Pse ikin shqiptarët?

E mërkurë, 1 Maj, 2024
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Pse ikin shqiptarët?

Pse është kaq e vështirë të thuash të vërtetën në Shqipëri ditët e sotme pse ikin shqiptarët?

Në një shoqëri ku ka degraduar i gjithë sistemi i vlerave dhe ku skandalet kthehen në normalitet nuk ka si të bëhet ndryshe, i mençuri bëhet për psikolog dhe budallai bëhet i ditur.

Mbaj mend nga e ndjera gjyshja ime që thoshte se ishte e gabuar ti hapje gjithë kohës rrugë budallait se në fund ai dilte i pari dhe i mençuri qëndronte gjithnjë në fund.

Në një shoqëri ku pjesa më e madhe e shtresës së mesme vrapon për të kapur avionin e radhës ku shesin çdo gjë të mundshme për tu arratisur nga Shqipëria “Vendi që aderon shumë BE ” kuptohet më së miri dëshira e madhe që kemi për të bërë këtë vend.

Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe po përfshin segmente të shoqërisë me aftësi. Statistikat thonë se 79% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi në raport me 65% në vitin 2018. Nga ana tjetër, 95% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen.

Zhgënjimi i prindërve, sidomos i atyre me mundësi të larta ekonomike, shtyn të rinjtë të studiojnë jashtë, ndërsa të tjerët ikin nga mungesa e perspektivës dhe mundësive në vend. Rritja e dëshirës për emigrim zbulon dobësitë strukturore të ekonomisë dhe politikave, që në vend që të përmirësohen po përkeqësohen dhe nuk po gjenerojnë mundësi dhe perspektivë për popullatën. Fenomeni i largimit është më i lartë në Shqipëri, se kudo tjetër në Europë.

Ti thuash të vërtetën vetvetes është vlere e shtuar dhe për këtë po tregoj një histori, le ta quajmë “ Histori Shqiptare”.

I arsimuar dhe i mbushur plote ëndrra dhe pavarësisht për çfarë kishte studiuar del në atë çka është jeta reale. Me ëndrrën që të jepte kontributin e tij në shoqëri me besimin dhe shpresën se sakrifica do të shpërblehej duke kërkuar punë por çdo derë ishte e mbyllur, pasi u përpoq shumë, ëndrra e tij u vra. I irrituar nga realiteti që preku, pasi tentoi për vite me radhë të hapte dyert e punësimit hoqi dorë së kërkuari dhe zhytur në borxhe mori rrugën e emigrimit për një jetë më të mirë, për të shprese më të madhe që quhet Europë. Shqiptarët po rendin pafund dyerve të Europës si azilant, si emigrant ekonomik.

Sot jetojmë në një vend ku depresioni masiv ka përfshirë vendin, ku ëndrrat dhe shpresat vriten sepse pasi familja dhe vetë individi bën një investim gjithë sforco dhe sakrifica për tu arsimuar dhe për të qenë sa më profesional.

Kjo është e vërteta e madhe, a kemi sy për të parë dhe vesh për të dëgjuar? Kjo varet nga secili prej nesh. A jemi në gjendje që në vend që të ikim të rrimë dhe të marrim në dorë fatet tona? Kjo varet nga secili prej nesh. A duhet ti lëmë kryeministrit të drejtën mbi fatet tona apo duhet të përcaktojmë fatin tonë dhe atë ta zbatoj kryeministri? E kjo varet sërish nga ne.

Çfarë po presim ne shqiptarët të na marrë Europa për dore e te na thotë “bëhuni” apo do bëhemi për vete si fillim pastaj për të tjerët?

Mjaft na vratë ëndrrat dhe shpresat, na lini të jetojmë të lirë. Mos e largoni pjesën më vitale të shoqërisë Shqiptare, mos na e pini gjakun në presione dhe të na izoloni nga mungesa e zotësisë suaj për ta bërë Shqipërinë tjetër.

Përse kur jemi një vend në Europë, kur Europa për shqiptaret është vetë Shqipëria.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 