Policja amerikane që rekomandon prindër shqiptare për t’i sjellë në Shkollën Shqipe “Alba Life”
E shtuna e dielltë e bënte egzaktësisht dhe me më shumë shkëlqim dhe ngrohtësi mjedisin e shkollës publike amerikane PS:9, në të cilën Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit vazhdon për mbi 15 vjet t’ju mësojë nxënësve të Diasporës Gjuhën Shqipe.
E pamundur të merrnim pjesë që në hapjen e saj për këtë vit, pasi në të njejtën kohë kemi mësimin në Online me mësuese Gresilën, Shkollën Shqipe në Bronx dhe për shkak të numrit të madh që vërshoi në këtë shkollë këtë vit, na duhej atje një riorganizim dhe më shumë professional. Sidoqoftë kjo shkollë në Staten Island u mbulua mrekullisht nga mësueset profesioniste si Dr. Zylo Watkins, Entela Muda, Elona Shkreta dhe Anxhela Alushaj të lincensuara nga shteti amë dhe disa prej tyre dhe nga shteti i Nju Jorkut.
Kishja mall dhe nostalgji për nxënësit, mësuesit, prindërit dhe ndjeja se po aq mall kishin dhe ata. Bota e fëmijëve më magjeps për sinqeritetin e tyre, vëmendjen, këmbënguljen për dijen, në këtë rast ata kanë etje për Gjuhën Shqipe. Ardhja e nxënësve të rinj është gjithmonë emocionuese, e mirëpritur nga gjithë klasa, mësuesja, po aq dhe nga dashuria që percjellë prindi. Erdhen dhe 3 nxënës të rinj si Lorana, Siera, Ikbale, ndërsa Ikbale dhe Ryan vijnë nga Brooklyni.
Copëza fragmentesh
Sa emocione ndjeva kur prindi i dy vajzave bukuroshe Adeas dhe Aminës më tha se ne ju njohim mirë, pasi ju keni shkruajtur për gjyshen time, kur ajo festoi vjet 100 Vjetorin e ditëlindjes në Restorantin “Sahara”. Sa rrënjë të mirë keni ju thashë! Ju do të shkoni 120 vjece! Pra në klasë kam stërmbesat e një gjysheje 101 vjecare! Mrekulli!
Valbona na kishte thënë se në shkollë erdhi dhe një nxënës me emrin London me prindër Arsimin dhe Nafijen. Ata ishin rekomanduar nga policja e shkollës që vjen cdo të shtunë për të siguruar Shkollën Shqipe. Ndjeva krenari që një police amerikane rekomandon prindër shqiptarë për të sjellë fëmijët në shkollë. E takuam sot London dhe e dëgjuam me kurreshtje si përgjigjej dhe sa i vëmendshëm ishte në mësim.
Arbi sot erdhi në klasën e më të rriturve, lëvizi nga grupmosha e më të vegjëlve për shkak se ka ecur mirë, ndërkohë pashë ndryshimn e madh në konfidencën e tij për të folur bukur shqip.
Ka disa nxënës që më parë kanë pasur vëllezërit dhe motrat më të rritura dhe tani sjellin në shkollën shqipe motrat dhe vëllezërit e tyre më të vegjël. Ja tha Dioni mua më ndihmon shumë vëllai Oresti dhe jam shumë i gëzuar që vi pranë kësaj shkolle. Aila vjen bashkë me dy motrat e saj më të vogla dhe ka shumë dëshirë të flas shqip dhe të vallëzoj. Suriana e prezantoi veten duke thënë se jam në vitin e dytë dhe dëshiroj të vazhdoj për të mësuar shqip, ajo vjen bashkë me dy vëllezërit e tjerë, ndërkohë mami i saj Ariana ka dhënë kontribut vjet në mësimdhënie dhe i jemi mirënjohës.
Ndërsa Arli eshte regjistruar këtë vit të ri shkollor, më parë ka pasur vëllain dhe motrën, mamaja e tij Betulla Bollati ka dhënë kontribut pranë kësaj shkolle në Staten Island dhe i jemi mirënjohës gjithmonë. Laura është e re këtë vit shkollor dhe u takuam me prindërit e saj në Paradë, ku premtuan se do t’i sillnin me kënaqësi fëmijët në shkollë. Jam shumë e gëzuar që vi në shkollë tha Laura, sepse e harxhoj kohën në ditën e shtunë me Gjuhën Shqipe.
Mësueset Elona dhe Anxhela vazhduan programin e tyre të mësimit shqip, plot profesionalizëm dhe kulturë. Së shpejti do të kemi dhe klasat e valleve dhe të këngëve në Shqip.
Shkolla po rritet, dhe jo vetëm në Brooklyn, por edhe shkollat e tjera nëpër Nju Jork cka na shton përgjegjësinë më shumë për mbarëvajtjen, procesin mësimor dhe pedagogjik.
Mësim të mbarë mësues dhe nxënës të dashur!
GJUHA SHQIPE NA BASHKON!
Dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë. Naim Shqipëria.
22 Tetor, 2022
Staten Island, New York