Kur flet historia

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Kur flet historia

Njohja e historisë së një populli nga dokumentat e shkruara dhe botimet shkencore mbështetur në to, me gjithë rëndësinë e dorës së parë që ato kanë, do të ishin të pamjaftueshme për të vlerësuar saktësisht të vërtetën sidomos për të kaluarën e largët të tij. Subjektivizmi dhe keqinterpretimi bëjnë që e vëtreta ndonjëherë të qëndrojë larg reales, ndaj shpesh herë thuhet: ” Më trego ato që pe e jo ato që di”, që indirekt do të thotë se praktika, konkretja është kriter i së vërtetës. Pikërisht për këtë çdo udhëtim në terren, në vendin e origjinës apo larg tij, çdo vizitë në qëndra dhe muzeume historike bëhet burim njohurish të reja dhe konkretizim të tyre në terren, përveç vlerave edukative, çlodhëse, emocionuese dhe atdhedashëse.
Nisur nga një eveniment familjar na u dha mundësia që të njiheshim nga afër me vlerat historike, gjegrafike, kulturore e etnografike të trevës që i përkiste Epirit të lashtë, sot i ndarë midis dy shteteve fqinjë të ballkanit, Greqisë dhe Shqipërisë, trevë ku ndërthuret historia e vjetër dhe e re. Pa u futur në hollësira dhe duke u ndalur vetëm në atë çka pamë gjatë një vizitë turistike po prezantojmë shkurt disa nga monumentet historike, ku duken qartë marrëdhëniet reciproke dhe raportet që kanë patur midis tyre popujt fqinjë.
Nisur nga qyteti i Janinës, ish qëndër e Pashallëkut të Ali PashTepelenënës, do të ishte e pajustifikuar mos njohja nga afër me muzeun historik kushtuar Pashait të Janinës, që njihet në historinë evropjane si “Bonaparti musliman”. Vlerëdimet shpesh herë kontradiktore për të nuk e zbehin qëndrimin e tij si një luftëtar “rebel” ndaj pushtuesit osmanlli, si një dukuri fillestare që i parapriu Lëvizjes Kombëtare Shqiptaresi në mesin e shek. të 19. Përfaq ësuesit të njohur të Rilindjes Kombëtare si Sami Frashëri, Gavril Dara i Riu, Elena Gjika, Faik Konica, M. Frashëri etj, si dhe personalitete të huaj që kanë njohur nga afër A. P. Tepelenën si lordi angles Bajron, admirali Nelson, konsulli frances Pukëvil, flasin me admirim për synimet politike dhe karakterin e tij.
Muzeumi gjendet në Ishullin e “Kastros” tek Liqeni i Janinës, pikërisht atje ku Pashai i Epirit banonte dhe ku u vra nga forcat osmane më 24 janar të vitit 1822, pikturat kushtuar ” Luanit të Janiës”, dhe gjurmët e predhave në dhomën ku u vra, janë dëshmi të gjalla qe lenë mbresa të pashlyera. Brenda oborit të këtij muzeu gjindet edhe muzeu i Marko Boçarit, heroi i Revolucionit grek me gjak nga shqiptarët e Sulit.
Janina, si kryeqëndër e Vilajetit jugor gjatë sundimit osman, ka të gjalla edhe sot monumentet e kulturës si Kalanë fushore të Ali Pashasë në breg të liqenit, simbol i qëndresës ndaj pushtimit shekullor, Gjimnazin “Zosimea”, shkollës së mesme të hapur që në fillim të shekullit të 19 ( 1828), si shkollë ku përveç greqishtes mësoheshin latinishtja, frëngjishtja, lëndët klasike etj. Këtu studiuan me dhjetra personalitete të lëvizjes kombëtare shqiptare si Ismsil Qemali, Eqerem Libohova, Hasan Dosti, Jani Vrejto, K. Kristoforidhi, Myfit Libohova, Sali Nivia, Sami Frashëri, Suleman Delvina etj etj, të cilët u frymëzuan me idetë iluministe të kohës dhe të revolucionit të popullit grek kundër poshtuesit shekullor osman.
Jo më larg se një orë rrugë, pasi kalon kufirin drejt tokës amëtare, në faqen lindore të Malit të Gjërë shtrihet qyteti muze i Gjirokastrës, i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s që në vitin 2005. Ky qytet i gurtë, i njëmijë shkallëve, qënder e rëndësishme administrative, kulturore, arsimore, ekonomike etj, i ka rrënjët e veta që nga periudha antike, por lulëzimin e vet ai e pati ne periudhën e mesjetës së herëshme me Despotatin e Epirit dhe të princit Gjin Bue Shpatës..
Gjurm ët arkeologjike dhe vlerat historike të zonës rreth Gjirokastrës janë të shumta, por nuk duhet të anashkalohet qëndra e Antigonesë, qyteti antik i ndërtuar nga mbreti Mollos Pirro në kujtim të gruas së tij në shek e III pes, qytet që pas dy shekujve lulëzimi u dogj nga pushtuesit romakë. Ai gjendet rreth 14 km në lindje të qytetit të Gjirokastrës në luginën e Lumit Drinos, me emërimin Parku i Antigonesë, qëndër me vlera të mëdha turistike.
Në qytetin e Gjirokastrës mund të vizitohen qëndra historike ,kulturore, etnografike dhe gjeografike, siç janë Kalaja, muzeumi etnografik, ai e Ismail Kadaresë, sheshi i Çerçizit, Pazari i Vjetër, shtëpitë karakteristike, Viroi si një burim ujor karstik etj. Ajo që bën përshtypje tek vizitori që shkon për herë të parë përveç stilit interesant të banesave, është përpunimi me mjeshtëri i gurit, si material bazë ndërtimi. Krenaria dhe simbol i qytetit të Gjirokastrës është Kalaja madhështore që dominon mbi të si një Akropol i vërtetë.
Kalaja e Gjirokastrës është një dokument historik madhështor që i ka shoqet e ralla në Ballkan dhe pse jo në Evropë. Madhështia e saj ka lënë mbresa të veçanta tek shumë udhëtarë dhe kronistë të huaj. Kronisti turk Evlia Çelebia shkruante në vitin 1622 se “Kalaja e Gjirokastrës është një kështjellë e pashembëllt”. Robert Wlash do të shkruante në vitin 1828 se “Kalaja e Gjirokastrës qëndron e varur majë shkëmbit. Është një nga kështjellat më me rëndësi të Shqipërisë, mund të quhet një nga kalatë malore më të fuqishme e më madhështore të Evropës”, ndërsa Guy Chantepleure shkruante midis të tjerave më 1913 se” Njerëzit e luftës e kanë bërë këtë kështjellë një kala të çuditëshme dhe të ndërlikuar, zgjatim labirintik i malit”.
Funksioni i saj ishte kryesisht ushtarak me karakter mbrojtës, si shumica e këtij lloji, por periudha të caktuara ka luajtur edhe rol ekonomik dhe shoqëror. Atje ka patur shtëpi banimi, dyqane dhe punishte artizanale, lidhje me ujësjellësin dhe në kohën pushtimit osman ka patur furrë buke dhe burgun, ku kanë vajtur shumë nga luftëtarët e Rilindjes Kombëtare. Ajo ruhet deri sot në gjëndje të shkëlqyer. Brenda mureve të saj rrethuese sot është ndërtuar muzeumi armëve me trofe të mbetura nga Luftrat e Parë dhe te Dytë Botërore, ekzpozita me planimetrinë dhe funksionet që ka kryer kështjella, muzeu historik i qytetit, kulla e sahatit, pista e festivalit folklorik të Gjirokastrës etj.
Me që se rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurtonte mjaft udhëtimin për në qytetin piktoresk të
Sarandës, donte edhe një javë që të inagurohej, ne vazhduam rrugën tradicionale nga Qafa e Muzinës. Kjo na dha mundësinë të vizitonim Syrin e Kaltër. Ky burim me origjinë karstike, simotër e Viroit që buron nga Mali i G jërë dhe që konsiderohet si pikënisje e Lumit Bistrica, shquhet për bukurinë natyrore, ndaj është shpallur Monument Kulture, ndersa zona pyjore përqark tij është shpallur Park Kombëtar. Investimet e bëra kohët e fundit e kanë bërë më tërheqës për turistët që pushojnë në Sarandë
Saranda, e njohur në antikitetin e hershëm me emërtimin Ohnezmi, gjurmët e të cilit vërtetohen nga zbulimet arkeoligjike në qëndër të saj, banohej prej fisit epirot të Kaonëve. Ajo ndrroi emrin pas dyndjes së grekëve, të cilët e quajtën vënd i Dyzet Shënjtërëve (Ajo Saranda). Në krahinat rreth Sarandës numurohen një numër i konsiderueshëm pika arkeologjike si ajo e Xarës, Kalaja e Lëkurësit , Foinike, Kisha e Mesoptamit dhe mbi të gjitha Butrinti. Secila prej tyre ka rëndësi për të njohur të kaluarën e kësaj treve mjaft të populluar.
Nuk ka dyshim se përveç bukurisë natyrore qe të dhuron bregdeti i Detit Jon, ajo qe të kërkon ta vizitosh patjetër kur shkon në Sarandë është Butrinti, i shpallur Park Kombëtar dhe i përfshirë në Listën e pasurive Botërore të UNESKO-s në vitin 1992. Ky Park rrethohet nga ujrat e Detit Jon, Liqeni i Butrintit dhe ndahet prej fushës së Vrinës prej Kanalit të Vivarit, që lidh Detin me Liqenin.
Butrinti nga një qëndër e fisit epirot të Kaonëve, më vonë shndrrohet në peshkopate e grekëve të lashtë dhe sidomos pas pushtimit romak ajo mori një zhvillim të madh ekonomik e kulturor. Shumica e objekteve arkeoligjike i takojnë periudhës nga shek. i IV pes deri në shek. e VI të erës sonë. Më vonë dëshmohen gjurmë të periudhes bizantine , Veneciane dhe të kohës se Ali. P. Tepelenës, me emrin e të cilit lidhen dy kalatë fushore jashtë mureve rrethues të Butrintit , në brigjet e kanalit të Vivarit. Nuk është e nevojëshme të numuroj objektet arkeologjike të zbuluara , pasi edhe në qoftë se nuk shoqëroheni nga ndonjë ciceron, ( zakonisht ata shërbejnë kur ka grupe të organizuara vizitorësh), ato kanë tabela sqaruese me të dhënat shkencore.
Si një qëndër me vlera të mëdha arkeologjike Butrinti tërheq një numër të koniderueshëm vizitorësh. Ne krahasim me shumë vite më par ë, Butrinti sjell të ardhura ekonomike, si një pasuri kombëtare, të cilat shërbejnë për mirëmbajtjen dhe vazhdimin e studimeve të mëtejshme. Do ta konsideronja absurde dhënia në konçension të qëndrave arkeologjike, kulturore e turistike, të kësaj pasurie shekullore të popullit shqiptar, shoqërive private shqiptare apo edhe të huaja qofshin ato. A nuk mjaftojnë personeli i Ministrisë së Kulturës dhe të Turizmit, studuesit e Institut Arkeologjike të Akadekisë së Studimeve Albanologjike dhe të sektorëve të kulturës pranë Bashkive për të mbrojtur, administruar dhe studiuar këtë qëndërkulturore? A mund të kihet besim ne nxjerrjen, ruajtjen dhe interpretimin e materialit arkeologjik nga privatët sidomos ata të huaj, kur praktikat e së kaluarës kanë treguar se janë bërë abuzime të mëdha?
Duke prezantuar në këtë shkrim të shkurtër disa nga qëndrat me rëndësi historike, jo si një guidë turistike,
por për vlerat e tyre edukative dhe shkencore, shihet se kulturat që shihen tek to në shekuj janë përzier, gërshetuar, apo kanë spostuar njëra tjetrën tjetrën. Pozicioni gjeografik i trojeve ku kanë jetuar të parët tanë ilirë, ka bërë që ato të ktheheshin në shesh konfliktesh e luftrash, ndërtimesh e shkatërrimesh, pushtimesh e sundimesh afat shkurtër dhe shekullore, duke lënë gjurmët e tyre si në kulturën materiale dhe në atë shpitrore, por një gjë mbetet e pandryshuar në to: mbi dallgët e egra të historisë qëndron vitaliteti i popullit autokton shqiptar. Ai ka qënë aktor në ndërtimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kësaj kulture materiale, ashtu siç i rezistoi çdo rreziku për asimilimin e tij nga pushtuesit shekullorë duke ruajtur gjuhën dhe kulturën shpitërore, zakonet e traditat e vëndit. Atë e ka karakterizuar dëshira për paqe dhe bashkëpunim me popujt fqinjë, si dhe mbrojtja e lirisë dhe sovranitetit kur dallgët e historisë i kanë rrezikuar ato. Duke e njohur nga afër këtë histori bëhemi më krenarë për origjinën tonë si një nga popujt më të vjetër të Evropës. Vlerësiet pozitive janë të pafund si për të kaluarën e largët ashtu edhe për të tashmen, sidomos nga udhëtarë, kronistë, studues që e kanë njohur nga afër këtë popull dhe kulturën e tij. Midis qindra e qindra veprave të shkruara nuk mund të të mos tërheqë vëmëndjen vlerësimi që bën njëri prej tyre, ish Atasheu Ushtarak i Britanisë së Madhe në Tiranë në librin e tij të fundit “Tregime nga Shqipëria” (2021), ku shkruan: ” Shqipëria ka një gjuhë dhe histori të lashtë dhe jashtëzakonisht të pasur, dhe ky është një thesar vërtetë i çmuar që duhet të ruhet për brezat e ardhshëm”. I entusiazmuar nga historia dhe kultura shqiptare, të cilat i njohur nga afër, ai në mbyllje të hyrjes së librit të tij shkruan: “Fluturoftë gjithmonë me krenari dhe forcë shqiponja dykrenare shqiptare!” (fq. 28, Refik Kadia, Gazeta “Dita” dt 16 korrik, 2022.)
Selanik, gusht 2022
Nga Doc. Rafail Lipi

Sekretar i Përgjithshëm i Komunitetit Shqiptar të Selanikut
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 