Intervista/Alda Kushi: Si u integrova në Itali përmes sistemit akademik

E shtunë, 20 Prill, 2024

Alda Kushi, prej 12 vitesh jeton në Bari, ku ka ndërthurur mësimdhënien e kërkimin shkencor me aktivizmin politik, e së fundmi edhe me shoqatën e grave shqiptare ”Shqiponjat e Mëndafshta”. Ajo është titullarja e parë e huaj e një doktorature që hyri në Senatin e Universitetit të Barit në 2014. Aktualisht bashkëpunon me Departamentin e Shkencave Politike atje. Kushi mes të tjerash ka studiuar e shkruar mbi fenomenin e dialogut ndërfetar në Shqipëri, marrëdhëniet shqiptaro-rumune, integrimin evropian të vendit tonë e sistemin e drejtësisë në Bosnje-Hercegovinë; është përfshirë mes protagonisteve të librit ”Gra të Shqipërisë në Itali”, kuruar nga Rando Devole e Claudio Paravati.

Për gazetën ”Diaspora Shqiptare” me akademiken e aktivisten durrsake ka biseduar gazetari Gjergji Kajana

Mund të sintetizoni rrugëtimin tuaj profesional e akademik mes Shqipërisë e Italisë?

 Kam lindur dhe jam rritur në Durrës, në një familje e cila qysh në moshë të vogël më ka ushqyer dëshirën e përkushtimin ndaj punës e studimit. Kur frekuentoja gjimnazin në muajt e verës punoja në një fabrikë biskotash që zotëronin dhe drejtonin familjarë të afërt. Qëllimi i familjes ishte ai që të më ndërgjegjësonte me vështirësitë dhe lodhjen e punës së krahut dhe rëndësinë e shkollimit të lartë.

Në 2005 u regjistrova në degën e Shkencave Politike pranë Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, ku u diplomova me maksimumin e pikëve. Në 2010-n (duke qenë se diploma më njihej në universitetet italiane) vendosa të vazhdoj studimet në Bari, me synimin për t’u kthyer në Shqipëri pas mbylljes së dy viteve të specializimit.

Gjatë periudhës së specializimit e kaloja tërë ditën në universitet, ndiqja leksionet, studioja në bibliotekë e sa herë që organizoheshin kurse të formimit të lartë nga departamentet merrja pjesë me javë të tëra. Raporti me Shqipërinë ishte i vazhdueshëm, angazhohesha në shume veprimtari në Durrës e Tiranë, kryesisht politike. Qëllimi i angazhimit ishte të mos humbja kontaktet me Shqipërinë e sapo të diplomohesha të kthehesha për të kontribuar atje. Integrimi në Itali ishte shumë i ngadaltë. Disa prej profesorëve të Departamentit të Shkencave Politike më stimulonin të mos e mbyllja rrugëtimin tim akademik tek specializimi. Atëherë vendosa të marr nga ajo periudhë në Itali gjithçka mundesha e pa mbaruar akoma mirë specializimin u regjistrova në një master të paguar nga rajoni i Puljas e zhvilluar në bashkëpunim me një universitet në Slloveni, ku kalova rreth dy muaj. Shprehja “oreksi vjen duke ngrënë” i përshtatet rastit tim: pas specializimit e masterit në bashkëpunim me entin slloven kreva edhe dy mastera të tjerë, i pari mbi etikën e paqes, edukimit me qytetarinë e dialogut ndërkulturor dhe i dyti mbi administrimin e fenomenit migrator e procesit të integrimit. Integrimi im personal erdhi natyrshëm gjatë periudhës studimore, me ditë që lindnin e mbylleshin në universitet, ku ndjehesha në vendin tim. Fitova të drejtën e doktoraturës në Departamentin e Juridikut në Bari. Gjatë viteve të doktoraturës lidhjet me Shqipërinë ishin akoma të forta, aq sa në të njëjtën kohë u zgjodha edhe kryetarja e forumit të gruas socialiste për qytetin e Durrësit. Në fund të 2014-s u zgjodha nga studentët e doktoraturës si përfaqësuesja e tyre në Senatin Akademik dhe lidhjet me Barin sa vinin e bëheshin më të forta. Zgjodha të qëndroja në Itali për dëshirën e pafund për studimin, mundësitë e rritjes nga ana akademike me profesorë e profesoresha që edhe sot (edhe pse punojmë bashkë) i shoh me admirim. Diskriminimin nuk e kam ndjerë kurrë.

Pasi përfundova mandatin në Senatin Akademik dhe mora titullin e doktoraturës realizova materialisht se s’kisha bërë plane për të ardhmen time në Itali. Pas gati një viti e gjysmë, në të cilin kontaktet me universitetin nuk i kisha ndërprerë, në 2019 hyra në Universitetin e Barit në Departamentin e Shkencave Politike, ku jam edhe sot, me një kontratë për kërkime shkencore.

Përveç kërkimeve shkencore, brenda Universitetit të Barit zhvilloj rregullisht edhe leksione, si në bachelor ashtu edhe në kurset e specializimit.

Jeni pjesë e shoqatës së grave “Shqiponjat e Mëndafshta”: si grup ndjeni se po ecni me pritshmëritë që kishit ndaj veprimtarive të ndërmarra?

 Kur vendosëm të hapim këtë shoqatë kishim shumë shpresa në mirëpritjen e saj në realitetin barez dhe pritshmëritë tona ishin të larta. Sot mund të them me bindje se i kemi kaluar, çka na nxit të bëjmë akoma më mirë dhe më shumë. Aktivitetet kulturore janë të shpeshta; ajo që vërejmë me shumë kënaqësi e që na ndihmon të ecim para është pjesëmarrja e grave dhe vajzave shqiptare. Me shumë kënaqësi kemi vërejtur re se edhe pjesëmarrja e vajzave e grave italiane është e konsiderueshme. Kurioziteti mbi Shqipërinë sa vjen e rritet.

Edhe institucionet lokale na kanë mbështetur dhe na përfshijnë në organizime. Bashkëpunimet me institucionet kanë qenë të shumta dhe rezultatet optimale.

Një nga arritjet më të mëdha të shoqatës ka qenë hapja e shkollës së gjuhës shqipe, që ka për qëllim të ndihmojë familjet shqiptare apo mikse, të cilat jetojnë në rajonin e Puljas, në mënyrë  që t’i rrisin fëmijët e tyre pa humbur rrënjët e Shqipërisë. Shkolla ka për qëllim t’u përcjellë fëmijëve jo vetëm njohuri për gjuhën, por edhe për traditat, historinë, gjeografinë dhe kulturën shqiptare. Mësueset, të cilat punojnë me fëmijët në bashkëpunim me familjet, përpiqen t’u transmetojnë të vegjëlve jo vetëm informacionet bazë mbi Shqipërinë por dhe dashurinë ndaj saj, sepse vetëm nëpërmjet dashurisë fëmijët do të kenë kuriozitetin ta vizitojnë dhe të rrisin njohuritë e tyre rreth Shqipërisë edhe pas përfundimit të programit studimor.

Aktualisht po punojmë për prezantimin e librit të realizuar nën kujdesin e studiuesit Rando Devole dhe  drejtorit të revistës “Confronti” Claudio Paravati titulluar “Donne d’Albania in Italia” (“Gra të Shqipërisë në Itali”) në Universitetin e Barit. Disa prej vajzave që kanë marrë pjesë në realizimin e librit janë pjesë e shoqatës sonë.

Si u zhvillua pjesëmarrja juaj në projektin e librit “Gra të Shqipërisë ne Itali”, që u paraqit në Romë në tetor? 

Një nga vajzat e shoqatës më prezantoi me sociologun Rando Devole, një nga realizuesit e librit. Pas një bisede me Randon rreth temave të mia të studimit, ai më propozoi të shkruaja një artikull për librin. Temën e kontributit tim e vendosëm bashkarisht, në bazë të argumentave trajtuar në libër. Tematikat që përfshihen janë nga më të ndryshmet dhe vajzat e gratë që kanë dhënë kontributin e tyre vijnë nga realitete të ndryshme e secila ka mënyrën e saj personale dhe origjinale për të shprehur vetveten. Libri është shumë i larmishëm, përmban poezi, piktura, fotografi, histori vajzash e grash kurajoze dhe artikuj shkencorë, siç është edhe kontributi im. Është një mozaik grash nga të gjtha anët, që mund ta shohësh dhe që Rando Devole e Claudio Paravati i kanë bashkuar me një harmoni mbresëlënëse, aq sa ky libër nuk do të ishte njësoj sikur qoftë edhe vetëm një nga kontributet të mungonte.

Në botën imagjinare ku jeni një vendimmarrëse shqiptare si do të mendonit ta kthenit maksimalisht në frytdhënës për Shqipërinë profesionalizmin e diasporës?

Hapi i parë që do të ndërmerrja do të ishte përqendrimi maksimal i vëmendjes tek studentët që studiojnë në universitete evropiane apo edhe përtej Atlantikut, sepse kjo është një kategori që akoma nuk ka vendosur rrënjë në vendin ku ka emigruar. Do të përpiqesha të krijoja rrjete kontakti me ta në mënyrë që sapo të mbarojnë studimet t’i përfshija në institucionet shqiptare ose të krijoja një urë lidhëse midis firmave dhe studentëve në mënyrë që studentët që kanë përfunduar studimet jashtë të kenë një arsye për t’u kthyer dhe firmat të kenë në dispozicion një personel të kualifikuar sipas metova perëndimore.

Për ata që punojnë dhe jetojnë jashtë shtetit në vende ku kanë krijuar familje apo punë të qendrueshme politikat e kthimit të perhershëm paraqiten të vështira ndaj do të përqendrohesha më shumë në mundësira bashkëpunimi që të jenë frytdhënëse për të dyja palët. Në fushën time për shembull do të stimuloja universitete shqiptare të krijonin kanale të posaçme për profesorë shqiptarë që punojnë në universitete të huaja në mënyrë që të vijnë të japin disa orë mësim edhe në Shqipëri, të njohin realitetin e universiteteve shqiptare dhe për ndonjë mund të ishte edhe një mënyrë e mire për t’iu afruar Shqipërisë në mënyrë graduale dhe të vendosë të kthehet përfundimisht. Për të tjerë mund të jetë një mënyrë e frytshme bashkëpunimi pasi profesorët që vijnë nga universitete të huaja mund të tërheqin për periudha të shkurtra në rolin e visiting professor apo visiting researcher edhe profesorët që punojnë në universitetet shqiptare. Është i dosmosdoshëm krijimi i një rrjeti bashkëpunimi që të jetë pjesë strukturale e universiteteve.

Përsa i përket sipërmarrësve ndoshta do të thjeshtoja akoma më shumë pjesën burokratike dhe të taksave. Ndoshta do të ishte frytdhënëse edhe politika e subvencioneve për hapjen e aktiviteteve nga eksponentë te disporës, me një fokus më të madh në ato aktivitete ku Shqipëria mund të ketë mangësi.

Intervistoi: Gjergji Kajana