Të dielën më 14 nëntor, qytetarët e 21 komunave i’u drejtuan për herë të dytë kutive të votimit ku zgjodhën kryetarët e ardhshëm të këtyre komunave, pasi që të njëjtit në raundin e parë të zgjedhjeve lokale nuk arritën të merrnin numrin e duhur të votave.
“Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor”, tha Elezi.
Ai bëri të ditur se janë 2 mijë e 379 fletëvotime që janë aprovuar nga KQZ e të cilat do të numërohen.
“Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë komunave të ndryshme”, ka thënë Elezi.
Ai ka shtuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojnë edhe me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Më poshtë ua sjellim numrin e fletëvotimeve nga diaspora për komuna të aprovuara nga KQZ .
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.