të cilin ajo ka pasuruar veten.
Është për t’u admiruar gjuha e pastër, shqip, anglisht, italisht, frëngjisht, arabisht, portugalisht, së fundi edhe polonisht me të cilën shoqëron këngët në origjinalitetin e tyre gjuhësor.

Ajo ndalet para çdo kënge, e prezanton me përkujdes si të thurrë një qilim me ngjyra ku çdo fije edhe se ka ngjyrë të ndryshme peshon flori njësoj.
Pas interpretimit të shumë këngëve, një koncert i cili zgjati dy orë, e fundit në shqip u shoqërua në vijën muzikore edhe nga jo shqip folësit sepse magjia e një mbrëmjeje të tillë ta imponon euforinë e bashkëgëzimit.

Elina, poliglote femër e bukur e dominon skenën si një luaneshë me thonjtë mbërrthyer mbi partiturë por pa gërvishtur askënd përkundrazi lëmon në mjalt ndjesinë e çdo kujt që e dëgjon.

Grupi Book Lovers, intelektualet shqiptare në Londër, mbështetën këtë koncert me praninë e tyre duke i dhuruar urimet më të mira krenarisë shqiptare dhe duke e mbyllur këtë vit me një mesazh të fortë!

Skena ka nevojë për talente por ka nevojë edhe për investim në ndihmë të tyre.

Mos e kurseni praninë tuaj me duartrokitje dhe kontribut.

Të falenderojmë Elina Duni që na e bëre dhuratë artin tënd këtë fundviti 2022.
Foto Rozeta Lami