10 minuta me Papa Bergoglion

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

10 minuta me Papa Bergoglion

Për piktorin Edmond Dhrami ishte një ëndërr e bukur, të takonte e njihte Papa Bergoglion, peshkopin e Romës. Në Audiencën e mbajtur në Vatikan, Romë rrethuar nga portretet e peisazhet shpesh gjenden aristokratët dhe kardinalët, mënyra e portretizimit i ka bërë kuriozë të gjithë dhe në dhomat e pushtetit qarkullon pareshtur emri i tij.

Dikur pati bërë një portret të Papës me shpresën se ndonjë ditë mund t’ia dhuronte personalisht por kjo ishte thjesht dëshirë e mirë edhe pse jo, një ëndërr e bukur. Ai nuk është besimtar por humanizmi dhe pushteti i rrezatuar prej Papës e mbërthente dhe portreti doli krejt natyrshëm mbi ngjyrat, është ky ndoshta sekreti i portreteve të tij, mbi ngjyrat në dukje të hedhura pa kujdes fillon e gërshetohen konturet e linjave perfekte. Teknika origjinale dhe mbivendosja e ngjyrave e piktorit mbi të cilën ka vite që ushtrohet dha frytet e saj. Sot kur të gjithë rendin drejt vlerave horizontale ka artistë që punojnë natë e ditë me vetmohim për të krijuar të veçantën, atë çka jep dritë të re dhe padyshim Edmond Dhrami është një prej tyre.

Edhe Papa Bergoglio i çuditur e mbajti 10 minuta duke e pyetur për këtë stil interesant piktorik ndërsa (sekretari i kërkonte me ngulm që koha në dispozicion të piktorit kishte mbaruar dhe të tjerë po prisnin udiencën e tij) kjo nuk ndodhi…por ai vazhdonte të fliste me piktorin dhe çuditshëm pranoi të bënte një selfi-e edhe pse protokolli nuk e lejonte. Edmond Dhrami e ka filluar karrierën e tij artistike prej gati 40 vjetësh dhe ka mbi 100 ekspozita në kurrikulumin e tij. Fakti që sot është një nga artistët më të kërkuar në Evropë i jep shkëlqim emrit të tij edhe nderon vendin e Shqiponjave. Vendlindjes së tij, Fierit i shtohet një emër i ri në radhët e bijve që ngrenë emrin e vet dhe të kombit në piedestalet e suksesit nëpër botë. Fakti që vepra e tij shtoi një element të ri në galerinë e Vatikanit përkrah autorëve më të mirë botërorë të të gjitha kohërave na bën edhe më krenare neve, autorëve dhe artistëve të tjerë të këtij vendi të vogël dhe na jep shpresë e besim se puna këmbëngulëse dhe e vazhdueshme jep rezultate gjithmonë.

Nga

Fatmir R. Gjata

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 