Portret fëmijësh krijues

E premte, 3 Maj, 2024
E premte, 3 Maj, 2024

Portret fëmijësh krijues

Gjithmonë e më shumë shohim se promovohen portrete poetësh të shumënjohur dhe antologjitë e të rriturve dhe nuk  promovojmë fëmijët krijues, të cilët kanë aq shumë nevojë për fjalën tonë, ku duhet t’i përgëzojmë duke motivuar imagjinatën e të vegjëlve, pra të inkurajojmë vargun e tyre të parë ku netëve nuk kanë fjetur qetë e janë lodhur nga ëndrrat e fantazisë.

Pra një urim dhe një falenderim është fare pak për ju fëmije krijues në Diasporë.

Jam jashtëzakonisht e gëzuar për nxënësit që mësojnë gjuhën shqipe në Diasporë por që janë dhe njëkohësisht pjesëmarrës në këtë konkurs letrar.

Pra që të kemi nesër fidanishte me poetë të rinj, që të krijojnë e të lëvrojnë në gjuhën shqipe duhet sot përkushtimi ynë.

Dhe këtë përkushtim edukues që mori udhë tri vite më parë, për të ushtruar fëmijët në botën e krijimtarisë e shohim këmbëngulës veçanërisht tek dy krye organizatoret e idesë, Gjergo- Qama.

Krijimet e fëmijëve kane veçoritë e veta që lidhen me moshën, me botën e tyre fëminore, me fantazinë, me ëndrrat magjiplotë, me gjithçka që i rrethon dhe i gëzon, me peisazhe stinësh që çelin dhe përmbushin jetën dhe botën e tyre shpirtërore për të krijuar vargje.

Por çdo konkurs ka edhe fituesit e tij.

Fitues me tri çmime nderi edhe në këtë edicion të lll-të janë nxënësit që mësojnë gjuhën shqipe në Pikën Shkollore Aspropirgo- Athinë, ku konkurruan midis fëmijëve të Diasporës në poezi e tregime në “MERR NJE VARG DHE EJA”, ata janë:

  1. Xhesika Pira, vendin e parë në poezi.

2.Erlinda Nebiu, vendin e dytë në poezi.

  1. Angjelo Zeneli, vendin e tretë në poezi.

Gati dhe këtë maj na erdhi Antologjia e Edicionit të III-të, “MERR NJE VARG DHE EJA”, me krijime nga fëmijët që mësojnë gjuhën shqipe në Diasporë. Edhe kjo Antologji është realizuar nga bashkëhartueset Elona Gjergo-Tanka dhe Brikena Qama të cilat banojnë në Athinë dhe janë të mirënjohura si autorë për krijimtarinë e tyre letrare, të cilat po inkurajojnë fëmijët që rriten larg Atdheut të krijojnë në gjuhën shqipe, në gjuhën e kombit të tyre, aty ku dhe fëmijët kanë gjetur me shumë frymëzim për krijime.

Por ka diçka magjike në këtë Antologji që na bën ta shfletojmë me një frymë, dhe kur e përfundon të mbush me një ndjenjë të veçantë, ku brenda këtyre faqeve të pëshpërisin ëmbël vargjet e zemrës se çdo fëmije krijues, por në këtë Antologji disa kanë fillesën e vargut të parë në historinë e krijimtarisë se tyre.

Aty brenda është një botë plot fantazi!

Çdo varg aty është syqeshur plot ngjyra, ku kanë hedhur vargje fantazie por dhe kanë fshijnë me gome ndonjë varg që i mundonte.

Ju adhuroj fëmijë për guximin tuaj, për sfidat, ku shpesh herë sfidoni dhe veten tuaj. Është emocion i vërtetë që nuk e fsheh dot kur i shoh kur marrin në duart e vogla laps e letër dhe fillojnë të hedhin, poezitë, tregimet e vogla, hedhin vargjet që fantazojnë dhe ëndrrat e tyre i bëjnë vjersha, krijime letrare.

Ndërkohë po të shohim krijimet e tyre, shpesh nxitëse janë bërë temat mësimore shkollore që zhvillojmë në mësimin e gjuhës shqipe, ku marrin temën nga diskutimet dhe aktivitetet që kryejmë, nga festat kombëtare, nga projektet që bashkëpunojmë, të mbledhura këto të gjitha në fantazinë fëminore, ku ndikojnë e ngacmojnë  psikologjinë e tyre për të krijuar.

Po të shohim motivet nga krijimet e fëmijëve, zbërthen qartë nga fantazia e tyre ku shprehin me fjalë qiellore dashurinë që kanë për prindërit dhe për krejt familjen, por me bujari fëminore në vargje dhurojnë dhe dashuri për gjuhën shqipe, për Atdheun e prindërve, për Shqipërinë. Fëmijët nuk harrojnë ku thjeshtë dhurojnë mirënjohjen me vargje dashurinë për mësuesen që u mëson gjuhën shqipe. Në vargjet e tyre gjithçka është e bukur, plot ëndrra, plot dëshira , ku nëpër vargje lodrojnë dhe qeshin me zërin dhe me ëndrrat në botën e tyre të gëzimit e të imagjinatës fëminore.

Të dashur prindër, mësues, edukatorë… !

Fantazia e fëmijëve është e çuditshme, merre në dorë këtë Antologji dhe do të shohësh sa do të ndihmojë që të ndezësh fantazinë e fëmijës tënd, të nxënësve të tu për gjithçka që e rrethon, duke e nxitur të krijojë për përkëdheljen e nënës e të gjyshit flokëbardhë, për cicërimën e një zogu a për rrahjet e krahëve të një pulëbardhe duke shëtitur mbi detin kaltërosh. Por mund të krijojë dhe për brengën e zemërimit me dallgën shkumëbardhë që i rrezoi kështjellën prej rëre gjatë perëndimit rrezeartë.

Por pak të ngacmojmë përfytyrimin e fëmijëve për udhëtimet verore në Atdhe dhe mijëra rreze fantazie bie mbi çdo fëmijë. Për shtëpinë e gjyshes në fshatin Peshkopi nis e tregon Klaudia, për tufën e fluturave lozonjare në fushën e Vurgut, tregon Melina, për lëndinën e luleshqerave e për thurjen e kurorave, tregon Amelia, për freskinë e babalisit të moçëm në sheshin e fshatit tregon Asi, për këndezin lafshëkuq që e zgjonte herët, tregon Serxhio, për shtëpinë e Kongresit të Lushnjes, tregon Era, për fyellin e gjysh Bardhos që kullot delet në malet e Memaliaj, tregon Ronaldo, për pishat me gjethet si gjilpërë në Theth, tregon Resmina, për heroin Skënderbe mbi kal në qendër të Tiranës, tregon Noeli dhe motra e tij Xhesi. Sa krenar për Sheshin e Flamurit në Vlorë, tregon Aleksandri, për burimet e Syrit të Kaltër me ujë të ftohtë dhe të kthjellët por dhe për amfiteatrin në Butrin, tregon Angjelo, për Kalanë e Gjirokastrës tregon Valentino, për Muzeun në Lezhë të Besëlidhjes Arbërore, tregon Iliando, për sorkadhet në Llogara, tregon Anna, për peisazhet në verë, për ylberin me fjongo shtatëngjyresh, për fustanin dhuratë qe i bleu halla, për akulloret me shije luleshtrydhe, por dhe për Korçën, Valbonën, Sarandë, Matin, Përmetin, Beratin e për plot e plot të tjera nga bukuritë shqiptare fëmijët flasin e shkruajnë sa që nuk ngopen se lëvduari nga mbresat e tyre.

E të gjithë këto mrekulli i gjen në botën e fantazisë së fëmijëve që janë bërë vargje e kanë zënë vend në rrëfimet e në vargjet e krijimtarisë se tyre, ku janë radhitur në faqet e Antologjive në të tre edicionet.

Ju faleminderit fëmijë jeni të talentuar, të mrekullueshëm midis moshatarëve tuaj.

SUKSESE NË EDICIONI TJETËR 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 