Disa arsye pse unë jam kundra ndërtimit të HEC Skavica

E hënë, 20 Maj, 2024

Gjatë viteve të fundit, rezistenca e komunitetit dibran ndaj ndërtimit të digës së madhe të Skavicës, është intensifikuar dhe është bërë gjithnjë e më e koordinuar. Në disa rajone, si në Fushe-Alie, Luzni, Kastriot, etj, rezistenca lokale është bërë më e organizuar dhe më efektive. Në fakt forcimi i lidhjeve ndërlokale kontribuon në shpërndarjen e informacionit dhe burimeve njerëzore dhe materiale për të mbrojtur të drejtat e popullit dibran, me të drejta të plota indigjene (vendase).

Sot dua të shprehem si bashkëatdhetare, e lindur dhe rritur në fshatin Fushe-Alie, vendlindja ime e cila rrezikohet te mbulohet me ujë nga hidrocentrali i Skavicës. Bashkë me të zhduken varret e të parëve tanë, kultura, historia dibrane dhe kombëtare, dinjiteti, tradita, dhe e drejta humane për të pasur tokën dhe shtëpinë të vetmet pasuri që ne trashëgojmë nga vendi amë. Sot unë i bashkohem motos “Po Dibra, Jo Skavica” e cila është kundër ndërtimit të HEC Skavica, dhe që do të jetë hidrocentrali më i madh jo vetëm në Shqipëri po një nga hidrocentralet me të mëdha në Evrope. Ndërkohë që Amerika ka ndaluar me ligj ndërtimin e hidrocentraleve të mëdha siç është ai i Skavicës, dhe shteti federal merret vetëm me mirëmbajtjen e hidrocentraleve ekzistuese, Evropa kërkon të shfrytëzojë një vend të vogël si Shqipëria të përmbysë sipërfaqe të mëdha me ujë. Cilat janë arsyet e ndërtimit të një hidrocentrali të madh në Shqipëri?! Dhe a është kjo e vetmja rrugë për të siguruar energji elektrike në vend?

Energjia hidroelektrike ka qenë një burim i zhvillimit në shumë vende evropiane dhe ende përfaqëson një pjese të madhe të pjesës energjetike të rajonit. Po a është kjo alternativa më e mirë për shqiptarët dhe aq më tepër për popullin Dibran? Në përgjigje të vendimit të fundit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar digën më të madhe në vend në rajonin e Dibrës, e njohur si diga e Skavicës po parashtroj opinionet e mia …

Sot ekzistojnë alternativa më të mira sesa ndërtimi i hidrocentralit të madh të Skavicës dhe duhet të merren parasysh qysh në planifikimin e projektit. Përpara se të zgjedhë një burim alternativ energjie, qeveria shqiptare duhet të hartojë një plan strategjik që analizon nevojat për energji dhe mënyrën më të mirë për t’i arritur ato. Në këtë analizë, duhet të merren parasysh të gjitha opsionet. Është shqetësuese që kjo nuk ndodh tashmë. Për shembull, në rastin e Digës së Skavicës që mendohet të jetë më e madhja në Shqipëri dhe e shoqëruar me dëmtime serioze sociale dhe mjedisore – qeveria shqiptare ka vendosur të mos kryejë një vlerësim paraprak të alternativave. Edhe pse ligjet mjedisore ekzistojnë, dhe vlerësimi është rekomanduar nga ekspertë të shkencës, gjeologjisë, dhe mjedisit se ky hidrocentral ka më shumë efekte negative sesa përfitime, qeveria shqiptare nuk ka marrë parasysh asnjë nga këto rekomandime. Diskutime dhe analiza të mirëfillta janë një standard ndërkombëtar që institucionet e mëdha kombëtare duhet ta zbatojnë kur investojnë në projekte të këtij lloji. Sot, burimet e tjera të energjisë – që vijnë nga era dhe dielli – janë provuar të jenë ekonomikisht konkurruese, mund të ndërtohen më shpejt dhe nuk përkeqësojnë klimën ne vend. Sasia e energjisë elektrike e prodhuar nga era është rritur më shpejtësi vitet e fundit, kjo fal avancimit të teknologjisë e cila ka ndikuar në uljen e kostos së prodhimit të energjisë elektrike nga era.

Prandaj dhe prodhimi i energjisë nga era, është inkurajuar pasi rrit përfitimet tatimore shtetërore dhe federale për zhvillimin e energjisë së rinovueshme në vend. Shumë kompani private sot ofrojnë opsione të “çmimeve të gjelbra” që u jep mundësi klientëve për të blerë energjinë nga burime të rinovueshme siç është era. Turbinat me erë nuk ndikojnë në ndotjen e ajrit ose të ujit, sepse nuk digjet karburant për të prodhuar energji elektrike. Janë shqetësuese emetimet e greenhouse gases në atmosfere që vjen nga gjenerimi i lendeve djegëse fosile dhe rritja e emetimit te metanit si rrjedhojë e ndërtimit dhe ekzistencës së hidrocentraleve. Energjia diellore që ve në përdorim panelet solare (diellore), vjen nga qendra e diellit dhe çliron energji në formën e rrezeve diellore.

Sipas studimeve shkencore, më shume energji nga dielli bie në tokë në një orë sesa përdoret nga e gjithë bota në një vit. Teknologjia e përdorimit të solar panel (panelet diellore) konvertojnë (shndërrojnë) rrezet e diellit në energji të përdorshme për konsumatorët. Procesi i shndërrimit të dritës (fotoneve) në energji elektrike (tension) quhet efekti PV, teknologji e cila përdor fotone të dritës diellore për të goditur silikonin gjysmëpërçues për të prodhuar energji elektrike. Shumë kompani të energjisë elektrike përdorin PV teknologji për të rritur fuqinë e prodhimit të energjisë elektrike. Sistemet e PV konsiderohen si mënyra më e mirë për prodhimin e energjisë së rinovueshme për shkak të disponueshmërisë së bollshme për një kohë të gjatë të energjisë diellore falas (si lëndë e parë) në sipërfaqen e tokës. Inovacionet në fushën e teknologjisë, po përqendrohen në mënyrë aktive për materialet që kanë një efikasitet të lartë në prodhimin dhe ruajtjen e energjisë,

Promovimi i politikave të sistemit PV (panel diellor) nga qeveria shqiptare, do të inkurajonin zhvillimin e tregjeve të PV me potencial të lartë. Energjia gjeotermale, e baticës dhe e valës janë alternativa, potencialin e të cilave as që e kemi parë. Promovimi i digave të mëdha vetëm vonon miratimin e zgjidhjeve të vërteta të energjisë së pastër për të cilat Shqipëria dhe planeti kanë nevojë në mënyre urgjente.

Shqipëria ka sasinë më të madhe dhe burimet më të larmishme të energjisë së rinovueshme në Evropë. Burimet e rinovueshme të rajonit mund të sigurojnë pothuajse shtatë herë kapacitetin e instaluar në Evropë, duke përjashtuar energjinë hidroelektrike. Prandaj, megjithëse rajoni i Dibrës ka ende një potencial të madh për hidrocentrale të pashfrytëzuara, është e nevojshme të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës i situatës, duke marrë parasysh kostot dhe përtimet në krahasim me opsionet e tjera të energjisë. Qeveria duhet të ulet në një tryezë të rrumbullakët me të gjithë stakeholders (paleve të interesuara) dhe dibranët, identiteti, historia, kultura dhe shtëpitë e trojet e të cilëve rrezikohen të zhduken përgjithmonë. Të gjitha palët e interesuara duhet të vendosin nëse ia vlen të vazhdohet të investohet në hidrocentrale, apo nëse është më mirë të zgjedhësh lloje të tjera të energjisë – duke shmangur kështu ndikimet sociale, mjedisore dhe financiare që vijnë nga digat e mëdha.

Digat e mëdha që shkaktojnë dëme sociale dhe mjedisore nuk janë fitimprurëse. Digat hidroelektrike në shkallë të gjerë kanë pasur – gjatë gjithë historisë së tyre – ndikime negative në grupet e popullsisë vendase, burimet natyrore dhe ekosisteme të tëra duke çuar më tej rezistencën dhe protestën kundër tyre. Debati mbi digat e mëdha ndërlikohet më tej në vendet si Shqipëria ku digat e mëdha kërkohen të përdoren si simbole të fuqishme të krenarisë nacionaliste dhe nderohen si dëshmi e përparimit të një kombi, apo përkushtimit ndaj modernizimit.

Për mua digat e mëdha janë struktura betoni dhe shkëmbore që prodhojnë energji elektrike duke ruajtur ujin, rrezikojnë fqinjët me përmbytje dhe zhvendosin apo zhdukin komunitetet apo vendbanuesit. Megjithëse qeveria e sheh ndërtimin e digës së madhe të Skavicës si monument të përparimit, unë e shoh si monument të korrupsionit politik kombëtar e ndërkombëtar dhe të pabarazisë sociale. Është demonstruar në mënyrë të përsëritur se ndikimet sociale dhe mjedisore të hidrocentraleve janë më të mëdha se sa u menduan fillimisht. Përveç zhvendosjes së detyruar të popullsisë dhe kriminalizimit të atyre që i kundërshtojnë, digat e mëdha përmbytin tokat, zvogëlojnë rrjedhat e lumenjve dhe ndryshojnë ekosistemet e rajoneve fqinje, duke shkatërruar habitatet dhe duke kontribuar në zhdukjen e specieve. E gjithë kjo ndikon në jetën ekonomike, sociale, klimatike dhe mjedisit te komunitetit të Dibrës dhe të komuniteteve përreth, duke kufizuar aftësinë e tyre për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike, që vijnë si rrjedhoje e hidrocentralit të ndërtuar përbri. Në aspektin ekonomik kostot aktuale të ndërtimit të digave të mëdha janë shumë të lartë për të dhënë një përfitim pozitiv. Buxhetet dhe afatet kohore të projekteve të mëdha të digave janë vazhdimisht të nënvlerësuara ose kanë një kosto të fshehur që nuk dihet. Mirëmbajta e digave të mëdha po ashtu kërkon një investim tresh në krahasim me koston që e ndërton. Duke pranuar se kostot janë shumë më të mëdha se përfitimet, shumë vende evropiane kanë zgjedhur ti çmontojnë diga të mëdha. Kompanitë private i kanë hequr tërësisht projektet hidroelektrike sepse nuk janë as ekonomikisht të qëndrueshme dhe as fitimprurëse. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një politike për të refuzuar çdo hua, donacion, strategji ose politikë që mbështet ndërtimin e digave të mëdha. Shteti federal merret vetëm me mirëmbajtjen e digave ekzistuese Digat e mëdha kontribuojnë në ndryshimet klimatike. Ndryshimet klimatike duhet të merren parasysh kur diskutohet rëndësia e hidrocentralit. Rezervuarët gjenerojnë sasi të konsiderueshme (1.3% nga njerëzimi) greenhouse gases veçanërisht metanin, i cili është 30 herë më efektiv në kapjen e nxehtësisë sesa dioksidi i karbonit. Po kështu, ndërtimi i digave rrezikon shtime të vlefshme të sasisë së karbonit. Për këtë arsye, duhet të bëhet një analizë e duhur e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe metanit përpara se të zgjidhet një projekt dige-një proces që zakonisht nuk ndodh. Një aspekt tjetër për t’u marrë parasysh është që ndërtimi i digave të mëdha kontribuon në ndryshime klimatike të pakthyera. Reshjet ekstreme rritin sedimentimin, i cili mund të shkaktojë probleme strukturore dhe të zvogëlojë jetëgjatësinë e digës. Thatësirat, tani gjithnjë e më të shpeshta, mund t’i bëjnë digat joefikase.

Akoma më serioze është kërcënimi i digave të mëdha në rastet e motit ekstrem. Ne duhet të rimendojmë se si do të trajtohen evakuimet masive kur shirat e dendur kërcënojnë një shembje dige dhe përmbytje të pashmangshme. Keqmenaxhimi i digave të mëdha si diga e Skavicës, mund të shkaktojë përmbytje të paprecedentë. Për këtë arsye, ndërtimi i një dige të madhe si diga e Skavicës në Dibër, rrit rrezikun e tejmbushjes, shembjes së digës dhe ky aludim duhet njohur si një problem serioz. Me kalimin e kohës, diga e madhe si Skavica do të fillojë të përkeqësohet dhe do të kërkojë investime të mëdha për të mbrojtur komunitetet që jetojnë në rrjedhën e poshtme. Shqiptarët e Amerikës me këtë peticion u bëjnë thirrje institucioneve financiare në Shqipëri të mbështesin ndryshimin që ne si qark i Dibrës kemi nevojë. Ne u bëjmë thirrje atyre të ndalojnë investimin në diga të mëdha, të cilat janë demonstruar herë pas here se janë të rrezikshme për mjedisin dhe komunitetet lokale, të kushtueshme për vendet dhe të papërshtatshme për klimën tonë që ndryshon me shpejtësi, si dhe një vend i paqëndrueshëm nga ana e tërmeteve sizmike. Është koha për një plan më të mirë energjie. Dhe është koha për të investuar në energjinë e rinovueshme jokonvencionale bazuar në vlerësime të plota, të pavarura dhe me cilësi të lartë të ndikimit social dhe mjedisor, planifikimi dhe zbatimi i të cilave kërkon edhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Nga Ferzileta Gjika Vladi  – Asiste Adjunct Assistant Professor at City University of New York

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 