“Tokë e Shpirtit” – Arbëria

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

“Tokë e Shpirtit” – Arbëria

“Tokë e shpirtit” – e quajtur Arbëria dhe “Muza ime, gjyshja”, dy shprehje që dalin nga zemra e Franceska Oliverit, regjisore e filmit “Arbëria”, i pari film në gjuhën shqipe që transmetohet kohët e fundit në Netflix, si dhe ndonjë koment që i bëhet intervistës së saj dhënë për gazetën kosovare “Telegraf” me nxitën të shkruaj këto dy rradhë, jo për vlerat artistike te filmit se sa për ato që dalin në këndvështrimin historik.

Pak histori: Territoret e Arbërisë të populluara nga pasardhësit e ilirëve (të vërtetuara

shkencërisht në bazë të të dhënave historike, arkeologjike, gjuhësore, folkorike, antropologjike etj), pas shembjes së Perandorisë Romake u përfshinë në Perandorinë Bizantine.

Dobësimi i kësaj të fundit si pasojë e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm u dha mundësi disa feudaleve vendas të krijojnë principatat e para siç ishte ajo e Arbërit (1190- 1215), formacioni i parë politik shtetëror, që shtrihej në qendër të Shqipërisë së sotme, por jo bashkim etnik i të gjitha viseve që banoheshin nga shqipfolësit e asaj kohe. Përpjekjen për bashkimin e tyre në një formacion të vetëm shtetëror e bëri Gj. K. Skënderbeu me 2 mars të vitit 1444 me Lidhjen e Lezhës. Ky bashkim politiko-ushtarak jo vetëm që arriti të mbronte lirinë e vendit, por u preu rrugën ordhive otomane drejt Europës, ndaj emri i Skënderbeut dhe i Arbërisë u bë i njohur kudo në Evropë.

Ndryshimi i emërtimit nga arbër në shqiptar lidhet me shekujt e mëvonshëm, prandaj banorët e trojeve shqiptare që emigruan në fund të shek. XV, pas vdekjes së Skënderbeut dhe gjatë shekujve të sundimit osman drejt Italisë së Jugut, dhe jo vetëm aty, ruajtën për shekuj me radhë identitetin e tyre si arbër (arbëresh). Të njëjtën identitet ruajtën edhe arvanitasit, siç i quajtën vendasit, të mërguarit në Greqi, etj.

Ta lidhesh shkakun e emigrimit me pushtimet serbe të periudhës para dhe gjatë sundimit të Stefan Dushanit në shek. XIII-XIV, dhe ti quash turqit osmane “çlirimtarë” që na shpëtuan nga rreziku i asimilimit serb, siç shprehet ndonjë nga komentuesit anonime pas intervistës të dhënë nga regjizorja e filmit Franceska, duke e akuzuar atë se nuk njeh historinë e Shqipërisë, është një injorim i së vërtetës, është histori kafenesh! Mund të ketë patur të emigruar edhe para pushtimit osman në kuadrin e ish Perandorisë Bizantine, por siç shprehet Milan Shuflai ardhja e këtyre të fundit dhe vendosja e regjimit të egër  feudalo ushtarak në Shqipëri shkaktoi “një rrjedhje lumi të vërtetë njerëzish në Pulje dhe Kalabri” (M. Shuflai, “Serbët dhe shqiptarët”, f. 115.)

Një valë të dytë emigrimi të popullsisë shqiptare drejt vendeve të Perëndimit, kryesisht në ShBA, ka njohur vendi ynë në vitet pas Luftës së Parë Botërore me shumë për arsye ekonomike, dhe pas Luftës së Dytë Botërore për arsye politike.

Vala e tretë e madhe e emigrimit lidhet me periudhën post komuniste, pas vitit 1990, emigrim që vazhdon edhe sot për arsye politike, ekonomike, etj në kërkim të një jete më të mirë. Kozmopolitizmi, si një teori dhe doktrinë politike e vendeve kapitaliste, për ne shqiptarët gjeti mundësi të vihet në jetë vetëm pas rënies së komunizmit dhe hapjes nga izolimi i plotë 50 vjeçar ndaj botës së qytetëruar.

Emigracioni si fenomen shoqëror i pashmangshëm është me pasoja negative sidomos për vendet e vogla si në aspektin demografik, ashtu edhe në atë të zhvillimit ekonomiko-shoqëror e kulturor. Me kalimin e viteve, në rastet e emigrimit afatgjatë, me ndryshimin e brezave lind edhe rreziku i asimilimit dhe humbja e identitetit kombëtar, i gjuhës, kulturës amtare, problem që trajtohet në filmin Arbëria.

Filmi “Arbëria” i cili po shfaqet në Netflix ka një përmbajtje të thjeshtë. Një vajzë e re, Aida, që jeton dhe punon larg, rikthehet në vendlindjen e saj, Santa Katerina Albaneze, pas vdekjes se babait për të marrë pjesë në ceremonitë mortore dhe përkujtimore. Në një moshë më të pjekur, ajo filloi ti shikojë me tjetër sy gjërat që e mundonin nga një lloj inferioriteti në raport me qytetërimin perëndimor, duke rivlerësuar gjuhën, traditat, veshjet tradicionale, këngët e vallet, me një fjalë historinë, folklorin, kulturën e gjyshërve dhe stërgjyshërve të saj.

Filmi paraqitet me një dialog dy gjuhësh, si shprehje e gjendjes aktuale të brezave që jetojnë në fshat.

Aty ka histori, flet busti i Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar në qendër të fshatit, flasin armët e stolisura me fildish që u përdorën në luftrat për liri e barazi, kundër shfrytëzimit të egër feudal, dhe sidomos ato në mbështetje të Garibaldit per çlirimin dhe bashkimin e Italise, te pasqyruara në muzeun historik dhe etnografik të fshatit.

Duke pare liturgjinë fetare dhe psaljen e grave në gjuhën shqipe në kishën ortodokse të fshatit, nuk mund të mos nxjerrësh konkluzionin se ky popull solli me vete besimin fetar të krishterë dhe se islamizmi në Shqipëri është një fe e importuar, e imponuar nga pushtuesi.

Shikon veshjet tradicionale dhe kupton origjinën e fustanellës, mjeshtërinë artistike të zbukurimit të veshjeve me fije ari, me motive e simbole kombëtare të origjinës së tyre, të ruajtura me kujdes në sëndukun e gjyshërve, traditë që ruhet edhe sot nga qëndisjet e grave duararta arbëreshe, shkon ceremonitë e dasmave, vallet dhe frymëzohesh prej tyre, shijon melodinë e këngëve dhe muzikës kushtuar jetës, dashurisë, natyrës, etj (Njëzet e pesë gërsheta, E lule-lule)

Njihesh me jetën e tyre, punën, ekonominë, vështirësitë e natyrës, dhe mbi të gjitha ruajtjen dhe përdorimin e gjuhës amtare nga brezi në brez. Ishin pikërisht këto arsyet nga u frymëzua regjizorja për realizimin e filmit, origjina e së cilës është pikërisht aty, ndaj dhe shprehet: “Muza ime, gjyshja ime!”

Në kushtet e emigrimit masiv bashkëekzistenca e dy kulturave është e pranueshme, por e reja nuk duhet të injorojë të vjetrën, nuk duhet të mohohet ose të fshihet origjina, filizat e rinj lindin nga trungu meme! Me filmin e saj autorja kërkon ta bëjë të njohur dhe propagandojë historinë e një kombi që ka historinë, gjuhën e kulturën e vet, por që rrezikohen të shuhen.

Duke qenë pjesëtar i valës së tretë të emigrimit, anëtar i Komunitetit shqiptar të Selanikut, rekomandoj që bashkëatdhetarët e mi ta shohin filmin “Arberia” dhe të nxjerrin konkluzionet që dalin prej tij. Duke qenë në kushte më të favorshme në krahasim me dy valët e para të emigrimit dëshiroj që bashkëjetesa me  popullin fqinj grek të mos sjellë rrezikun e asimilimit, por të krijohen premisa pozitive për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të pasurisë shpirtërore, të gjuhës, historisë, folklorit, artit e letërsisë kombëtare shqiptare, sidomos tek brezi i ri i lindur dhe i rritur jashtë atdheut mëmë.

Kuptohet që kjo varet në radhë të parë nga shkalla e organizimit dhe e aktivizimit te forcave intelektuale në emigrim. Ngritja e organeve drejtuese dhe bashkimi me to të një numri sa më të madh anëtarësh, të shoqërive  dhe klubeve kulturore është një premise pozitive që në përputhje me ligjet e vendit mikpritës dhe me përkrahjen e qeverisë shiptare për të vënë në jetë qëllimet dhe programet e hartuara prej tyre.

Nga Rafail LIPI – Ish -profesor i historisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Selanik, janar 2022

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 