Nxënës, mësues, shqiptarë kudo ku jeni, Gëzuar 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit!
Në vazhdimësi kjo datë i ka frymëzuar shqiptarët në shërbim të kombit. Prandaj edhe sot kjo festë është një festë e tillë, festë frymëzimi dhe gatishmërie për ta ruajtur dhe për të vazhduar më tej me gjuhën e nënës, gjuhën amtare, gjuhën shqipe. Edhe këtu në Zvicër, janë nxënësit e shkollave shqipe, ata që i prijnë “Valles së Dashurisë për Gjuhën dhe Kulturën Kombëtare, festë e cila na e hap rrugën për Festën e Madhe të Pavarësisë”. Gëzuar nxënës të dashur për jetë e mot! – Ju që jeni e ardhmja e gjuhës dhe kulturës kombëtare. Ruani gjuhën shqipe – gjuhën e shekujve si sytë e ballit sepse emrat e juaj të bukur vetëm duke e ruajtur atë dhe duke e folur me dashuri dhe respekt kanë kuptim. Paçi bekimin e nënë Shqipërisë, nxënës të dashur!
“Shkolla shqipe” – Zvicër
Dr. Vaxhid Sejdiu – mësues dhe koordinator