Emigrantët në kohën e pandemisë: Rasti shqiptar

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Pavarësisht se pandemia ngadalësoi flukset migratore dhe pavarësisht faktit se Shqipëria shpesh portretizohet si një vend nga i cili nuk do të kishte kuptim të largoheshe, sipas kësaj analize, flukset migratore nga Shqipëria kanë vazhduar të jenë të qëndrueshme edhe gjatë pandemisë.

“Në vitin e pandemisë ra numri i hyrjeve të shtetasve që vinin nga vende jashtë BE-së”, kështu e titullonte raportin vjetor Istat (22 tetor 2021) për qytetarët e vendeve që nuk janë pjesë e BE-së në Itali. Në fakt, gjatë vitit 2020 u dhanë përafërsisht 106.500 leje të reja qëndrimi shtetasve jo-BE, numri më i ulët në 10 vitet e fundit, pothuajse 40% më pak se ato të lëshuara në vitin 2019.

Megjithatë, jo të gjitha vendet kanë regjistruar të njëjtën rënie dhe për të njëjtat arsye për hyrje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Ukraina janë vendet me rënien më të madhe të përgjithshme, ndërsa duke parë më nga afër lejet e qëndrimit të lëshuara shohim se janë lejet e dhëna për studime dhe azil ato që kanë pësuar rënien më të madhe në përqindje.

Edhe numri i shqiptarëve që kanë hyrë në Itali ka pësuar rënie, (-38.5%) gjatë vitit 2020. Megjithatë, duhet pasur parasysh se Shqipëria, me 13,185 hyrje vazhdon të zë vendin e parë mes të gjitha vendeve jashtë BE-së.

Të dhënat nuk janë pa kuptim. Ndër të sapoardhurit shqiptarë, rënia më e madhe ka pasur ata për azil (-78,8%) dhe studim (-64,8%), pasuar nga lejet për punë (-38,8%) dhe arsyet familjare (-37, 7%).

Sipas Istat, rënia e përgjithshme i atribuohet kufizimit të udhëtimeve për shkak të pandemisë Covid-19, e cila nga ana e saj shkaktoi një vonesë në përpunimin e lejeve të dhëna. Si zbarkimet në brigjet italiane ashtu edhe kërkesat për rregullim (viti 2020) nuk u përkthyen në rritje të lejeve të qëndrimit të dhëna.

Rënia e numrit të atyre me leje qëndrimi

Rënia e shtetasve jashtë BE-së me leje të rregullt qëndrimi në Itali ishte afërsisht 7%. Që nga 1 janari 2020 ishin 3,615,826 ndërsa një vit më vonë 3,373,876. Zvogëlimi i numrit të banorëve ka ardhur si pasojë e rënies së hyrjeve të reja, por rrjedh edhe nga faktorë demografikë si rënia e numrit të të huajve të sapolindur, rritja e vdekjeve dhe rritja e marrjes së shtetësisë italiane.

Numrat për të gjitha komunitete e tjera janë ulur ajo shqiptare pati një luhatje -8.5%. Në fillim të vitit 2021 ishin 381.120 shqiptarë me leje qëndrimi. Një rënie e këtij lloji ishte e parashikueshme dhe në përputhje me trendin e viteve të mëparshme. Komuniteti shqiptar vitet e fundit është karakterizuar nga prania e dukshme e banorëve të përhershëm, të cilët me kalimin e kohës arrijnë të marrin nënshtetësinë italiane. Rënia e numrit të banorëve vjen pikërisht nga kalimi në kategorinë e shtetasve të rinj italianë. I njëjti fenomen ndodh edhe për komunitetin maroken, por pak më pak me qytetarët e tjerë që ende nuk kanë përmbushur kërkesat e qëndrimit në vend.

Në përgjithësi, pavarësisht nga pandemia, falë digjitalizimit të procedurave, numri i njerëzve që kanë marrë nënshtetësinë është rritur. Në vitin 2020 131.803 qytetarë (+ 4% krahasuar me 2019) u bënë italianë kryesisht nga vendbanimi ose me transmetim (lidhe gjaku). Shifra duhet t’i bëjë të gjithë të mendojnë pak. Në vend të parë janë shqiptarët (28107), të ndjekur nga marokenët, brazilianët, pakistanezët dhe qytetarët e Bangladeshit. Rritjet më të larta i ka pasur ky i fundit, pothuajse katërfishuar.

Sipas Istat, në Itali numërohen mbi 200 mijë shtetas të rinj me origjinë shqiptare. Në veçanti, për çdo 100 shtetas shqiptarë janë rreth 50 italianë me origjinë shqiptare. Numri i lartë i marrjeve të lejeve reflekton nga njëra anë mundësinë e dyshtetësisë, nga ana tjetër mospërkatësinë në Bashkimin Europian, që gjithsesi shtyn aplikimin për pasaportë komunitare.

Në mesin e banorëve shqiptarë, 50,8% ishin meshkuj dhe 49,2% femra. Të dhënat konfirmuan tendencën e viteve të fundit me një prani gjithnjë e më të qëndrueshme dhe strukturore të komponentit femëror, pra një shpërndarje të ekuilibruar ndërmjet gjinive. Shtetësia shqiptare karakterizohet nga një përhapje e gjerë në territorin italian, ndonëse shumica janë rezidentë në qendër-veri dhe veçanërisht në Lombardi (20.5%).

Të dhëna përtej rrëfimit

Objektivi magjik i medias na tregon shpesh një Shqipëri të begatë dhe mjaft solide deri në atë pikë sa ti lejojë vetes të ndihmojë vendet e tjera edhe pse ato janë më të mëdha demografikisht dhe ekonomikisht. Një vend që ofrohet haptazi për të mirëpritur refugjatët e anijes Diciotti, një vend i cili dërgon në mënyrë spektakolare infermieret e tij në Itali në mes të pandemisë, nje vend i cili mirëpret refugjatët afganë pas marrjes së pushtetit nga talebanët, duke u trumpetuar si një model solidariteti, një vend me një imazh të tillë duhet të jetë një destinacion popullor për të gjithë dhe një strehë e qëndrueshme për banorët e tij. Prandaj, nëse do të shihnim dhe dëgjonim shumicën e mediave, i bie që askush nuk duhet të emigrojë nga Shqipëria, në të vërtetë ajo duhet të jetë streha e sigurt për migrantët e kthyer dhe qytetarët evropianë.

E megjithatë, të dhënat tregojnë se, pavarësisht rënies së përgjithshme të hyrjeve në Itali, flukset migratore nga Shqipëria kanë vazhduar rrugën e tyre. Realisht, nëse do të kishim parasysh shtetësitë e fituara, rreth 230 mijë sipas vlerësimit tonë, numri i shqiptarëve në Itali do të vinte në rritje, pa përmendur parregullsitë, pra shtetasit pa leje qëndrimi, të cilat janë të shumtë, edhe pse ata janë të të padukshëm për statistikat.

Të dhënat u konfirmuan edhe nga Instituti Shqiptar i Statistikave, sipas të cilit popullsia në 1 janar 2021 shënoi një rënie prej 0,6%, krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2020 në Shqipëri, edhe pse në rënie, numri i emigrantëve ka tejkaluar numrin e imigrantëve, me një bilanc neto migracioni me shenjë negative (-16,684 banorë). Shqipëria po përballet me reduktimin e popullsisë (rritje të vdekshmërisë dhe rënie të lindshmërisë) dhe me një popullsi në plakje. Aktualisht, të rinjtë kërkojnë të migrojnë – kryesisht në vende si Gjermania, Britania e Madhe, SHBA dhe Franca – për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Nga pikëpamja e pranisë së diasporës së re shqiptare, Italia ka vetëm pak vite që është në vendin e parë (më parë Greqia ishte në vendin e parë). Emigracioni i shqiptarëve në Itali, i cili nisi me anije në fillim të viteve 1990, sapo ka mbushur të tridhjetat, ndaj mund të konsiderohet si një prani historike si dhe një nga komunitetet më të integruara në strukturën social-ekonomike. Megjithatë, dinamizmi i flukseve migratore dhe përbërja e tyre vazhdon të nxjerrë në pah aspekte shumë interesante edhe në kohën e pandemisë.

Shkrim i botuar në Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 