Fonetika historike dhe etimologjia

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Fonetika historike dhe etimologjia

Një vend të veçantë në studimin etimologjik zënë karakteristikat e strukturës më të vjetër fonetike dhe morfemore të fjalës, hipoteza mbi formën e parë të saj dhe kuptimi i saj i parë.

Argumenti fonetik konsiston në faktin se vendoset identiteti gjenetik i fjalëve të krahasuara; përputhjet pranohen si të ligjshme, ndërsa ndryshimet fonetike shpjegohen me fakte dhe analogji. Të gjithë ata që merren me studime në fushë të shqipes, ndeshen me probleme që kanë të bëjnë  me evolucionin fonologjik të kësaj gjuhe në rrymë të shekujve.

Është e vërtetë që në këtë fushë studimesh, me gjithë vështirësitë e shumta, pjesërisht ende të pakapërcyera, janë shënuar një varg arritjesh të rëndësishme, falë ndihmesave të çmuara të një brezi gjuhëtarësh , ndër të cilët spikasin emrat e Meyer-it, Pedersenit, Joklit, Çabejt etj.

Nëpërmjet ndihmesave të këtyre gjuhëtarëve dhe një vargu studiuesish të tjerë albanologë apo u ndriçuan ose janë vënë në rrugë të zgjidhjes shumë çështje të fonologjisë historike të shqipes, të lidhura shpesh me probleme të studimeve etimologjike dhe të gramatikës historike të kësaj gjuhe.(Demiraj,1996:15)

Çdo gjuhë e sotme ruan pjesë fjalësh, formash, tingujsh me të cilat çdo studiues mund të rindërtojë një të kaluar të plotë të gjuhës. Pikërisht kjo nga gjuhëtarët cilësohet si mënyra e rikonstruksionit të brendshëm.

Kjo mënyrë pune jep mundësinë të shpalosen specifika të lëvizjes së formave dhe tingujve në gjuhë konkrete, të zbulohet kundërvënia midis fakteve të vjetra dhe fakteve të reja, si dhe prirjen e tyre, duke treguar kështu dinamizmin e çdo gjuhe.

Fonologjia e gjuhësisë është ajo që studion funksionin e tingujve të folurit të një gjuhe. Ajo ka dy këndvështrime të saj: segmentin që lidhet me njësinë minimale (vargu tingullor) dhe elementet mbisegmentare: tiparet si theksi dhe intonacioni. (Beci, 1985:135)

Po përse i duhet një studiuesi, etimologu a dialektologu njohja e fonetikës historike?!

Prof. Çabej theksonte: ”Shqipja është një gjuhë indoevropiane, prandaj edhe sistemi i saj fonetik është I një gjuhe indoevropiane. Fonetika historike e shqipes do të studiojë sistemin fonetik të shqipes në aspektin historik dhe krahasimtar, domethënë tingujt e shqipes në zhvillimin e tyre historik dhe njëkohësisht në krahasim me gjuhët e tjera indoevropiane.”

(Çabej, FH 1958:9)

Po ç’mund të themi për fonetikën historike?

Ajo studion ndryshimet fonetike të gjuhës gjatë periudhave historike, evolucionin tingullor, lindjen dhe zhdukjen e tingujve-fonema dhe pasojat që sjell kjo në sistemin fonetik të gjuhës.(Dodi, 2004:6)

Ajo studion gjuhën e sotme të folur, dialektet, tekstet e vjetra, mbështetet në të dhënat e gjuhëve  farefisnore, duke përdorur si metodë studimi metodën historike-krahasuese. Ajo ngjitet shkallë-shkallë nga gjendja e sotme në periudhat më të hershme të gjuhës, duke shkuar nga e njohura te e panjohura.

Po ç’ndihmesë i jep fonetika historike etimologjisë?

Për këtë do të citoj sërish Çabejn: “E thënë ndryshe etimologjia merr dritë nga rregullat fonetike dhe parimet që e zotërojnë në sistemin fonetik dhe morfologjik të gjuhës , duke përfshirë aty edhe fjalëformimin, por dihet me anë tjetër që etimologjitë e drejta bëhen burimi kryesor për vendosjen e rregullave fonetike dhe për zëvendësimin e rregullave të gabuara me të tjera në të drejta. “

(Çabej I, 1982:79)

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.