Interesim i veçantë nga shtëpia botuese suedeze për poezinë shqipe në Borås

E diel, 19 Maj, 2024

Se poezia shqipe zë vend me rëndësi dhe është e respektuar në botë si duket është një çështje që poetët dhe shkrimtarët shqiptarë që nga Rilindja Kombëtare e deri më sot kanë punuar me shpirt në këtë drejtim dhe shihet se me të vërtet ja kanë arritur qëllimit të tyre madhor që gjuha jonë, letërsia shqipe, poezia shqipe të zërë vend me rëndësi në botë dhe të adhurohet dhe të jetë e lexuar, nga lexues të huaj. Këtu do ndalem në prezantimin e poezisë shqipe në Skandinavi nga ana e poetëve shqiptar anëtar të shoqatës kulturore shqiptare me emrin Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” me seli në qytetin e vogël suedez Borås, por me zemër të madhe për prezantimin e poezisë e ndër to edhe të poezisë shqipe.

Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” ka arritur të krijoj një bashkëpunim solid me shoqata si motra suedeze të cilat merren me kultivimin e  poezisë dhe përfaqësimin e saj për publikun e  gjerë në rajonin e tyre ku këto funksionojnë, kështu që kjo shoqatë shqiptare sot të themi e vetmja që merret me prezantimin e letërsisë shqipe në tërësi në botë ka krijuar një imazh pozitiv dhe tani radhitet në mesin e shoqatave më solide në prezantimin e letërsisë shqipe në botë e konkretisht me rezultate të shkëlqyera të prezantimit të poezisë shqipe për adhurues të huaj të poezisë shqipe. Kjo shoqatë ka arritur me punën e saj dhe anëtareve të saj poet të vyer që çdo muaj të prezantojnë poezinë shqipe para publikut vendas në qytete të ndryshme suedeze. Ishin prezent në Festivalin ndërkombëtar ”Tranås at the Fringe”në muajin korrik, në fillim shatori ”Textval” në qytetin e vogël Ulriucehamn, në fund gushti në Borås në Festivalin e shoqatave kulturore me seli në këtë qytet ku poezia shqipe u prit me ovacione dhe duartrokitje nga publiku i pranishëm dhe ja tani edhe në qytetin e  tyre serish prezantohet me gjashtë poet shqiptar para publikut vendas si dhe shtëpive botuese suedeze të cilat kanë shprehë interesim që të dinë më shumë dhe të marrin më shumë informacion për letërsinë shqipe e në veçanti për poezinë shqipe.

Ishte një kënaqësi e veçantë kur publiku i pranishëm e pranonte me aq kënaqësi muzikalitetin e poezisë shqipe dhe i duartrokiste poetit shqiptar për vargjet e thurura ne gjuhën e ëmbël shqipe.

Me poezitë e tyre në gjuhën shqipe dhe suedeze para publikut suedez u paraqiten penat e arta të Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni” Hamit Gurguri, Gladiola Jorbus, Adem Pllavci, Bahtir Latifi dhe Sokol Demaku.

Mendojmë se është koha që edhe shoqatat simotra të jenë së bashku me këta entuziastë në afirmimin  dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe letërsisë shqipe në mërgatë,  në mënyrë që poezia shqipe te jetë në piedestalin më të lart atje ku e ka vendin në përgjithësi.

Ishte një punë  e madhe e shoqatës suedeze ”Textval”, e cila përmes këtyre aktiviteteve së bashku me poet dhe shkrimtar të krijoj kontakte dhe ura bashkëpunimi mes poeteve dhe shtëpive botuese në Suedi, çka shpresojmë se do jetë në punë e frytshme dhe me shumë suksese në të ardhmen për poetët shqiptar që përmes shtëpive botuese suedeze të botojnë punimet e tyre.