Kjo fushë e bukur…

E shtunë, 27 Prill, 2024
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kjo fushë e bukur…

Kjo fushë e bukur, më e bukura dhe më pjellorja e Dibrës që ujitet nga uji i malit dhe uji i Drinit të zi, kjo fushë në të cilën Tasim Karasani mori në vitet ’50 NJËQIND kuintal për hektarë misër të varietetit të njohur “Farë Madh”…

Kjo fushë ku i bashkëngjitet Fusha e Ushtelencës, Cetushit dhe Katundit të Ri duke formuar ekspozitën e madh të prodhimeve bujqësore të Dibrës, të prodhimit të misrit, grurit, fasules, perimeve e në kodrat rreth e qark (Gjaricës nga ku është fiksuar fotoja nga Edmond Hasani), të vreshtave të Dohoshishtit e të pemëtoreve të Luznisë…
KJO FUSHË DO TË MBYTET…

Qeveritë e ditëve të këtyre tre dekadave, të djathta e të majta, kanë harruar aksiomën e jetës se toka është mjet i pazëvendësueshëm në jetën njerëzore, se për të shtuar atë në shërbim të prodhimeve që mbajnë jetën gjallë po synohet (dhe po veprohet) që edhe shkretëtira e Gobit në Azinë Qendrore, edhe Saharaja të ujiten e të vihen nën kulturë, këta qeveri, me Skavicën dhe me betonizimet masive bëjnë krimin më monstruoz historik.

Kjo pamje duhet të mbetet përgjithnjë siç e ka krijuar natyra.
Kjo pamje  duhet të sistemohet, kullohet e ujitet, kultivohet me dije e kulturë shkencore.
U takon dibranëve që ta mbrojnë atë.
Është thirrja ime, thirrje e një njeriu që ka 15 vjet që shkruan e bërtet “PO DIBRËS! JO SKAVICËS”.

Desha që këtë verë ti bija Luginës së Drinit nga Gjorica në Skavicë.
Nuk u gjet një “kalë”, edhe pa “samar” e “shalë”, ti fotografoja ato vende e fotografitë me ngjyra ti krahasoja me fotot bardhë e zi të arkivit tim prej dhjetëmijë negativësh 1964-1996.
Nuk iki pa i ngop sytë e shpirtin me ato pamje që nuk kanë shembull të dytë.