Një pjesë e shpirtit arbëresh në Bernë të Zvicrës

E premte, 19 Prill, 2024

Me të drejtë është thënë se promovimi i librit të Rexhep Rifatit “Arbëreshët, fotosintezë e shpirtit tim”, solli edhe një pjesë të shpirtit arbëresh në Bernë të Zvicrës. Autori në 400 faqet e librit na solli në mënyrë origjinale botën arbëreshe ashtu siç e sollën  në këngë edhe pjesëtarët e grupit muzikor “Gjaku i Arbërit”, të cilët nëpërmjet këngës dëshmuan për sakrificën arbëreshe në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare ndër shekuj.

Të shtunën, me datën 15 tetor 2022, në sallën “Allresto” në Bernë të Zvicrës u bë promovimi i librit “Arbëreshët, fotosintezë  e shpirtit tim” të gazetarit të mirënjohur Rexhep Rifatit. Unë nuk do të shkruaj për natyrën e promovimit, as për pjesëmarrësit e shumtë apo ligjëruesit të cilët morën fjalën për të folur për krijimtarinë publicistike të Rexhepit, por do të theksoj tri gjëra të cilat e dalluan natyrën e promovimeve në këtë mbrëmje.

E para, promovimi i librit për arbëreshët është padyshim dëshmi e përpjekjeve shekullore në rrugëtimin  e tyre historik për ta ruajtur, gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar. Dhe, kjo përpjekje nuk është shkruar nga një arbëresh por nga një ferizajas, gjë që dëshmon, se të gjithë ata, të cilët punojnë dhe veprojnë, në të njëjtin rrugëtim, janë arbëresh, kosovar, çam, me një fjalë janë bijë të Shqipërisë. Rexhep Rifati në një periudhë të gjatë kohore gati gjashtëvjeçare, lexuesin shqiptarë e ka informuar rregullisht për ngjarjet e shumta në trojet shqiptare. Në vazhdimësi e kemi parë me nxënësit, studentët punëtorët, shkrimtarët, piktorët, përfaqësitë e institucioneve tona, në takimet e shumta kulturore, politike dhe aktivitetet tjera, të cilat ishin dhe janë pjesë e popullit tonë. Pra me një fjalë Rexhep Rifati në shkrimet e tij është një nga kronistët më të shquar, i cili me përkushtim përcolli mesazhe të qarta për të  gjitha ato veprimtari shqiptare në Atdhe dhe në mbarë mërgatën shqiptare. Nëpërmjet fotografisë na sjell  jo vetëm ngulimet arbëreshe njëra pas tjetrës, por na njofton për së afërmi për bibliotekat e pasura arbëreshe, mbishkrimet, simbolet, grupet artistike, me një fjalë me gjithë frymën  e identitetit arbëresh.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Gjoni dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Sami Ukelli së bashku me autorin e librit Rexhep Rifatin gjatë dorëzimit të  mirënjohjes

E dyta, është mirënjohja e përbashkët e tri ambasadave tona: Ambasadës së R. së Shqipërisë, së R. së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, një vlerësim kulmor për punën dhe angazhimin e autorit në shërbim të përpjekjeve të mërgimtarëve shqiptarë për të ruajtur gjuhën, kulturën, traditën dhe identitetin kombëtar.

Grupi “Gjaku i Arbërit” gjatë një interpretimit të këngëve arbëreshe!

E treta, pjesëmarrja e një grupi arbëresh nga Frasnita e Kalabrisë “Gjaku i Arbërit”, të cilët jo vetëm që e bënë publikun për vete me këngët e tyre të zgjedhura arbëreshe, por dhanë edhe një mesazh të fortë, mesazh i cili buron në përpjekjet shekullore të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare dhe identitetit kombëtar. Ata nëpërmjet këngës,  dhanë një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët në përgjithësi  dhe për shqiptarët në Zvicër në veçanti, se duhet të punojnë edhe më shumë në ruajtjen e gjakut dhe gjuhës amtare. Thirrjet e vëllezërve dhe motrave arbëreshë në skenën e Bernës për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës arbëreshe duhet t`i përkthejnë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare sepse arbëreshët janë dhe mbetën një nga shembujt më të mirë në histori, të cilët me sakrificën e tyre arritën të mbijetojë dhe sot me të drejtë e thonë “Gjaku i Arbërit rron”.