‘’Një orë ndryshe nga të tjerat’’ e kursit ‘’Frang Bardhi’’ Iraklio, Kretë

E hënë, 29 Prill, 2024

Në muajin qershor, Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, ndoqi dhe përshëndeti një sërë aktivitetesh të kurseve të saj.
Ishtë muaji kur kurset tona mbyllin vitin shkollor, secili me mënyrën e vet të veçantë e origjinale.
Dikush nga mësuesët(et) tanë e feston mbylljen e vitit shkollor me një mbrëmje argëtuese, dikush me një eskursion, dikush me një shfaqje e një tjetër me kuiz. Tek të gjithë mbizotëron gëzimi i suksesit e cicërimat e nxënësve tanë, fëmijëve tanë, tek fluturojnë të gëzuar drejt ngjyrave verore.
Kjo ndodhi edhe të shtunën, më dt 25.6 2022 , kur kursi i MP të gjuhës shqipe ‘’Frang Bardhi’’në Iraklio të Kretës, festoi në platformën zoom, mbylljen e vitit shkollor krejtësisht me një ide të re, e cila titullohej ‘’Një orë ndryshe nga të tjerat”.
Çuditërisht, programi i mbylljes së vitit shkollor nuk kishte këngë, nuk kishte karakteristika tashmë të njohura për këtë aktivitet.
Programi i tyre përmbante një paraqitje të materialeve të mbledhura dhe punuar nga nxënësit mbi legjendat shqiptare, mbi historinë e kështjellës së Rozafës dhe një stafetë që ia lëshonin njëri-tjetrit. Pjesa e parë kishte karakteristika gramatikore, ku nxënësit bënë analizën e emrave, mbiemrave dhe foljeve të shkëputura nga pjesa teatrale.
Në vazhdim pasoi një video e shkurtër me titra për teatrin që do të luhej, ‘’Rozafati.’’
Në ekranet e hapura, nxënësit kishin hyrë në palcë të rolit që më parë: vajzat ishin me veshjet e duhura, veshje popullore, me penelatën e duhur për të dhënë ndjesinë e moshës së roleve në fytyrat e tyre, por edhe djemtë nuk qëndronin më poshtë, shamitë e lidhura si dikur në kokë, mustaqet e pikturuara te dikush, kapelja te tjetri dhe serioziteti e përpjekja e tyre për të qënë brenda rolit të ngarkuar, ishin për t’u admiruar. Teknika e përdorur për të bërë sa më realiste kalimin e foshnjës nga nusja e vogël te kunatat e saj, apo në mbyllje, një video e krijuar me video e fotografi nga kalaja e Rozafës, në Shkodër, të marra(nxjerra) pikërisht një ditë më parë, nga njëri prej prindërve të nxënësve të kursit.
Është e mrekullueshme që pavarësisht mundësive, mësuesit tanë, nxënësit tanë, prindërit, e gjejnë mënyrën, mundësinë, kohën, dëshirën, për t’i dhënë vlerën që i takon mësimit të gjuhë shqipe ,qoftë në klasë drejtpërdrejtë me nxënësit, qoftë në klasa virtuale.
Urime të përzemërta mësueseve tona, znj. Klarita Selmanaj dhe znj. Jerida Kulla, për idenë dhe realizimin e saj!
Urime mësuesve tanë për punën e palodhur e me pasion, për veprën vullnetare të mrekullueshme në mbrojtje të gjuhës shqipe e thesarit tonë kombëtar në mërgim!
Pushime të mbara e mirë u takofshim në vitin e ri mësimor
2022 -2023!

Nga Pjerin Lleshi

Kryetar i LMSHG-së
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 