Si do gjenerojë 8 miliardë euro Durrësi?

E premte, 26 Prill, 2024

Kryeministri i vendit, në adresimin e tij në Kuvend përpara dy ditësh, theksoi se projekti i marinës dhe apartamenteve turistike në Durrës do t’i japë 8 miliardë euro të ardhura shtesë vendit, përgjatë gjithë kohës së funksionimit të tij.

Për të gjithë ata që nuk kuptojnë shumë nga ekonomia, kjo shifër u duk e ekzagjeruar. Le ta analizojmë atë.

Paratë e shtuara nga ritmi i ndërtimeve në projekt

Çdo apartament që do të ndërtohet në 80.6 hektarët e zonës së papërdorur të Portit të Durrësit, që iu dhanë investuesit të huaj, arabit të katërt më me influencë në botë, jep të paktën një vend të ri pune në vend. Në nivel të të ardhurave shtesë për të 5 vitet e para të ndërtimit të rreth 4 mijë apartamenteve dhe dy hoteleve me 850 shtretër gjithsejt, ekonomia jonë do të sigurojë 36 milionë euro më shumë në vit, ose 0.25% e prodhimit kombëtar. Të 100 mijë turistët e huaj që parashikohet të vijnë më shumë, nga kërshëria dhe tërheqja për këtë investim të ri, do të sjellin të paktën 50 milionë euro të ardhura shtesë. Vizitat në polin e ri turistik që do jetë në ndërtim e sipër në Durrës, me qendra tregtare dhe restorante, do të përbëjnë tërheqjen kryesore të qytetit antik mijëvjeçar të Durrësit.

Tabela 1. 870 milionë euro më shumë për vendin në pesë vitet e para

Lloji i ndikimit Treguesi sasior TOTALI 5 vitet e para 2023-2027
1. Rritja e vëllimit ndërtimor në vend nga 12 mijë apartamentet, dy hotelet me pesë yje, marina, etj.

2.Rritja e imazhit dhe sigurisë së turizmit shqiptar 2023-2027

3.Rritja e pritshme e investimeve të tjera të huaja në turizëm dhe sektorë të tjerë të ekonomisë 2023-2027

4.Shtimi i vëllimit të transportit ajror dhe rrugor, shtimi i shërbimeve turistike, gastronomike, etj. ndaj turistëve të rinj

Mbi 36 mln euro në vit më shumë(+0.25% e PBB)

Mbi 100 mijë turiste të huaj më shumë në vit, ose 50-60 mln euro më shumë(+0.35% e PBB)

Mbi 42 mln euro në vit më shumë investime të huaja direkte nga efekti domino(+0.30% e PBB)

Mbi 12 mln euro në vit më shumë(+0.11% e PBB)

1% më shumë rritje ekonomike në vit ose

145 mln euro/vit x 5 vite=725 mln euro +725 x 20% rritje ekonomike e kumuluar për pesë vjet=870 mln euro

Rritja e imazhit dhe sigurisë së turizmit shqiptar 2023-2027

Ardhja e ndërtuesit të famshëm të një pjese të mirë të Dubait(qendra tregtare më e madhe në botë “Dubai Mall”, grataçieli më i lartë në botë “Burj Kalifa”, organizatori i Festivalit Tregtar të përvitshëm më të madh në botë “Dubai Shopping Festival”, etj.) në Shqipëri, do të sjellë rritjen e sigurisë dhe besimit në turizmin tonë, si dhe të kërshërisë për të parë investimin e ri të Alabbar. Kjo do të sigurojë jo vetëm turistë nga e gjithë bota, por edhe investues të tjerë të rëndësishëm në turizëm, energji, teknologji informacioni, etj., miq dhe të njohur të Alabbar, por jo vetëm. Mrekulli natyrore si Kepi i Rodonit, ishulli i virgjër i Sazanit, etj., nuk do të ngelin më vetëm vende të bukura të pashfrytëuara, por do të vijnë me dhjetra projekte për t’i transformuar ato. Me portin turistik të jahteve, marinën që në 5-7 vjet do të jetë funksionale, kroçerat e mëdha me 2-3 mijë turistë në bord, do të nisin të ndalin edhe në Durrës.

Tabela 2. Të ardhurat nga 15 vitet e tjera

Lloji i ndikimit Treguesi sasior TOTALI 8 vitet e dyta 2028-2035
1.       Rritja e vëllimit ndërtimor në vend nga marina, porti i ri ne Porto Romano, , zgjerimi i Marines, etj.

2.       Rritja e imazhit dhe sigurisë së turizmit shqiptar 2028-2035

3.       Rritja e pritshme e investimeve të tjera të huaja në turizëm dhe sektorë të tjerë të ekonomisë 2028-203

Mbi 75 mln euro në vit më shumë(+0.35% e PBB)

Rreth 80 mijë turiste të huaj më shumë në vit, ose 130 mln euro më shumë(+0.75% e PBB)

Mbi 180 mln euro në vit më shumë investime të huaja direkte nga efekti shumëfishues-domino(+0.9% e PBB)

2% me shumë rritje ekonomike në vit ose

385 mln euro/vit x 8 vite=3 miliardë e 80 mln euro +985 mln euro( 3,080 x 32%) =4 miliarde e 65 mln euro

Lloji i ndikimit Treguesi sasior TOTALI 7 vitet e treta 2036-2042
1.       Rritja e imazhit të turizmit shqiptar 2036-2042, si turizem qe ofron te gjitha gamat e eksperiencave(turizem masiv dhe turizem elitar)

2.       Rritja e pritshme e investimeve të tjera të huaja në turizëm dhe sektorë të tjerë të ekonomisë 2028-203

Rreth  60 mijë turiste të huaj (kryesisht perendimore) më shumë në vit, ose 150 mln euro më shumë(+0.75% e PBB)

Mbi 220 mln euro në vit më shumë investime të huaja direkte nga efekti shumefishues(+1.05% e PBB)

1.8% më shumë rritje ekonomike në vit ose

370 mln euro/vit x 7 vite=2 miliardë e 590 mln euro +699 mln euro( 2,380 x 27%) =3 miliardë e 289 mln euro

A + B + C

ose

870 mln euro  + 4 miliardë e 65 mln euro +  3 miliardë e 289 mln euro

= 8 miliardë e 224 mln euro

Ngjashmëria me zhvillimin e Marinës “Porto Montenegro” në Mal të Zi

Porto Montenegro është një port turistik jahtesh (marinë), i ndërtuar pranë qytetit të Tivat-it në Mal të Zi. Ai përfaqëson një nga marinat më luksoze në Adriatik.

Është zhvilluar me apartamente banimi, qendra tregtare dhe hotele, njëlloj si do të zhvillohet Projekti “Durrës jahte dhe marinë” i miliarderit arab Mohamed Alabbar. Kompleksi përmban një marinë (450 shtretër-vende për jahte nga 12 deri në 250 metra të gjatë, rezidenca, ambiente biznesi, si dhe hotelin me 5 yje “Regent Porto Montenegro”.

Ndërtimi nisi në vitin 2007 nga miliarderi hungarezo-kanadez Peter Munk, në vendin e ish-Institutit të Remontit Teknik Detar “Sava Kovaçeviç”, i njohur gjerësisht si Arsenali. Ky vend tërheqës u nxor në ankand publik në vitin 2006 . Që nga viti 2016, projekti është në pronësi të Korporatës së Investimeve të Dubait (ICD). Porto Montenegro vijon të zgjerohet edhe sot e kësaj dite. Ai përbën një histori suksesi të ekonomisë së Malit të Zi, pse u bë promotorri i rritjes eksponenciale turistike të këtij vendi në vitet 2007-2019, duke kontribuar me të paktën 5 miliardë euro në ekonominë e vendit dhe duke e shndërruar turizmin në shtetin fqinj në industrinë numër një, duke e kaluar me dhjetë herë industrinë e aluminit, që mbizotëronte në ekonominë malazeze në vitet 1990-2000.