Forum / 5 ide mbi gjuhën shqipe në mërgatë nga Entela Tabaku

E enjte, 25 Prill, 2024

Në javën kushtuar mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, Qendra e Botimeve për Diasporën sjell mendimin e specializuar të gjuhëtarëve, studiuesve dhe lëvruesve të njohur të gjuhës.

Përmes një interviste të shkurtër, figura të rëndësishme të gjuhës shqipe, u përgjigjen pyetjeve lidhur me mësimin e gjuhës shqipe në mërgatë, nëse nevojiten politika shtetërore në këtë drejtim dhe sesi duhen orientuar ato etj.

Entela Tabaku: “Shtetit shqiptar i leverdis të mbështesë gjuhën shqipe në botë, sepse në këtë mënyrë siguron ambasadorë natyralë që mbrojnë dhe përçojnë interesat e trojeve shqiptare. Të gjitha shtetet kanë politika të tilla për përhapjen e gjuhës dhe kulturës, është një zgjidhje e mençur. Në këto kushte që kemi, pa qendra shtetërore të kulturës shqiptare nëpër botë, mendoj se ambasadat duhet të shndërrohen në qendra kulturore, përtej politikës, ose të paktën të përjetohen si të tilla. Vërej se kur kjo ndodh, u shërben për mirë të gjitha palëve.

Mbështetja morale dhe ekonomike e qendrave të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, që më duket se është ndërmarrë këto vitet e fundit, edhe kjo është një nismë shumë e lavdërueshme.”

Entela Tabaku: “Shqipja është për mua rehatia e mendimeve.”

  1. A është e rëndësishme për brezat e rinj të shqiptarëve jashtë vendit që të ruajnë gjuhën shqipe? Nëse po, për çfarë mendoni se u shërben?

Të ruash gjuhën shqipe do të thotë të kujdesesh, të mbikëqyrësh, të mirëmbash dhe të pasurosh gjuhën shqipe. Ky është një mision i rëndësishëm dhe madhor, që nuk jam e sigurt se u përket brezave të rinj të shqiptarëve jashtë vendit, por u përket trojeve tona. Sot nuk jemi të pushtuar as nga turku, as nga serbi dhe kemi akademi, universitete, televizione dhe shtëpi botuese të panumërta në të gjitha cepat e trojeve shqiptare. Unë do të përdorja shprehjen ”mësim i gjuhës shqipe”, jo ”ruajtje”. Është e rëndësishme që fëmijët e shqiptarëve jashtë vendit të mësojnë shqipen, sepse u shërben në familje dhe sepse kështu njihen më mirë me prejardhjen e vet. Ngarkesa me misionin e ruajtjes çon vetëm në pritshmëri që, kur nuk realizohen, shkaktojnë zhgënjim dhe fajësim, siç ndodh rëndom. Duhet të jemi të vetëdijshëm se realizimi i këtyre pritshmërive, në kushtet e një input-i gjuhësor natyralisht të ndrydhur dhe të tkurrur dhe të një jetese në mërgim me ndërlikime të shtuara, është shumë e vështirë. Ruatja e gjuhës shqipe është detyrim në trojet shqiptare. Kur ndodh edhe në diasporë, atëherë duhet vetëm duartrokitur. Aty nuk ka vend për gjueti shtrigash.

  1. Gjuha shqipe ndihmesë apo pengesë për integrimin e shqiptarëve jashtë vendit?

Gjuhët nuk janë kurrë pengesë, përkundrazi, çdo gjuhë që mëson hap dyer dhe dritare të reja komunikimi. Ajo që mund të bëhet pengesë është, kur duke i mëshuar fort identitetit shqiptar të fëmijës dhe gjuhës shqipe si gjuhë amtare, rrezikojmë t’i japim fëmijës së lindur në një vend tjetër, identitetin e të huajit të gjithkundshëm. Në një anë i huaj në vendin e lindjes, sepse i themi që është shqiptar, në anën tjetër i huaj edhe ndër shqiptarë. Le të jemi të sinqertë, në një vend si i joni, ku nuk konsiderohesh vendas as nëse ke lindur 10 km më tutje, këta fëmijë ndihen gjithmonë të huaj. Por edukimi identitar, kuptohet, është një zgjedhje personale që u përket prindërve të fëmijëve, këtu nuk ka vend për predikime.

  1. A duhet të ketë një politikë shtetërore për mbështetjen e përhapjes së gjuhës shqipe në botë dhe cili është roli i institucioneve shtetërore në këtë proces?

 Shtetit shqiptar i leverdis të mbështesë gjuhën shqipe në botë, sepse në këtë mënyrë siguron ambasadorë natyralë që mbrojnë dhe përçojnë interesat e trojeve shqiptare. Të gjitha shtetet kanë politika të tilla për përhapjen e gjuhës dhe kulturës, është një zgjidhje e mençur. Në këto kushte që kemi, pa qendra shtetërore të kulturës shqiptare nëpër botë, mendoj se ambasadat duhet të shndërrohen në qendra kulturore, përtej politikës, ose të paktën të përjetohen si të tilla. Vërej se kur kjo ndodh, u shërben për mirë të gjitha palëve.

Mbështetja morale dhe ekonomike e qendrave të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, që më duket se është ndërmarrë këto vitet e fundit, edhe kjo është një nismë shumë e lavdërueshme.

  1. Përtej politikave shtetërore, cilat mendoni se mund të jenë rrugët më efikase për mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe jashtë vendit?

Krijimi i një atmosfere pozitive dhe të çliruar rreth shqipes. Ndjenja e kontributit është një ndjenjë pozitive që u jep kuptim edhe përpjekjeve për t’u mësuar shqipen fëmijëve të lindur jashtë. Dikur kjo ndjenjë krijohej natyrshëm nga fakti se atdheu ishte i pushtuar nga i huaji dhe emigrantët mblidheshin për të shpëtuar atdheun nga zjarri. Por kohët dhe emigracioni i shqiptarëve ka ndryshuar karakter dhe ndjenja e kontributit duhet kërkuar në rrugë të tjera, për shembull solidariteti, investimet, etj.

Pritshmëritë e larta, siç është pritshmëria e njohjes së një gjuhe si gjuhë amtare, krijojnë lehtë komplekse dhe ndjenja negative: fëmijë që rriten me idenë e palumtur se zotërimin e gjuhës amtare e kanë në nivel pashmangshmërisht të mangët, në vend që të rriten me idenë e lumtur se zotërojnë edhe gjuhën e origjinës. Gjeta e një drejtpeshimi këtu do të lehtësonte shumë.

  1. Çfarë është për ju gjuha shqipe?

Shqipja është për mua rehatia e mendimeve. Nganjëherë më mungojnë 25 vitet e para të jetës time, kur mendimet gjenin prehje tek shqipja dhe nuk rrekeshin pa pushim të zgjidhnin shprehjen e përshtatshme mes gjuhësh që sot ia zënë shtigjet e shprehjes mendjes time emigrante.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 